Mali i Zi kalon Shqipërinë në garën për në BE! - Business Magazine Albania

Mali i Zi kalon Shqipërinë në garën për në BE!

Brukseli është bërë sot pritësi i liderve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve respektivë të Ukrainës dhe Moldavisë në një samit historik me synimin për të avancuar kandidaturat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në një moment vendimtar për balancat gjeopolitike të kontinentit.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e përshkroi zgjerimin e BE-së si “investimin më të mirë për të ardhmen e rajonit”, duke theksuar se ai mbetet një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij, për të cilin është zotuar që nga dita 1.

Që nga dita e parë në këtë detyrë, e kam konsideruar zgjerimin si një nga prioritetet e mia themelore. Konteksti aktual gjeopolitik e bën këtë proces edhe më urgjent dhe të domosdoshëm për Bashkimin Evropian,” tha Costa gjatë fjalimit të tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së, organizuar nga Euronews.
Ai theksoi se “një Bashkim Evropian më i madh do të thotë një Evropë më e sigurt, më e fortë dhe më paqësore – si brenda kufijve të saj, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”. Sipas tij, zgjerimi është “investimi më i mençur që mund të bëhet sot për të ardhmen e përbashkët”.

Lexo edhe: Analiza/ Si po përmbushin vendet kandidate kërkesat teknologjike për anëtarësim në BE

Costa u shpreh optimist për ecurinë e disa vendeve të Ballkanit, duke përmendur posaçërisht Malin e Zi dhe Shqipërinë. “Besoj se Mali i Zi mund të bëhet vendi i 28-të i BE-së në vitin 2028,” tha ai, duke shtuar se “përparimi i këtij vendi është më i dukshmi, dhe objektivi për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026 është i arritshëm nëse vazhdojnë me ritmin aktual të reformave.”
Në të njëjtën kohë, Presidenti i Këshillit Evropian vlerësoi progresin e dukshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ky samit përkon me prezantimin nga Komisioni Evropian të paketës së zgjerimit për vitin 2025, një vlerësim vjetor i progresit të vendeve kandidate që do të përcaktojë tonin për vitin e ardhshëm.

Sa i takon Shqipërisë, ky raport vlerëson se vendi ka ruajtur përkushtimin politik ndaj integrimit në BE dhe ka avancuar negociatat në pesë nga gjashtë klasterët. Shqipëria ka bërë përparim në reformën e drejtësisë, me përfundimin e fazës së parë të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe me rritjen e efikasitetit të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, mbeten sfida serioze në pavarësinë e gjyqësorit, zbatimin e reformave administrative dhe garantimin e të drejtave themelore, përfshirë lirinë e medias dhe të pronës. Ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme të qëndrueshme rritjeje dhe ka përmirësuar stabilitetin fiskal, por përballet ende me boshllëqe strukturore, sidomos në tregun e punës dhe arsimin profesional. Komisioni kërkon përshpejtimin e reformave në drejtësi, administratë dhe sundimin e ligjit për të mbështetur procesin e anëtarësimit.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0