Koleksioni i parë i modës në botë krijuar nëpërmjet një smartfoni - Business Magazine Albania

Koleksioni i parë i modës në botë krijuar nëpërmjet një smartfoni


Aurélie Fontan, stilistja fashoniste fituese e shumë çmimeve, arriti të renditej në majat e pasarelave duke krijuar koleksionin e parë në botë capsule couture të stiluar dhe prodhuar me një telefon inteligjent.

Në partneritet me Samsung, Aurélie ia doli të prodhonte koleksionin e parë në botë ‘Mobile Couture’ vetëm duke përdorur shtatë hapat madhor të stilimit me Galaxy Note9.

Përmes celularit të saj, arriti të modelonte skicat, të komunikonte në internet me instrumentet e reja të prodhimit, të printonte forma tredimensionale dhe të përcaktonte në distancë ngjyrat e kampioneve të pëlhurave për këtë koleksion krejtësisht të pazakontë.  Po ashtu, në mënyrë unike, Aurélie arriti të përshpejtonte të gjithë procesin e shumëfishimit dhe zhvillimit vetëm duke sinkronizuar shumë lehtë aplikacionet me furnitorët, si dhe duke pasur mundësinë të lidhej me ta apo të stilonte modelet kudo që ndodhej.

Vendosja si prioritet e dizajnit progresiv, pjesët e Mobile Couture ofrojnë një alternativë superiore në drejtim të përqafimit të modës së shpejtë, duke maksimizuar kapacitetet dhe potencialin e teknologjisë celulare dhe dixhitale. Tekstura finale përbëhet nga një përzierje e lëkurës së riciklueshme dhe formave plastike të biodegradueshme 3 dimensionale, me të gjithë procesin e dizajnit deri tek artikujt e përfunduar brenda gjashtë javësh.

S Pen i Note9 super i fuqishëm, i dha saktësi dhe kontroll në skicim, ndërsa kapacitetet superiore të përpunimit dhe të ruajtjes mundësuan lidhjen e drejtpërdrejtë me mjete të fuqishme të teknologjisë për rritjen e shpejtësisë, editimit në kohë reale dhe inovacionit të fazës së zhvillimit deri në gjenerimin e produktit final – të gjitha nëpërmjet një pajisje që mbahet në xhep. Një shembull i mirë është se Note9 ishte faktor thelbësor në përshpejtimin e procesit të shumëfishimit me 40% dhe ky koleksion u stilua vetëm në tetë ditë, krahasuar me 14 ditë kohë që zgjat zakonisht.

Si u përdor Galaxy Note 9?

Një burim frymëzimi

  • Kamera dhe sigla S Pen u përdorën për të nxjerrë, për të theksuar dhe frymëzuar koleksionin e skicave dixhitale të Aurélie
  • Me baterinë që zgjat aq gjatë dhe kapacitetin e madh të memories, Aurélie mund të aksesojë, të shtojë dhe të punojë me skicat e saj digjitale kur është në lëvizje, kurdo që të ndihet e frymëzuar.

Krijimi i skicave të dizajnit, modeleve dhe formave

  • Forma e teksturës, dizajni i pëlhurës dhe kapëset fiksuese u vizatuan me stilolapsin S Pen me majë fine, njëlloj sikur të përdorej laps dhe letër, në ekranin e madh 16.25 inç të Note 9.

Prodhimi i kapëseve të testurave me printim 3 dimensional

  • Skicimet e ndërlikuara të teksturave u rikonceptuan në një aplikacion të quajtur OnShape * për të krijuar dizajne digjitale të përshtatshme për printimin 3D.
  • Këto skedarë mund të dërgohen direkt nga telefoni tek printeri 3D Ultimaker. Në këtë fazë praktikisht do të hynte në punë një kompjuter
  • Ky proces printimi 3 dimensional u monitorua në kohë reale në aparatin celular, duke i dhënë mundësinë Aurélie  të editojë në kohë reale sipas nevojave.

Kontrolli i Dizajnit me lidhje wireless

  • Dizajni i modelit të pëlhurës u dërgua me wireless në Joto X – një pajisje robot për vizatimin dixhital që transferoi dizajnin kompleks mbi bazën e lëkurës të teksturës së jashtme.

Pamja finale

  • Kapëset e printuara 3 dimensionale u përdorën për qepjen e modelit të lëkurës bashkë me teksturat finale.
  • Më pas, Aurélie krijoi një katalog digjital ideal duke përdorur S Pen që aktivizohet me Bluetooth për të përdorur imazhet pa qenë nevoja të prekë me dorë celularin, duke i pasur duart e lira për të bërë rregullimet e fundit të fotove dhe për të gjeneruar foto të përkryera dhe të kontrolluara.
  • Për ta bërë edhe më të lehtë, opsioni i kamerës inteligjente Flaw Detection sinjalizonte për çdo pasaktësi të imazheve para se ato të shkrepeshin.

Note9 është i projektuar për energji maksimale, performancë të lartë dhe produktivitet, posaçërisht për krijuesit që janë në kërkim të një aparati celular i cili sintonizon njëkohësisht punën dhe argëtimin.   Me një jetëgjatësi baterie që zgjat gjithë ditës; një kapacitet memorie prej 512GB, i cili mund të mbajë deri në 1TB (memorie më e madhe se shumica e laptopëve); një procesor risi prej 10nm; mbështetje për shpejtësitë më të mëdha të rrjetit në dispozicion; dhe S Pen i ri i me Bluetooth, kapacitetet e opsioneve të telefonit u testuan në stilimin e këtyre fustaneve dhe një pallto.

Aurélie Fontan u shpreh: “Si dikush, kreativiteti i të cilës frymëzohet nga potenciali i teknologjisë dhe shkencës, ishte vërtet interesante për mua që të zbuloja se ekzistonte një telefon inteligjent që në të vërtetë kishte aftësitë për të kontrolluar dhe zotëruar të gjithë procesin e prodhimit të një koleksioni të tërë.  Idetë e mia janë ambicioze dhe synojnë të sfidojnë proceset tradicionale kështu që, si një stiliste e re, ishte kaq çliruese të shihja materializimin e frytshëm të ideve nëpërmjet një pajisje të cilën e mbaj gjithmonë në dorë.”

“Kur pamë veprën e Aurélie, e kuptuam që mishëronte klientët tanë të Note.  Arsyeja pas besnikërisë së tyre të palëkundur është se është dizajnuar pikërisht për një nivel të caktuar performance dhe për potencialin që u nevojitet njerëzve që janë gjithë kohës duke vrapuar”, – u shpreh Suzanë Smith, Drejtore e Marketingut të Samsung Electronic për Evropën. “Ky koleksion do të shfaqet i kompletuar dhe ne e çmojmë si standard të artë për të dëshmuar se telefonat inteligjent Samsung munden vërtet të suksesojnë në duart e njerëzve ambicioz dhe kreativ.”

*OnShape është i disponueshëm vetëm në pajisjet Android

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0