Si e dëmton tregtia e paligjshme shoqërinë shqiptare? - Business Magazine Albania

Si e dëmton tregtia e paligjshme shoqërinë shqiptare?

Tregtia e paligjshme, si në Europë ashtu edhe në mbarë botën, është një sfidë edhe për Shqipërinë, që prek çdo aspekt të shoqërisë, nga ekonomia te shëndeti publik. Ajo përfshin prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e mallrave që shmangin ligjet dhe rregulloret, duke përfshirë pajisje elektronike të falsifikuara, shërbime ose produkte/software online pa licencë, si dhe mallra të kontrabanduara.

Nga raportimet e medias dhe policisë, shqetësuese është tregtia e paligjshme e cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit, të cilat shpesh shiten jashtë kontrollit të autoriteteve, duke lënë konsumatorët pa asnjë garanci për origjinën, përbërësit apo sigurinë e tyre.

Sipas të dhënave nga ekspertët, Shqipëria humbet rreth 100 milionë euro çdo vit nga tregtia e paligjshme e cigareve. Përafërsisht 30% e konsumit të përgjithshëm të duhanit vjen nga tregu informal dhe disa studime e vlerësojnë këtë shifër edhe më të lartë, deri në 35–40%. Një raport nga organizata Development Solutions Associates (DSA) tregon se pothuajse tre në dhjetë cigare të pira në Shqipëri janë të paligjshme. Ndërkohë, të dhënat nga SPAK tregojnë se vetëm një rast kontrabande ka shkaktuar një dëm prej 366 miliardë lekësh (rreth 2.9 milionë euro), përveç rasteve të tjera me humbje të mëdha për shtetin. Këto shifra tregojnë qartë se tregtia e paligjshme dëmton ekonominë dhe rrezikon shëndetin publik.

Lexo edhe: Raiffeisen Bank sjell Apple Pay për mbajtësit e kartave Visa & Mastercard në Shqipëri, duke i shtuar direkt nga aplikacioni Raiffeisen ON

Edhe pse çmimet më të ulëta mund të duken tërheqëse, këto produkte të pa rregulluara mbartin kosto të fshehura serioze. Nga ana ekonomike, shteti humb të ardhura nga taksat që financojnë shërbimet thelbësore, si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura. Bizneset e ligjshme që respektojnë ligjet dhe rregulloret penalizohen, duke krijuar një treg të pabarabartë që dobëson ekonominë formale. Përveç ndikimit financiar, ka edhe rreziqe serioze për shëndetin. Produktet me origjinë të panjohur mund të përmbajnë kimikate të rrezikshme ose materiale të pasigurta, duke ekspozuar konsumatorët ndaj kërcënimeve të paparashikueshme. Për më tepër, rrjetet që marrin pjesë në tregtinë e paligjshme shpesh lidhen me aktivitete të tjera kriminale, përfshirë kontrabandën dhe korrupsionin, duke dobësuar besimin tek institucionet dhe strukturat shoqërore.

Konsumatorët luajnë një rol të rëndësishëm në përballimin e këtyre sfidave. Duke zgjedhur kompani apo tregtarë të licencuar dhe platforma online të verifikuara, duke kontrolluar vërtetësinë e produkteve dhe duke qenë të kujdesshëm ndaj çmimeve jashtëzakonisht të ulëta, individët mund të reduktojnë ekspozimin ndaj mallrave të pasigurta dhe të ndihmojnë në frenimin e tregut të paligjshëm. Raportimi i produkteve të dyshimta forcon gjithashtu përpjekjet e zbatimit të ligjit dhe kontribuon në mbrojtjen e shëndetit publik.

Tregtia e paligjshme është më shumë se një çështje kursimi parash, ajo sinjalizon probleme më të thella ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Në rastin e cigareve dhe produkteve alternative duhanit, pasojat I prekin të gjithë: shteti humb të ardhura, konsumatorët rrezikojnë shëndetin e tyre dhe rrjetet kriminale fitojnë ndikim. Marrja e vendimeve të informuara në blerje dhe mbështetja e bizneseve të rregulluara nuk është vetëm çështje e sigurisë personale, por edhe një hap drejt mbrojtjes së shoqërisë shqiptare në tërësi.

TP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0