Slice, themeluar nga Ilir Sela, i gatshëm për të punësuar në të gjithë Ballkanin

Slice, themeluar nga Ilir Sela, i gatshëm për të punësuar në të gjithë Ballkanin

Në një treg të shitjeve të picave që pritej të arrinte në 45 miliardë dollarë vetëm në SHBA vitin e kaluar, Slice operon një faqe interneti dhe një aplikacion që lejon njerëzit të kërkojnë pica në zonën e tyre – mbi 6,000 në mbarë vendin – dhe të bëjnë porosi online. Piceritë merren me dërgesat dhe i paguajnë një taksë të sheshtë prej $ 1.95 për porosi Slice-it, pa marrë parasysh madhësinë, ndërsa shumë shërbime të tjera online të porositjes ngarkojnë një përqindje të shitjes. Me Slice, konsumatorët nuk paguajnë asgjë shtesë.

Slice u themelua nga Ilir Sela, një shqiptar i rritur në Staten Island. Shumica e miqve dhe familjes së Ilirit zotërojnë një piceri në zonën më të madhe të qytetit të New Jork-ut dhe gjyshërit e tij kanë në pronësi një piceri në Manhatan që në vitet ’70.

Ilir Sela është shfaqur shumë herë në mediume të ndryshme të teknologjisë, përfshirë ReCode dhe TechCrunch, megjithatë, përderisa nuk i flisnim atij direkt, patëm mundësinë të flisnim me Drejtorin e Përgjithshëm të Slice në Maqedoni – Alban Osmani i cili është duke udhëhequr një skuadër të madhe dhe në rritje në qytetin e Ohrit, Maqedoni.

Albani u lind dhe u rrit në Çikago, por tani jeton dhe punon në Ohër. Të dy prindërit e tij janë nga Ohri dhe Dibra dhe ai gjithmonë ka pasur një dëshirë të madhe për të jetuar në Ohër. Ai vazhdimisht ndiqte zhvillimet e fundit rreth rajonit të Ballkanit, derisa gjeti mundësinë e duhur për t’u bashkuar me Slice dhe për të ndihmuar në rritjen dhe zgjerimin e kompanisë.

Si filloi e gjithë kjo? Cila ishte shtysa?

Slice filloi nga Ilir Sela, shqiptar i lindur në Dibër, Maqedoni, e cila është pjesë e arsyes përse ai i hyri industrisë. Shumica e të afërmëve dhe miqve të Ilirit kishin piceri në NYC dhe familja e tij kishte në pronësi një piceri në Manhatan që në vitet ’70.

Ilir ka një diplomë në shkencat kompjuterike dhe më herët ka pasur në pronësi një kompani IT dhe u bë eksperti i mbështetjes së teknologjisë për piceritë në pronësi të miqve të tij. Rreth vitit 2009 ai vuri re se gjithnjë e më shumë pronarë picerie po mbështeteshin tek Iliri për të ndërtuar një faqe interneti për porosi online.

Sela filloi të hulumtonte industrinë e picerisë dhe gjeti se ajo ishte një industri miliarda dollarëshe, e cila dominohej kryesisht nga piceri të pavarura, por me 90% të porosive online që shkonin nëpër zinxhirë të ndryshëm.

Për të niveluar fushën e lojës, Sela lançoi Slice, një faqe interneti ku përdoruesit mund të hynë dhe të vendosin porositë në vend që t’i marrin në telefon.

Gjatë kësaj kohe, ai kontaktoi Butrint Sela në Diber për të menaxhuar sasinë e vogël të punës që nevojitej për të ndihmuar në menaxhimin e porosive. Kompania ishte në gjendje të gjente individë shumë të kualifikuar, por me një ritëm më të ulët krahasuar me pagat e SHBA. Butrinti mblodhi një ekip të vogël dhe ata filluan kompaninë me 4 punonjës gjithsej dhe tani Slice numëron 260 individë në Ohër, Dibër dhe në zemër të NYC.

Përse vendosët të ktheheni në Maqedoni? Cilat janë arsyet?

Unë dhe vëllai im Betim Osmani, pasi kemi kaluar shumicën e madhe të jetës sonë në Çikago, SHBA vendosëm të kthehemi në Maqedoni, në atdheun tonë. Ne besuam se kishte një mundësi në Ballkan për të përdorur talentin që të tjerët nuk e shihnin. Ne menduam se nëse do të punonim shumë, rezultatet do të pasojnë dhe kjo duhet të jetë e vërtetë për çdo vend ku ndodhesh. I dhamë Maqedonisë një mundësi dhe fluturuam për këtu në verën e vitit 2014.

Në atë kohë, u bashkuam me Butrintin dhe 40 punonjës të kompanisë dhe së bashku me Betimin, Butrinti dhe unë arritëm të zbatojmë gjërat që mësuam në Amerikë në kulturën e kompanisë. Kjo na lejoi që ta shohim biznesin në një mënyrë tjetër dhe të ndihmojmë zgjerimin e biznesit në Ohër. Ne mundëm ta rrisnim biznesin me një ritëm më të shpejtë dhe kemi ndihmuar ta organizojmë atë në një mënyrë që do të ishte e ngjashme me kompanitë në SHBA dhe kjo gjë u mirëprit nga individë të talentuar në Ohër dhe Dibër, të cilët e panë atë si diçka të veçantë dhe unike në rajon.

 “Ka edhe shumë individë të talentuar, të cilët nuk janë sfiduar ende.”

Cilat janë përfitimet e të paturit një kompani në Maqedoni dhe shërbimi të klientëve në botë?

Së pari dhe më kryesorja, gjëja më e rëndësishme për çdo dhe të gjitha bizneset – kostoja. Thjesht, ndërtimi i një ekipi në Maqedoni ka një kosto më të ulët dhe lejon kompanitë të përqendrojnë burimet e tyre në marketing, duke zgjeruar kështu bazën e tyre të klientëve.

Megjithatë, kjo është një pjesë shumë e vogël e formulës. Ekziston gjithashtu një sasi e madhe e individëve të talentuar të cilët nuk janë duke u sfiduar. Ne pamë shumë individë që flisnin gjuhë të ndryshme dhe të cilët ishin shumë të motivuar, të pasionuar dhe të zellshëm, të gatshëm për të thyer çdo pengesë dhe thjesht të bënin diçka të ndodhë.

Nuk mund të përcaktoj se sa njerëz të pasionuar ka në Ballkan. Ka pasur shumë raste kur teknologjia na ka dështuar, por bashkoheshim në zyrën e Slice dhe thjesht punonim për këto çështje dhe mendoj se vetëm njerëzit e pasionuar që kujdesen për vizionin dhe misionin e një biznesi mund ta bëjnë këtë. Ju nuk mund ta gjeni këtë pasion dhe motivim në asnjë vend tjetër – thjesht duhet të sfidoni individët ekzistues në këto rajone.

Lexoni: Lulzim Voca – Takim me Sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Finlandë

Çfarë bën Slice në Maqedoni?

Ne jemi përgjegjës për menaxhimin e pjesës back end. Ne kemi të gjitha ekipet tona mbështetëse në Maqedoni që nga Customer Support në Account Management, futjen e të dhënave, hulumtimin e tregut dhe gjithçka që nevojitet për të mbështetur Slice. Një shumicë e madhe e thirrjeve tona janë kërkesa për të mbështetur partnerët dhe klientët tanë të restorantit.

“NE NUK JEMI NJË CALL CENTER, NE JEMI BIZNESI KU OFRON MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E KARRIERËS SI NË ÇDO BIZNES APO KOMPANI TJETËR.”

Anëtarët e skuadrës së Slice përpunojnë porositë, ndërtojnë marrëdhënie, zbatojnë strategjitë e marketingut dhe mbështesin mijëra piceri dhe miliona konsumatorë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ne nuk jemi një call center, ne jemi një biznes që ofron mundësi për përparim në karrierë të ngjashme me ato në çdo kompani apo biznes tjetër.

Cila ka qenë sfida më e madhe deri më sot?

Fillimi. Ishte shumë e vështirë për të bindur njerëzit se ne ishim një kompani amerikane që funksiononte në Maqedoni dhe se ne nuk ishim një call center, por një biznes i plotë që bënte të njëjtën punë në Maqedoni sikurse edhe në SHBA.

Njerëzit nuk aplikuan, ata nuk na besonin, nuk besonim se diçka e ndryshme në të vërtetë ekzistonte këtu. Edhe tani, ne ende duhet të bindim njerëzit se jemi ende duke punësuar; Ne kërkojmë që individët të na pyesin, “por ju keni punësuar 10 persona këtë muaj, për sa të tjerë keni nevojë?”

Është shumë e vështirë për të bindur të tjerët që ne jemi gjithmonë duke punësuar talente të mrekullueshëm.

Sfida jonë më e madhe është të gjejmë individë që janë në gjendje të punojnë në cilësinë që pritet në SHBA dhe Perëndim. Për pjesën më të madhe, ne jemi në gjendje të zhvillojmë individët në aftësitë e tyre të gjuhës angleze dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë ato shtesë, por trajnimi dhe zhvillimi kërkojnë kohë dhe është e vështirë të punësosh njerëz shpejt. Ndonjëherë ndodh që ne kemi nevojë për njerëz, shumë njerëz, menjëherë dhe duhet të përgatiteshim paraprakisht për të punësuar individë në mënyrë që të mund t’i stërvisnim ata dhe të siguroheshim që të rezultonte cilësia që na nevojitej vetëm në 3 muaj kohë.

Lexoni: Genti Selenica: “Çdo njeri, pas disa vitesh kur t’i shkojë mendja për të ngrënë do i kujtohet menjëherë BABOON”

Përfundimisht, ne i zbuluam të dyja këto sfida dhe tashmë kemi një ekip të madh Trajnimi dhe Zhvillimi si dhe një ekip Rekrutimi për t’i kapërcyer këto sfida.

 Cilat janë disa nga lajmet më të fundit rreth Slice?

Kohët e fundit, ne morëm një investim prej 15 milionë dollarë nga kapitali i GGV dhe kemi qenë në Tech Crunch, Business Insider, Recode dhe në degët e tjera të lajmeve. Të mendosh se një kompani që ka rrënjët e saj në Debar, Maqedonia tani është në Tech Crunch, është thjesht mahnitëse.

Fondet e marra do të përdoren për të zgjeruar Slice në një ritëm më të shpejtë dhe të sigurohemi që ne mund të vazhdojmë të rritemi dhe zhvillohemi. Kjo do të thotë se për ne ky është vetëm fillimi. Ne gjithashtu do të investojmë në ekipin tonë për të siguruar rritjen dhe zhvillimin e tyre. Sa më shumë ekipi ynë të rritet dhe të zhvillohet sa më mirë të punojmë, aq më të lumtur jemi dhe aq më mirë do të funksionojmë; kjo është e dobishme për të gjitha palët e përfshira.

Cilat janë planet e ardhshme për Slice? Zgjerimi, investimi?

Ne duam të zgjerohemi në Kosovë, ose në Shqipëri, varet nga nevoja dhe ku ka kuptim më të madh për ne.

Ne po shohim të gjitha opsionet nga Prishtina, Tirana, në qytete të vogla si Prizreni dhe të tjera. Ne duam të vazhdojmë të gjejmë individë të mahnitshëm, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Slice dhe të avancojnë karrierën e tyre dhe të mos e shohin Slice vetëm si një punë tjetër.

Pra, mbajeni parasysh Slice deri në fund të vitit dhe nëse jeni të interesuar të bashkoheni me ne, na shkruani një mesazh së bashku me aftësitë dhe talentet tuaja dhe si mund të ndihmoni kompaninë. Ne gjithmonë kërkojmë individë të veçantë që janë të talentuar dhe po presin që të sfidohen.

Çfarë do t’i sugjeronit një investitori që kërkon mundësi në rajon?

Nëse thjesht harxhon pak kohë për të parë mundësitë e mundshme, është shumë e vështirë t’i humbasësh ato. Infrastruktura teknologjike është përmirësuar shumë gjatë viteve dhe tani ka shumë mundësi për procese outsourcing back-end.

Ekziston gjithashtu një sasi shumë e madhe e individëve të talentuar që nuk janë programues. Shumica e punonjësve tanë kanë diploma Master dhe flasin anglisht rrjedhshëm. Mundësitë për të shkurtuar kostot tuaja me një sasi të konsiderueshme janë atje, vetëm duhet të shihni se cilat janë mundësitë.

Në mënyrë të ngjashme, ka mjete për të kapërcyer sfidat e punës nga distanca ose të kesh një zyrë në një vend tjetër. Në shoqërinë e sotme të nxitur nga teknologjia, ju keni software që ju lejojnë të komunikoni në mënyrë më efikase pa humbur asnjë të dhënë dhe progresin e punonjësve sikur të ishin duke punuar në katin poshtë jush në të njëjtën ndërtesë.

Së fundi, është e rëndësishme të shikoni punën që po bëni aktualisht dhe pyesni veten nëse kjo detyrë e veçantë duhet bërë posaçërisht pranë jush. Ajo që po përpiqem të them është se ne dërgojmë email dhe diskutojmë nëpërmjet Slack, edhe pse jemi në të njëjtën zyrë, është po aq e lehtë për të dërguar email apo për të folur nëpërmjet Slack edhe nëse dikush është larg. Përsëri, ka sfida, por çdo gjë mund të kapërcehet me menaxhimin e duhur dhe mjetet e duhura.

Lexoni: Agron Shehaj nis bashkëpunimin me Baboon

Ka ndonjë gjë tjetër që dëshironi të ndani me lexuesit tanë?

Gjëja më e habitshme për ne është se sa të talentuar dhe të mahnitshëm janë punonjësit tanë, thjesht nuk mund të gjesh njerëz të tillë kudo në botë dhe i gjithë kontributi i tyre ka ndihmuar që Slice të arrijë aty ku duhet të jetë. Por në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht shohim se si grupi i ri i talentuar i Ballkanit nganjëherë është shumë i demotivuar dhe gjithmonë kërkon një mënyrë për të lënë vendin ose qytetin në të cilin ata janë për një mundësi më të mirë në Perëndim.

Ajo që ata nuk e konsiderojnë është se gjërat janë të vështira dhe ka edhe sfida në Perëndim; Ato mund të jenë të ndryshme dhe ndoshta jo aq të vështirë për t’u kapërcyer, por kjo është një çështje prespektive. Ka mundësi të mëdha këtu dhe një të ardhme më të mirë, ju vetëm duhet të punoni rregullisht. Ju duhet të filloni nga fundi, të punoni në rrugën tuaj, të kaloni nëpër sfida, të jepni gjithmonë më të mirën tuaj dhe të përdorni çdo ditë si një mundësi tjetër.

Në fund të ditës, Perëndimi është Perëndimi, sepse thjesht ata nuk thonë ‘jo’ për një arsye. Kur amerikanët u goditën rëndë nga kriza financiare në SHBA ata nuk kishin një Amerikë të dytë për të emigruar, ju thjesht duhet të punoni shumë për të kaluar vështirësitë. Unë vetëm shpresoj që individët e rinj në rajonin e Ballkanit të japin 110% e tyre para se të shikojnë opsionet e tjera.

Ka një mundësi këtu, mund të jeni po aq të suksesshëm, ka ndjenja dhe mendime se është e pamundur, por kjo nuk është e vërtetë. Asgjë nga ajo që ndodhi me Slice nuk ndodhi rastësisht, ishte një ekip që u bashkua dhe punoi shumë fort, asgjë më shumë.

Lexoni: Shqiptari sundon tregun e picerive në SHBA

burimi: DigitalSpoiler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0