Të fillosh punën para orës 10 është e ngjashme me torturën, sipas shkencëtarëve - Business Magazine Albania

Të fillosh punën para orës 10 është e ngjashme me torturën, sipas shkencëtarëve


Sipas Dr. Paul Kelley, një studiues në Universitetin e Oxford, fakti që duhet të zgjoheni dhe të shkoni në punë para orës 10 të mëngjesit është një nga format më të zakonshme të torturës.

Ritmi Circadian, ose ora e brendshme e trupit tonë, përfaqëson orën biologjike që dikton mënyrën se si funksionon trupi ynë dhe ky cikël gjenetikisht i programuar paraprakisht rregullon perceptimin tonë të kohës, funksionit të trurit, niveleve të energjisë dhe prodhimit të hormoneve.

Lexoni: Këto janë gjërat që ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë

Prandaj, zgjimi dhe puna para orës 10, torturon trupin tonë dhe ndikon negativisht në ekuilibrin natyral.

Kelley shpjegon:

“Ne nuk mund të ndryshojmë ritmin tonë 24-orësh. Nuk mund të sforcohemi që të ngrihemi në një kohë të caktuar, pasi mëlçia dhe zemra jonë kanë modele të ndryshme funksionimi dhe në këtë mënyrë ne jemi duke u kërkuar atyre të ndryshojnë me dy ose tre orë.”

Në fillim të shekullit të 20-të, kur u prezantua dita e punës 8-orëshe, së bashku me modelin 24/7, askush nuk e konsideronte orën e trupit biologjik të njeriut.

Si rezultat, Dr. Paul Kelley pretendon:

“Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme në sistemin e organizmit tonë, sepse po prekim sistemet fizike, emocionale dhe të performancës në trup”.

Ai shton:

“Stafi juaj duhet të fillojë punën në orën 10:00. Ata zakonisht janë të privuar nga gjumi. Ne kemi një shoqëri të privuar nga gjumi. Kjo është një çështje ndërkombëtare. Të gjithë po e vuajnë”.

Lexoni: Shkenca ju tregon, sa orë gjumë ju nevojitet sipas moshës

Sipas The Telegraph,

“Vetëm një javë me më pak se gjashtë orë gjumë çdo natë të çon në 711 ndryshime në funksionimin e gjeneve”.

Ai beson se efektet e punës do të përmirësohen në mënyrë drastike nëse ne bëjmë ndryshime të thjeshta në kohën që fillojmë dhe përfundojmë punën.

Sipas Live Love Fruit:

Dr. Kelley dhe neuroshkencëtarë të tjerë kanë theksuar rëndësinë e kuptimit të funksionalitetit të trupit në mosha të ndryshme, veçanërisht kur është fjala për cikle gjumi.

Ata thonë se privimi i gjumit fillon në adoleshencë, sepse adoleshentët janë të predispozuar biologjikisht të shkojnë për të fjetur rreth mesnatës. Nga ana tjetër, truri i tyre nuk është vërtetë i zgjuar deri në orën 10 të mëngjesit. Dhe kur orët e shkollës ndjekin orarin e rreptë të mëngjesit, adoleshentët humbasin mesatarisht 10 orë gjumë në javë.

Kjo, e kombinuar me faktin se adoleshentët priren të qëndrojnë zgjuar më gjatë në netët gjatë fundjavave, ata e kanë të vështirë të ripërtërijnë vazhdimisht ciklin e të shkuarit herët për të fjetur dhe e të ngriturit herët që është strukturuar për një grupmoshë më të vjetër.”

Lexoni: Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm për një gjumë të shëndetshëm?

Një shkollë britanike testoi teorinë e Dr.Kelley se shkollat ​​duhet të fillojnë mësim nga ora 8.30 deri në orën 10.00 dhe pas disa kohësh, u vu re se notat e studentëve, pjesëmarrja e tyre dhe aktiviteti i përgjithshëm u rritën ndjeshëm.

Prandaj, nëse vendosim të përshtasim ndryshime të tilla në të gjithë sektorët e shoqërisë moderne, njerëzit padyshim do të bëhen më produktivë, më të lumtur, më të shëndetshëm, plot energji dhe gëzim, në vend që të jenë përgjumësh, të lodhur, të stresuar dhe të krijojnë varësi nga kafja.

burimi: healthyfoodhouse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0