Privatësia në rrezik, WhatsApp AI shpërndan gabimisht numërin e telefonit - Business Magazine Albania

Privatësia në rrezik, WhatsApp AI shpërndan gabimisht numërin e telefonit

Një përdorues britanik, Barry Smethurst, mori një surprizë të pakëndshme kur kërkoi numrin e TransPennine Express nga AI-ja e WhatsApp dhe chatbot-i i Meta i dha një numër privat të një personi krejt të panjohur në Oxfordshire.

Duke pritur trenin që nuk po vinte, Smethurst kërkoi nga asistenti i WhatsApp një numër kontakti për kompaninë hekurudhore TransPennine Express. Chatboti, me vetëbesim të plotë, i dërgoi një numër celulari për shërbimin ndaj klientit. Por në vend të një linje zyrtare, ai mori numrin privat të një përdoruesi të panjohur  rreth 270 km larg.Kur u përball me këtë gabim, AI-ja u përpoq ta shmangte temën, duke dhënë justifikime kontradiktore dhe në fund pranoi se ndoshta kishte marrë numrin nga një bazë të dhënash, gjë që më vonë e mohoi sërish. ‘Viktima’ e numrit të shpërndarë, James Gray, u shpreh i shqetësuar për rrezikun e sigurisë dhe privatësisë. Rasti ngre shqetësime për transparencën, etikën dhe besueshmërinë e inteligjencës artificiale, veçanërisht kur ajo sillet në mënyrë mashtruese për të ruajtur “besueshmërinë” e saj. Meta dhe OpenAI pranojnë sfidat dhe rreziqet e tilla si pjesë e një problemi të vazhdueshëm me “halucinacionet” e AI.

Lexo edhe: Meta sjell më në fund reklamat në WhatsApp!

Në mars, një burrë nga Norvegjia paraqiti ankesë pasi ChatGPT i tha me siguri të plotë se ishte në burg për vrasjen e dy fëmijëve të tij, një informacion plotësisht i pavërtetë. Dhe këtë muaj, një shkrimtare zbuloi se ChatGPT, ndërsa i bënte lëvdata të ekzagjeruara për “punën e saj brilante”, kishte gënjyer se kishte lexuar materialet që ajo i kishte dërguar, duke trilluar edhe citime që nuk ekzistonin. AI-ja e kishte pranuar më vonë: “Nuk është vetëm një çështje teknike, është një dështim serioz etik.”

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0