Studimi Gati 70% e njerëzve punojnë edhe kur janë me pushime - Business Magazine Albania

Studimi Gati 70% e njerëzve punojnë edhe kur janë me pushime

Sipas një studimi global nga Skynova, mesatarisht, amerikanët marrin 14 ditë pushimi në vit, ndërsa europianët marrin 24 ditë pushimi në vit. Përveç kësaj, 91% e amerikanëve raportojnë se ngarkesa e tyre në punë i pengon për të marrë kohën e nevojshme për të pushuar. Ngarkesa në vendin e punës pengon gjithashtu edhe punonjësit në Europë për të marrë pushimet e tyre, konkretisht: 88% të punonjësve gjermanë, 87% të punonjësve në Spanjë dhe 81% të punonjësve në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Nevoja për t’u shkëputur nga puna

Lidhja e vazhdueshme me punën edhe gjatë pushimeve nuk po u bën ndonjë të mirë njerëzve. Në fakt, mosshkëputja mund të shkaktojë probleme për mirëqenien dhe efektivitetin në punë. Nga ana tjetër, kur jeni në gjendje të shkëputeni nga puna, ju përmirësoni shëndetin tuaj mendor dhe emocional, duke reduktuar stresin.

Ju keni mundësi të përmirësoni marrëdhëniet personale duke investuar kohë me familjen dhe me miqtë, dhe madje mund të ndikoni edhe në shëndetin tuaj fizik përmes reduktimit të kimikateve neurologjike të cilat mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien fizike të njeriut.

Është e rëndësishme të theksohet se shkëputja ju bën më efektiv në punën tuaj. Për shumë njerëz, qëndrimi pa u shkëputur në asnjë moment nga puna është një mënyrë për të provuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre, si dhe për të demonstruar një performancë sa më të mirë.

Por, nëse merrni pak kohë për të pushuar, kjo do t’ju bëjë më të mirë në punën tuaj duke zvogëluar presionin dhe duke ju dhënë mundësinë që të mendoni më mirë. Gjithashtu, shkëputja zgjeron perspektivat tuaja, duke ju ndihmuar të jeni më kreativë dhe të bëheni më të mirë në zgjidhjen e problemeve.

Largimi mund t’ju bëjë gjithashtu një koleg ose një lider më pozitiv, një person me të cilin njerëzit duan të jenë pranë dhe ta mbështesin, sepse pushimi do të zvogëlojë intensitetin tuaj.

Sipas studimit të Skynova, ndjenja e mbështetjes në punë, kur bëhet fjalë për kohën e lirë dhe mirëqenien, janë kritike si për kënaqësinë e punonjësve, ashtu edhe për produktivitetin e tyre.

Kur punonjësit ndihen se kanë mbështetje nga të tjerët në punën e tyre, 92% thonë se janë të kënaqur, krahasuar me vetëm 59% që thonë të njëjtën gjë kur nuk marrin mbështetje. Edhe produktiviteti ndikohet gjithashtu nga ky faktor.

Kur punonjësit bëjnë pushime të mjaftueshme, 58% thonë se janë produktivë, por, pa pushimin e nevojshëm, vetëm 26% e tyre thonë se po punojnë me produktivitet të plotë.

Konkluzioni

Mund të jetë e vështirë që të shkëputeni nga puna. Ju mund të dëshironi që të punoni në mënyrë efektive dhe ndiheni të zhytur në punën tuaj.

Por, do të jeni edhe më të mirë në punën tuaj nëse merrni pak frymë, nëse krijoni pak hapësirë për veten ​​dhe gjeni një perspektivë të re.

Mendoni për mënyrën se si do të sillni këndvështrime të reja ndaj sfidave me të cilat përballeni në punë. Përqafoni faktin që do të jeni një koleg më i relaksuar dhe i lumtur kur të ktheheni të rinovuar nga pushimet ku nuk ju është dashur të vazhdoni të punoni herë pas here. forbes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0