Tashmë me aplikacionin më të ri të Google prindërit mund të kontrollojnë sesi fëmijët përdorin telefonin - Business Magazine Albania

Tashmë me aplikacionin më të ri të Google prindërit mund të kontrollojnë sesi fëmijët përdorin telefonin


Ditët e sotme mund të bëni çfarë të doni me një smartphone.

Kjo është një gjë e mirë në përgjithësi, por ama ndryshon puna kur bëhet fjalë për fëmijët.

Teknologjia sot i ka ekspozuar fëmijët ndaj gjërave që nuk duhen.

Aplikacioni i ri në Android, Family Link po synon që ta zgjidhë këtë problem.

Ky aplikacion i lejon prindërit që të krijojnë një llogari Google për fëmijët e tyre dhe nga aty ata mund të monitorojnë se cilat aplikacione mund të përdorin dhe për sa kohë.

Ajo çfarë duhet të bëni është që fëmija të ketë një pajisje Android me sistemin Android 7.0 Nougat ose më shumë. Gjithashtu aplikacioni duhet të shkarkohet në pajisjen e tyre dhe të krijojnë një llogari për fëmijën e tyre.

Sapo të bëhet kjo, prindërit mund të përzgjedhin se cilat aplikacione nuk duhet të përdorë fëmija i tyre.

Prindërit mund të shikojnë ekzaktësisht sesa minuta shpenzon fëmija i tyre në çdo aplikacion, madje mund të marrin një raport të përjavshëm dhe mbi të gjitha mund të vendosin ata vetë se sa kohë i lejohet çdo fëmije që të përdorë telefonin.

Google shprehet sipas burimeve se ky aplikacion është për fëmijët nën 13 vjeç.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0