AI do të dyfishojë kërkesën për energji deri në vitin 2030. Koha për të kthyer centralet bërthamore? - Business Magazine Albania

AI do të dyfishojë kërkesën për energji deri në vitin 2030. Koha për të kthyer centralet bërthamore?

Zhvillimi dhe përhapja e inteligjencës artificiale është përshpejtuar në vitet e fundit, duke ngritur pyetjen se çfarë do të nënkuptojë përdorimi masiv i kësaj teknologjie për sektorin e energjisë. Nuk ka AI pa energji, konkretisht elektricitet për qendrat e të dhënave. Në të njëjtën kohë, AI mund të transformojë mënyrën se si operon industria e energjisë nëse adoptohet në shkallë të gjerë. Megjithatë, deri tani, për politikanët dhe palët e tjera të interesuara shpesh kanë munguar mjetet për të analizuar të dyja anët e këtij problemi për shkak të mungesës së të dhënave gjithëpërfshirëse.

Një raport i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) nënvizon se përdorimi i AI është rritur shumë, duke e bërë atë një teknologji të rëndësishme për shumë industri, përfshirë prodhimin, transportin dhe mjekësinë. Investimet në qendrat e të dhënave janë rritur ndjeshëm që nga viti 2022, duke shkaktuar shqetësime për rritjen e kërkesës për energji elektrike. Pritet që konsumi i energjisë nga këto qendra të dyfishohet deri në vitin 2030. Ndërkohë, burimet e rinovueshme dhe gazi natyror do të luajnë një rol kryesor në mbulimin e kësaj kërkese, por pritet që edhe energjia bërthamore të kontriubojë  gjithashtu.

Lexo edhe: Njerëzit dhe AI, si teknologjia mund të rrezikojë aftësitë njerëzore bazë?

Përparimi i AI ka ndikim të madh në sektore të ndryshëm, si industria e energjisë, ku mund të ndihmojë në optimizimin e proceseve dhe uljen e kostove. Megjithatë, ka pasiguri mbi mënyrën se si do të zhvillohet AI dhe se si mund të menaxhohet kërkesa e madhe për energji që sjell. Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis sektorit të energjisë dhe teknologjisë për të maksimizuar përfitimet dhe për të menaxhuar rreziqet.

Raportin e plotë e gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0