Kevin Sekniqi i renditur nga revista “Forbes” 30 under 30, në podcast me kryeministrin Rama - Business Magazine Albania

Kevin Sekniqi i renditur nga revista “Forbes” 30 under 30, në podcast me kryeministrin Rama

Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i ri shqiptar, i renditur nga “Forbes” në listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç, ndau përvojën e tij në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Sekniqi, nga Shkodra jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  vlerësoi zhvillimin që ka pësuar Tirana si një kryeqytet europian. Ai theksoi mundësinë e bashkëpunimeve në fushën e start up-eve dhe sipërmarrjeve inovatore.

Ai theksoi se, “Tirana është zhvilluar shumë s’ma merrte mendja. Unë jam duke punuar për të gjetur një vend një apartament këtu me jetu. Kam qejf t’i zhvilloj marrëdhëniet më shumë. Grupi i personave që kanë qejf të krijojnë biznese sipërmarrëse, nuk e di sa do të jenë ata që kanë këtë talent, por jam optimisht dhe dua të krijon këtë marrëdhënie më shumë. Dua që pas 10 vitesh ta dijë dhe bota që Shqipëria ka një sektor start up-esh shumë të mirë, sepse tani nuk e dinë as ku është në hartë”.

Kryeministri Edi Rama, tha se po punohet për dy projekte të ngjashme me Piramidën si qendër teknologjike, në Vlorë dhe Shkodër, duke e ftuar Sekniqin të kontribuojë në këtë drejtim.

Lidhur me renditjen në Forbes Sekniqi u shpreh se nuk e kishte pritur,

Sipas tij, “Më bënë një intervistë, iu përgjigja disa pyetjeve, më vonë mora vesh që ishte lista se as unë nuk dija gjë. Por është listë interesante”.

Kevin Sekniqi është bashkëthemeluesi i Ava Labs. Ai ka rol thelbësor në krijimin e Avalanche, me mbi tre milionë përdorues, si dhe në krijimin e AVAX, një kriptovalutë me vlerë tregu rreth 4 miliardë dollarë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0