Spark.me prezanton folësit e radhës: Jon Burkhart, Dave Birss dhe Matt Desmier

Spark.me prezanton folësit e radhës: Jon Burkhart, Dave Birss dhe Matt Desmier


Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 Maj, të cilat janë plotësisht falas për ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Jon Burkhart

Spark.meNjë folës kryesor i vlerësuar me disa çmime, strateg i përmbajtjes dhe bashkautor i librit “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”.
Përveçse drejton kompaninë e konsulencës së marketingut TBC Global, Jon zhvillon lojëra interaktive që rrisin dhe amplifikojnë marketingun e përmbajtjes.

Jon jeton në Londër, por është konsulent dhe folës në të gjithë botën. Ai është pjesë e bordit të konferencës më të madhe të inovacionit në botë “South by Southwest Interactive” (SXSW) si dhe SEAT (Sports and Entertainment Alliance in Technology). Punën e tij mund ta gjeni tek Fast Company apo The Guardian.

 

Dave Birss

Dave ka një mision të veçantë: të eleminojë të gjithë “fjalët e kota” që qarkullojnë rreth fushës së krijimtarisë dhe atë të inovacionit.

Ai ka qenë folës në AllWeb Albania, konferencën e marketingut dixhital të organizuar në Tetor të vitit 2016.

Gjatë këtij viti, ai së bashku me Soon Yu publikuan librin “Iconic Advantage”, një libër që tregon se si disa nga kompanitë më të suksesshme në botë e përdorin inovacionin për të ndërtuar markat e tyre.

Ju gjithashtu mund ta gjeni Dave duke organizuar workshop-e në të gjithë botën. Ai punon me organizata të të gjitha madhësive – që nga startupet deri tek qeveritë – për t’i ndihmuar ata, që të gjejnë më shumë mundësi dhe të zhvillohen më tej. Dave është themeluesi i Additive, një kompani konsulence dixhitale me bazë në Londër, e cila organizon workshop-e për marka dhe agjenci, të tilla si Google, BBC, ESI Media, Sky, Drum dhe shumë të tjera.

Më parë në karrierën e tij, Dave ka qenë drejtor kreativ i disa prej agjencive më të mira reklamuese në Londër, duke përfshirë OgilvyOne, Poke dhe McCann Worldgroup.

Matt Desmier

Një strateg që punon me markat dhe organizatat për t’i ndihmuar ato për të marrë vendime të mëdha.

Duke qenë fillimisht i trajnuar si dizajner (para se të kuptonte se talentet e tij ndodheshin diku tjetër), Matt ka një qasje ndryshe të të menduarit, duke i ndihmuar bizneset që të kuptojnë pozicionimin dhe mesazhet e tyre dhe si mund ta motivojnë audiencën.

Nëpërmjet agjencisë së tij “Wise Old Uncle”, Desmier dhe ekipi i tij kanë punuar me disa organizata të mëdha, duke përfshirë këtu platformën më të madhe të crowdfunding në Mbretërinë e Bashkuar, kompaninë më të madhe të sigurimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe një kompani tjetër globale, duke i ndihmuar në hartimin e planit për teknologjinë, rritjen e audiencës së tyre dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për shekullin 21.

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0