Stilisti Pier Cardin vdes në moshën 98 vjeç duke lënë pas një ndikim global në modë - Business Magazine Albania

Stilisti Pier Cardin vdes në moshën 98 vjeç duke lënë pas një ndikim global në modë

Stilisti Pierre Cardin vdiq në moshën 98 vjeçare. Prej më shumë se shtatë dekadash në mode, ai i solli format gjeometrike në alta moda dhe vuri emrin e tij në gjithçka, nga veshjet te mobiljet, parfumi dhe aksesorë si stilolapsat.

Akademia Franceze e Arteve të Bukura ka shkruar se, “Është me trishtim të madh që anëtarët e Akademisë së Arteve të Bukura njoftojnë vdekjen e anëtarit të tyre Pierre Cardin”.

Cardin vdiq në një spital në Neuilly në perëndim të Parisit, i tha familja e tij Agence France-Presse.

Djali i një tregtari të pasur të verës, Cardin lindi pranë Venedikut më 2 korrik 1922. Ai dhe familja e tij u transferuan në Francë në moshën 2 vjeçare. Cardin ishte vetëm 14 vjeç kur filloi si një nxënës rrobaqepës. Në moshën 23 vjeçare ai u transferua në Paris, ku studioi arkitekturë dhe punoi me shtëpinë e modës “Paquin”, më vonë me Elsa Schiaparelli. Në Paris, ai u takua me regjisorin e filmit Jean Cocteau dhe ndihmoi në hartimin e maskave dhe kostumeve për filmin e vitit 1946 “La Belle et La Bete”.

Lexo: Koleksioni i parë i modës në botë krijuar nëpërmjet një smartfoni

Ai u zhvendos në Christian Dior në 1946, duke punuar si një modelues në modën femërore “Neë Look” të pas Luftës së Dytë Botërore. Pas 4 vitesh hapi shtëpinë e tij të modës, duke modeluar kostume për teatër.

Në 1957 ai udhëtoi drejt Japonisë,duke u bërë një nga dizenjuesit e parë europian që eksplorontë ndikimin aziatik. Po atë vit, ai hapi një tjetër dyqan në Paris, kësaj radhe për burra dhe e quajti Adam, duke sjellë lidhëse me ngjyra dhe bluza të printuara.

“Para meje, asnjë design nuk ka bërë veshje për burra, përjashtuar rrobaqepësit”, tha Cardin në një intervisë të vitit 2009. “Sot imazhi I dizenjuesve është më shumë i fokusuar tek burrat se te gratë, mirë apo keq. Kështu, unë isha mirë 40, 50 vite më parë”.

“Para meje, asnjë design nuk ka bërë veshje për burra, përjashtuar rrobaqepësit”, tha Cardin në një intervisë të vitit 2009. “Sot imazhi i dizenjuesve është më shumë I fokusuar tek burrat se te gratë, mirë apo keq. Kështu, unë isha mirë 40, 50 vite më parë”.

Stilimet e tij janë veshur nga emrat më të njohur si: Eva Peron, Rita Hayworth, Elizabeth Taylor, Brigitte Bardot, Jeanne Moreau, Mia Farrow dhe Jacqueline Kennedy.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0