Spoti që uron për një vit më të mirë përmes sportit - Business Magazine Albania

Spoti që uron për një vit më të mirë përmes sportit

Spoti

Së bashku, për një vit më të mirë. Ky është urimi i spotit të “BestSeller Albania” që tërhoqi vëmendjen e marketerëve më të mirë në vend. Spoti publicitar u krijua dhe prodhua nga Black-Box Films, një kompani filmike, e cila ka  5 vite jetë, e që sollën një spot cilësor, me mesazh të fortë social dhe me histori. 

Komentet dhe fjalët e mira të kolegëve në grupin e marketingut në Facebook “Marketing Albania”, Tan Kazazi i lexoi me vonesë, pasi nuk ishte as pjesë e këtij grupi në FB. Tani, drejtues i kompanisë Black Box, tregon se si direkt pas pandemisë nisi një bashkëpunim me BestSeller, kjo si një nevojë dhe reflektim i momenteve të para gjatë karantinimit.

Si lindi bashkëpunimi mes jush, a ka ndonje histori, po ideja e spotit nga erdhi?

Të gjithë kemi projekte, vizione, ëndrra, ashtu sikurse dhe sfida, vështirësi, etj. Misioni i çdo sipërmarrësi është të shkosh në drejtimin që ke zgjedhur duke u përballur me këto sfida. Unë, dhe besoj shumë të tjerë, mund ta kishim menduar një krizë totale, apo një ngërç ekonomik, por asnjëherë në këtë mënyrë!

Dhe gjatë dy javëve të para të izolimit, isha në kontakt me miq, kolegë dhe klientë, një nga këto ishte BestSeller. “BestSeller” në fakt më kishte shprehur nevojën që kishte për shërbim fotografik, gjë që këtu në Shqipëri nuk e mbulonin në cilësinë që ai kërkonte dhe ishin të detyruar të shkonin në vendin fqinj, në Itali. Që javën e dytë të karantinës pasi u morën dhe disa kualifikime online, ne filluam bashkëpunimin. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 73 të numrit 25 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 25 të saj.

Në letërsi kjo do të quhej ndryshe “Dashuri në kohën e kolerës”, (qesh), por ishte një bashkëpunim që erdhi kaq natyrshëm dhe me ndjenja të forta humanizmi. Dhe besoj që e gjitha kjo eksperiencë u reflektua dhe tek TVC, spoti publicitar. Ideja fillestare ishte për spot radiofonik, por pasi u takuam dhe me Ahmet Golemin, legjenda e gazetarisë sportive, vendosëm të bënim spot gjeneral. Elti Domi, që është dhe menaxheri i BestSellerit krijoi tekstin dhe së bashku me Bjornin dhe Erlis Linzën u ndërtua lista e casting-ut dhe skenari final. Si kineast, kam qenë dhe jam pak kërkues në idenë dhe narracionin e një produkti komercial dhe “Suksesi im është aty ku përputhet ideja ime me atë të klientit”.

Çfarë praktike ndiqni në produksion?

Puna që bëj më duket pozicion me shumë përgjegjësi dhe prandaj preferoj të punoj me staf të reduktuar dhe të lidhur, 5-10 persona staf.  Nuk jam për hierarki të mëdha. Buxhetet e mëdha kanë shumë formalite dhe firo, të cilat u përkasin koorparatave gjigande.
Në lidhje me spotin që u bë shkas dhe për këtë intervistë, doja të shtoja që tradita është e pamohueshme, gati gati është e kundërta, pra ajo që drejton hapat drejt të ardhmes.

Prandaj, në diskutimet që kemi bërë me Bjornin, Eltin dhe Erlisin, donim që të vjetrën ta përdorim pozitivisht për të shkuar tek e ardhma. Ahmet Golemi ishte një ndër figurat që unë e kujtoja në fëmijërinë time vetëm si zë, kur shkoja tek shtëpia përdhese e gjyshit, i cili dëgjonte në bahce komentimin e ndonjë ndeshje boksi.

U interesova për të dhe doja që Meti, një 85 vjeçar, të ishte pjesë e rëndësishme e këtij spoti. Ai u tregua shumë positiv dhe i gatshëm për këtë. Pavarësisht se spoti ka orë të zgjatura xhirimesh, ne u munduam të mos e mundonim shumë. Dhe pas gjithe këtyre viteve, ishte shumë bukur që edhe pse në moshë të madhe ia dolëm të bashkëpunonim me Metin, ish boksier dhe figurë tepër e rëndësishme e gazetarisë sportive. Dhe nje nga komplimetet më të bukura që kam marrë ndonjëherë, ishte momenti kur po pinim çaj dhe pasi i dhashë DVD-ne për ta pasur kujtim, me kthehet dhe më thotë:

“Tani, kur kam qenë në moshën tënde besoja që njeriu kalonte ato etapat e jetës dhe në fund vjen e ashtuquajtura mosha e tretë. Dhe nuk besoj që ka ndonjë lumturi të veçantë.
Por, paska dhe moshë të katërt… më ke rilindur me këtë spotin, të falenderoj për eksperiencën”!

Pra, ai u ndie mirë. Përmes spotit u bë dhe një dokumentim i tij, për ta mbajtur mend më gjatë për çfarë i dha sportit. Kjo ishte diçka e bukur edhe për mua.

Konkluzioni personal është që sporti bazohet mbi një filozofi, e cila duhet aplikuar edhe në jetën personale dhe profesionale, pavarësisht surprizave apo fatkeqësive, pozicionimi që si individë duhet të marrim është: ‘alert’ dhe gjithmonë me këmbë në tokë, gati për t’u ngritur

Dhe ndonëse buxhetet e marketingut nuk janë të njëjta, apo të mjaftueshme për të konkurruar në glabalizimin e sotëm, ajo që mund të bëhet është një bashkëpunim afatgjatë, mes bizneseve lokale, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke i bërë mirë, zhvillimit dhe individit vendas. Besoj kjo reflekton si në punën time dhe në listën e gjatë të casting-ut, ku është për t’u theksuar që janë të gjithë njerëz të thjeshtë e amatorë, ku shumica prej tyre e kishin ekperiencën të parë!

Artikulli u publikua më parë në faqen 73  të numrit 25 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 25 të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=FOkO5E9tO0A&feature=youtu.be

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0