Studimi: Personaliteti që kombinon dy tipare delikate dhe të rrezikshme: arrogancë dhe injorancë - Business Magazine Albania

Studimi: Personaliteti që kombinon dy tipare delikate dhe të rrezikshme: arrogancë dhe injorancë

arrogancë dhe injorancë
~7 minuta lexim

Personaliteti injorant kombinon dy tipare delikate dhe të rrezikshme të arrogancës dhe injorancës. Është e vështirë që këtë profil personaliteti ta kërkosh në një material shkencor dhe nuk ka ndonjë studim që e ka hetuar atë, por duket se kohët e fundit kjo sjellje që ka ekzistuar gjithmonë është bërë më e dukshme.

Figura në shoqërinë tonë që janë plotësisht injorantë për një ose më shumë tema, por në fakt e konceptojnë veten si autentikë të së vërtetës absolute. Ata janë burra dhe gra arrogante, narcisiste të cilëve u mungon përulësia intelektuale. Në fakt, sado kurioze të duket, kjo cilësi është diçka që vetë Çarls Darvini e përcaktoi dhe e parashikoi se do të ndodhte.

Duhet të jemi të kujdesshëm me injorancën, tha ai, sepse është ajo që rrënjos në qenien njerëzore besimin se ata janë një burimi i njohurive të mëdha. Ai më tej pohoi se efektet e kësaj mund të jenë shkatërruese.

Një  studim i kryer në vitin 2020 zbuloi diçka interesante. Ai arriti në përfundimin se injoranca dhe arroganca lidhen me privilegjin. Me fjalë të tjera, njerëzit që mbajnë pozita të pushtetit shpesh shfaqin një personalitet të qartë injorant. Këto janë figura që, duke dominuar në një fushë (për shembull, duke qenë CEO në një kompani makinash), besojnë se janë ekspertë në të tjera, siç është mjekësia apo dhe fusha të tjera.

Kur paaftësia çon në vetëvlerësime të fryra

Më 19 prill 1995, McArthur Wheeler grabiti dy banka në Pittsburgh pa maskë. Kur ai dha deklaratën në polici, u duk i habitur. Në fakt, ai nuk mund të kuptonte se çfarë kishte shkuar keq. Ai ishte absolutisht i bindur se teknika e tij duhej të kishte funksionuar. Wheeler nuk ishte në dijeni të injorancës së tij. Për më tepër, ai kishte një vizion qartësisht të fryrë për veten. Në fakt, ai u bë objekt i një studimi nga psikologët socialë, David Dunning dhe Justin Kruger.

Këta ekspertë vëzhguan një paragjykim specifik që shfaqet shpesh. Njihet si epërsi iluzore dhe është jashtëzakonisht e zakonshme në personalitetin arrogant.  Ai rrjedh nga paaftësia e disa njerëzve për të njohur mungesën e kompetencës së tyre.

Siç shpjegon John Cleese, ylli dhe komediani i njohur i Monty Python’s Flying Circus, “Problemi me njerëzit si ky është se ata janë aq budallenj, sa nuk e kanë idenë se sa budallenj janë”.

Efekti Dunning-Kruger dhe personaliteti injorant

Është interesante të shihet se si efekti Dunning-Kruger përshkruan në mënyrë të përsosur kombinimin delikate të arrogancës dhe injorancës:

Ata janë njerëz me anosognosi të qartë të aftësive të tyre. Në fakt, sa më brilantë dhe më të besueshëm e konsiderojnë veten, aq më të paaftë dalin.

Ata gjithashtu kanë vetëdije të ulët për meta njohjen e tyre. Kjo do të thotë, që ata nuk janë në gjendje të reflektojnë mbi proceset e tyre të mendimit në mënyrë që të kuptojnë se ndonjëherë e kanë gabim. Rrjedhimisht, duke mos i njohur gabimet e tyre, ata nuk janë në gjendje të mësojnë gjëra të reja ose të riformulojnë qasjet e tyre.

Lexo: Dren Abazi, jo vetëm band, por edhe brand

Sa më i madh të jetë epërsia iluzore, aq më e madhe është injoranca. Kjo sugjeron se arroganca është problemi themelor. Njerëzit e shohin veten si posedues të mendjeve superiore. Në të vërtetë, ata nuk kanë absolutisht hapësirë për dyshime në mendjet e tyre, apo edhe të marrin në konsideratë ndonjë këndvështrim tjetër. Në fakt, ata besojnë se janë zotëruesit e së vërtetës absolute. Megjithatë, kjo arrogancë është ajo që i çon ata në paaftësinë e tyre të pandreqshme.

Rëndësia e zhvillimit të përulësisë intelektuale

Duhet të kujtojmë fjalët e Sokratit. Ai tha se e vetmja urtësi e vërtetë është të dish se nuk di asgjë. Në të vërtetë, ky është çelësi. Të kuptosh se dija do të thotë të jesh i hapur, të riformulosh vazhdimisht atë që mëson në mënyrë që të vazhdosh të ecësh përpara.

Megjithatë, personaliteti injorant pasqyron të kundërtën e përulësisë intelektuale, qasje që i lejon vetes të jetë fleksibël dhe i hapur ndaj ideve të reja.

Në ditët e sotme, më shumë se kurrë kemi nevojë për njerëz që nuk marrin pozita të larta në jetë. Burra dhe gra që lënë mënjanë arrogancën e tyre, që e dinë se shkenca është të mësosh, se jeta është provë dhe gabim.  Në fakt, vetëm zemrat dhe mendjet e përulura lehtësojnë zhvillimin e vërtetë të shoqërive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0