Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës

Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Robotikës

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë përfaqësuar Shqipërinë në “FIRST Global Challenge”, të njohur ndryshe si Lojërat Olimpike të Robotikës, që këtë vit u zhvilluan në Panama City, nga 29 tetori deri më 1 nëntor, me pjesëmarrjen e mbi 190 vendeve nga e gjithë bota.

Kryeministri Rama ndau foto të të rinjve që përfaqësuan vendin tonë në këtë aktivitet. “Të rinjtë që na bëjnë krenarë. Pasioni për Robotikën ka bërë bashkë këta të rinj që perfaqësojnë Shqipërinë në “FIRST Global Challenge” – Lojërat Olimpike të Robotikës, ku marrin pjesë mbi 190 vende nga e gjithë bota duke krijuar robotë që ndihmojnë në mbrojtjen e ekosistemeve dhe rikthimin e ekuilibrit mjedisor, një mision që lidhet drejtpërdrejt me rrugën e zhvillimit të gjelbër dhe inovativ”, u shpreh Rama. Ekipi kombëtar shqiptar i robotikës përfshinte nxënës të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të vendit, të bashkuar nga dëshira për të sjellë ide inovative dhe për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në skenën ndërkombëtare. Ata udhëhiqen nga mentorët Eda Peshku dhe Juljan Grori, të cilët kanë mbështetur përgatitjen e tyre gjatë gjithë procesit.

Lexo edhe:Dua Lipa, vajza më e pasur nën 30 vjeç e Mbretërisë së Bashkuar

Në përbërje të ekipit janë Anabel, Amber, Braiden, Chloe, Davior, David, Emma, Etien, Enia, Elio, Heldi, Isabel, Jona, Kaltri, Lidia, Martin, Noel, Robert dhe Vanesa, të rinj me energji dhe pasion për teknologjinë, që dëshmojnë potencialin e brezit të ardhshëm inovator shqiptar. “Pjesëmarrja në këtë garë globale është një mundësi unike për të shkëmbyer ide, për të ndarë kulturën shqiptare dhe për të forcuar rolin e rinisë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të vendit”, shprehen këta të rinj. Ky kompeticion ndërkombëtar ka për qëllim të frymëzojë të rinjtë në mbarë botën të ndjekin fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), duke i inkurajuar të bëhen liderët dhe inovatorët që do të zgjidhin sfidat më të mëdha të planetit. Në këtë edicion, pjesëmarrësit u bënë pjesë e një komuniteti global që bashkon kultura, ide dhe eksperienca të ndryshme, duke dëshmuar se teknologjia mund të bashkojë.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0