Këto janë gjërat që ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë

Këto janë gjërat që ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë


Një mendje dhe një trup i shëndosh në një gjumë të thellë e të mirë.

Të bësh një gjumë të mirë do të thotë më shumë se të flesh në orarin e duhur. Çdo gjë që ju bëni ditën reflektohet në cilësinë e gjumit që bëni gjatë natës.

Për t’ju ndihmuar ne kemi renditur disa sjellje të zakonshme që mund të dëmtojnë gjumin, karburantin më të mirë për trurin tuaj.

1. Mos përdorni asnjë paisje dixhitale

Një numër i madh i hulumtimeve tregojnw se drita blu dhe e bardhë të emetuara nga ekranet dixhitale pengojnë trurin tuaj të çlirojë hormonin e melatoninës, i cili njofton trupin tuaj kur është koha për të fjetur gjumë.

Merrni shembull nga Arianna Huffington, bashkëthemeluese dhe redaktore e The Huffington Post, e cili nuk mban asnjë paisje teknologjike në dhomën e gjumi dhe lexon një libër të kopjuar para se të flerë.

Lexoni: Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm për një gjumë të shëndetshëm?

2. Mos merrni pilula gjumi (vetëm nëse vuani nga pagjumësia).

Sipas shkencëtarit të gjumit në Harvard, Patrick Fuller, edhe nëse keni probleme me gjumin, ndoshta nuk keni pagjumësi, dhe pilulat e gjumit nuk do t’ju bëjnë mirë.

Këto medikamente zakonisht shoqërohen me shumë efekte anësore, nga dhimbja e muskujve në humbjen e kujtesës. Gjithashtu, Fuller tha se ato mund të jenë vartëse dhe problemet tuaja të gjumit mund të përkeqësohen pasi të keni marrë pilulat.

3. Mos konsumoni alkool.

Për ata që kanë një raport të ngushtë me alkolin, e dinë se pas disa gotave me verë ajo që vjen më pas është gjumi.
Por kërkimet sugjerojnë se kjo mund ta bëjë më të vështirë të qëndroni në gjumë. Ndërkohë që trupi juaj fillon të tresë alkoolin gjatë gjysmës së dytë të natës, ju mund të filloni të keni shqetësime.

4. Mos punoni në krevat (dhe në asnjë vend tjetër brenda dhomës së gjumit).

Ekspertët këshillojnë ta ruani dhomën e gjumit vetëm për të fjetur. Në të kundërt, dhoma e gjumit nuk do t’ju ofroj rehatinë duhur, dhe do ta keni më të vështirë për të rënë në gjumë.

5. Mos konsumoni kafeinë pas orës 17:00.

Një studim i bërë ka treguar se konsumi i 400 mg kafeinë (sasia e kafeinës në një filxhan kartoni) edhe gjashtë orë para orarit të gjumit ju pengon të flini.

Studiuesit sugjerojnë që njerëzit të limitojnë konsumin e kafeinës pas orës 17:00 dhe më vonë.

6. Mos konsumoni ushqime me yndyrë

Kërkimet e ndryshme tregojnë se ushqimi i konsumuar para gjumit mund të dëmtojë sasinë dhe cilësinë e gjumit, sidomos për femrat.

Në veçanti, ushqimet me yndyrë të lartë të konsumuara para orarit të gjumit reduktojnë kohën që njerëzit shpenzojnë në gjumin REM. (REM- faza kryesore e gjumit)

Nëse jeni të uritur natën vonë, ekspertët rekomandojnë të hani drithëra të shoqëruara me proteina, si gjalpi natyral i kikirikut në një fetë buke të bardhë gruri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0