Të gjithë e kritikojnë, Zuckerberg: "Nuk kam plan të tërhiqem."

Të gjithë e kritikojnë, Zuckerberg: “Nuk kam plan të tërhiqem.”


 

Shefi ekzekutiv i Facebook tha të martën se ai nuk ka në plan të japë dorëheqjen pas një viti shumë të vështirë në platformën e tij sociale.

Megjithë presionin në rritje të investitorëve për të dhënë dorëheqjen si kryetari i Facebook-ut, pasi platforma po përballet me një shqyrtim intensiv në skandalet e të dhënave, Mark Zuckerberg ka thënë se nuk ka plane të largohet.

“Nuk është ky plani,” thotë Zuckerberg për CNN kur pyetet nëse mendon të lërë postin e tij drejtues.

Lexoni: Mark Zuckerberg detyron stafin e Facebook të përdorë vetëm Android, pas një përplasje me Tim Cook

Pak ditë më parë, COO Sheryl Sandberg tha se kompania “ka injoruar shenjat paralajmëruese” të skandalit të Cambridge Analytica dhe është angazhuar në një konsultim politik dhe me një firmë PR në pronësi republikane për të hedhur baltë mbi konkurrentët.

Ai e mbron Sandberg, pavarësisht kritikave të saj për krizat e fundit në gjigandin e medias sociale.

“Sheryl është një pjesë shumë e rëndësishme për kompaninë dhe po drejton në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarsisht problemeve me të cilat në vazhdojmë të përballemi,” thotë z.Zuckerberg.

Facebook ka kaluar nga një rrëmujë në një tjetër, gjatë këtij viti, pasi u përballë me rënien e vazhdueshme nga përdorimi i platformës nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, skandali i Cambridge Analytica në të cilin të dhënat e përdoruesve u shfrytëzuan në një përpjekje për të ndihmuar z. Donald Trump dhe një shkelje të madhe të sigurisë që përfshin miliona llogari.

Lexoni: Arrestimi i Carlos Ghosn tregon se edhe vizionarët kanë nevojë për mbikëqyrje

“Unë e drejtoj kompaninë. Unë jam përgjegjës për gjithçka që ndodh këtu. Unë nuk mendoj se kjo pikë ka të bëjë me një firmë specifike të PR; është për mënyrën se si veprojmë “, tha Mark Zuckerberg gjatë intervistës.

“Shumë kritika rreth çështjeve më të mëdha kanë qenë të drejta, por mendoj se nëse do të jemi realë, ekziston edhe një pamje më e madhe, që është se ne kemi një këndvështrim tjetër botëror krahasuar me disa nga njerëzit që na mbulojnë “, tha ai.

Vetëm i zoti e di ku i pikon çatia, thotë një shprehje popullore, ndaj Zuckerberg ka vendosur të qëndrojë pavarsisht sulmeve nga të gjitha anët.

/TheStraitsTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0