Mundësi karriere në Women on Boards Albania - Business Magazine Albania

Mundësi karriere në Women on Boards Albania

Pozicione të hapura pune në Women on Boards Albania (WOB-AL)

Qendra Women on Boards Albania (WOB-AL) është një organizatë që synon rritjen e gruas shqiptare ne drejtim dhe fuqizimin e rolit te saj pozitive në governancë të biznesit, brenda dhe jashtë Shqiperise. Në kuadër të misionit të saj, WOB-AL ofron mundësi të shkëlqyera për individë të përkushtuar dhe të apasionuar pas këtij qëllimi.

Aktualisht, po kërkohen profesionistë për tre role të rëndësishme në Bordin Drejtues të Qendrës:

1. Anëtar/e i/e Bordit Drejtues – Kryetar/e i Komitetit Financiar

Kryetari/ja i Komitetit Financiar është pjesë e Bordit Drejtues dhe luan një rol kyç në:

  • Hartimin e strategjisë financiare të organizatës;
  • Mbikëqyrjen e përdorimit të përgjegjshëm të burimeve financiare;
  • Mbështetjen e vendimmarrjes strategjike dhe iniciativave për mbledhjen e fondeve.
  • Identifikimin dhe ndjekjen e burimeve te ndryshme per ngritjen e fondeve te nevojshme per funksionimin e Qendres

Ky rol është i përshtatshëm për ata që kanë përvojë në financa dhe menaxhim fondesh te organizatave jo fitimprurese në perputhje me prioritetet strategjike të Qendrës.

2. Anëtar/e i/e Bordit Drejtues – Kryetar/e i Komitetit të Ngritjew së Fondeve

Në këtë rol, Kryetari/ja i Komitetit të Ngritjes së Fondeve:

  • Harton strategji për të siguruar mbështetje financiare të qëndrueshme për WOB-AL;
  • Bashkëpunon me donatorë, sponsorë dhe partnerë strategjikë;
  • Ndërton rrjete të rëndësishme dhe përfaqëson organizatën në ngjarje publike;
  • Identifikon dhe ndjek burimeve te ndryshme per ngritjen e fondeve te nevojshme per funksionimin e Qendrës

Ky pozicion kërkon aftësi të spikatura në ngritjen e fondeve te organizatave jo fitimprurese dhe ne ndertimin e relatave me donatoret sipas prioriteteve strategjike të Qendrës.

Lexo edhe:A duhet t’i themi mirupafshim zhvilluesve të web-it me prezantimin e Wegic?!

3. Anëtar/e i/e Bordit Drejtues – Kryetar/e i Komitetit (Këshillit) të Marketingut

Kryetari/ja i Komitetit të Marketingut luan një rol strategjik në:

  • Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të rritur ndikimin dhe dukshmërinë e WOB-AL;
  • Bashkëpunimin me partnerë dhe sponsorë për të mbështetur iniciativat e organizatës;
  • Ndërtimin e marrëdhënieve me palët e interesuara për promovimin e misionit tonë;
  • Identifikimin dhe ndjekjen e burimeve te ndryshme per ngritjen e fondeve te nevojshme per funksionimin e Qendres.

Ky është një rol i përshtatshëm për profesionistë me përvojë në PR & Marketing te organizatave jo fitimprurese dhe në fushat me prioritetet strategjik të Qendrës.

Jeni të interesuar të bëheni pjesë e ndryshimit?


Women on Boards Albania ju fton të kontribuoni në misionin e saj për një shoqëri më te perparuar dhe gjithëpërfshirëse. Bashkohuni me një ekip dinamik profesionistësh dhe ndihmoni në krijimin e një impakti të qëndrueshëm në  drejtimin e vete Qendres si edhe ne realizimin e misionit te saj. Pozicionet jane te mundshëm për t’u kryer në distancë. Te pakten nje mbledhje e Bordit dhe Komitetit perkates do te kryhet ne prezence fizike.

Për të aplikuar ose për më shumë informacion, dërgoni email në albana@vrioni.eu ose vizitoni faqen wobal.org/careers deri në datën 15 Janar 2025. 

wobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0