22 milionë euro do të investojë qeveria shqiptare për të nxitur sipërmarrjet innovative. Ministrja për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj ka prezantuar strategjinë kombëtare për vitin 2024-2030 e cila parashikon marrjen e një sërë masash për mbështetetjen e bizneseve të reja. Çdo biznes do të mund të ofrojë sugjerime për të përmirësuar dokumentin deri në fund të muajit Prill 2024.
Në qendër të kësaj strategjie është rritja dhe fuqizimi i rolit të sipërmarrësit, përmes nxitjes së inovacionit, zhvillimit të talenteve vendase, krijimit të ambienteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim, si dhe mbështetjes së financimit dhe politikave të përshtatshme për sipërmarrjen.
Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një ekosistem sipërmarrës dhe inovativ të njohur globalisht, duke u kthyer në një nga vendet lider në Evropë në inovacion dhe të jetë një magnet për investime.
Lexo: Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’
Draft Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024 – 2030, dhe plani i veprimit për zbatimin e saj, hedhur për konsultim publik janë hartuar si një dokument politikash afatmesëm i shtrirë në 6 vite, me qëllim që deri në 2030-tën, sipërmarrësit shqiptarë të kenë akses në kapitalin e nevojshëm për të zhvilluar projektet e tyre dhe të mbështeten nga një rrjet shërbimesh publike dhe programe asistence që do t’ua lehtësojnë rrugën. Strategjia mbështetet në tre shtylla kryesore, siç janë Ekosistemi Inovativ Sipërmarrës; Sektorët Strategjik (S3); Zhvillimi Gjithëpërfshirës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.