Të dhënat e INSTAT për punën që bëjnë shqiptarët

Të diplomuar por jashtë profesionit, të dhënat e INSTAT për punën që bëjnë shqiptarët


Mbarimi i një fakulteti në fushën e ekonomisë, juridikut apo një dege tjetër të preferuar dhe mosgjetja e një pune në profesion po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për rininë shqiptare, që po gjen si të vetmen alternativë punësimin në call center.

Kjo dukuri është kontatuar dhe nga INSTAT, sipas të cilit në vitin 2014, norma e mospërputhjes së kualifikimeve të popullsisë me universitet ishte 34.8%.

Sipas raportit të fundit të INSTAT, në shumë raste, punonjësit nuk përputhen me punën që bëjnë. Disa janë të mbi-kualifikuar, ata janë në gjendje të kryejnë detyra më komplekse dhe kualifikimet e tyre nuk përdoren mjaftueshëm- ndërsa të tjerët, janë jo mjaft të kualifikuar për punën e tyre aktuale, u mungon kualifikimi që nevojitet.

Kjo situatë gjeneron më shumë rotacion të punëmarrësve dhe kjo mund të ndikojë në rendimentin e kompanisë.

Në bazë të raportit, është llogaritur një “masë normative” e mospërputhjes së kualifikimeve dhe i cakton kualifikimet e kërkuara arsimore grupeve specifike të profesioneve.

Mospërputhje ndodh kur një person ka kualifikim më të lartë ose më të ulët sesa niveli që kërkohet në punën e personit. Të rinjtë e punësuar me arsim dytësor punojnë në një punë që përshtatet me nivelin e tyre arsimor: vetëm 4.5 përqind punojnë në punë që kërkon më pak ose më shumë se arsimin e mesëm. Nga ana tjetër, norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj në arsim e lartë ka qenë shumë e lartë – 33.5 përqind në vitin 2011 (bazuar në censusin e fundit) dhe është rritur në 34.8% në 2014-n.

Meqë ky është grupi me arsimin më të lartë, mospërputhja nënkupton që personat janë të mbi-kualifikuar për punën e tyre. Këto norma të larta mospërputhjeje janë tregues ose i tregjeve të punës me papunësi të lartë ose përputhje e keqe ndërmjet atyre që dalin nga sistemi arsimor dhe kërkesës së tregut të punës ose kombinim i të dyjave. Të dhënat e Anketës së Forcave të Punës ( AFP) 2014 tregojnë rritje në nivelin e mospërputhjes së kualifikimeve, e cila është tendencë në përputhje me vende të tjera në Europë gjatë krizës ekonomike (bazuar në raportin e ILO 2014).

/Syri.net/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0