Stacioni për mbushje të veturave elektrike vihet në pikëpyetje - Business Magazine Albania

Stacioni për mbushje të veturave elektrike vihet në pikëpyetje

Stacioni për mbushje të veturave elektrike vihet në pikëpyetje

Nëse vazhdon kriza energjetike, interesimi i investitorëve për ndërtimin e stacioneve për mbushje të veturave elektrike do të vihet në pikëpyetje. Kostoja e lartë e energjisë elektrike po rrezikon të ardhmen e veturave elektrike, paralajmërojnë shefat e autoindustrisë në Gjermani.
Rritja e çmimit të energjisë është duke zvogëluar fuqinë blerësve dhe në prag të inflacionit. E nëse ky trend  vazhdon, gjithashtu ekziston shqetësimi se do të shkojë deri të largimi i investitorëve, që nuk do të kenë motiv për ndërtimin e stacioneve për mbushjen e veturave elektrike, ku si pasojë e kësaj, veturat  elektrike nuk po përbëjnë interesim edhe aq të madh tani për blerësit.

Para kësaj krize, veturat elektrike kanë qenë shumë tërheqëse, por ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndryshuar gjithçka. Për shembull, është zvogëluar lëvizja e veturave elektrike në Gjermani me 30% në krahasim nga një vit më parë.

Lexoni më tepër: Firma kineze Xpeng gati të konkurojë Teslën me dy modelet e reja të makinave elektrike

“Shpërthimi i çmimeve të energjisë elektrike mund të jetë rrezik akut për tranzicionin e veturave dhe duhet të jemi të kujdesshëm me këtë. Nëse veturat elektrike bëhet të shtrenjta për t’u përdorur, elektrifikimi i veturave është në rrezik nga kolapsi, pasi rrallëkush do të blejë veturë elektrike”, tha për mediat gjermane, ekonomisti-eksperti i autoindustrisë, Stephan Bracel.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0