Skenarët e çmimit të energjisë që hapen nga liberalizimi - Business Magazine Albania

Skenarët e çmimit të energjisë që hapen nga liberalizimi

Skenarët e çmimit të energjisë; liberalizimi; tregu i energjisë; shqetësimet mbi çmimet; commodity; bursa e energjisë; logjike ekonomike; eksperiencës; çmimin reale të energjisë; aktivizim të investimeve; PPA; vënë në efecience burimet tona energjetike; Mentori Suksesit; Afrim Osmani; Radio Televizioni Shqiptar (RTSH);

Siç është e njohur për te gjithë, tregu i energjisë deri me këtu ka ecur ngadalë dhe efektet e tij duket se kane mbetur më shumë brenda institucioneve dhe kompanive publike pa u bërë të prekshme për konsumatorët, kompanitë dhe investitorët. Kjo sepse deri me tani kemi vazhduar të mbajmë të paprekur barrierën kryesore – apo thelbin e tregut – lirinë për të zgjedhur një furnizues, e cila në mënyre definitive “shtrembëron” të gjithë sektorin e energjisë, madje edhe ekonominë në tërësi.

Diçka e tillë pritet të marri një përshpejtim dhe bëhet objekt diskutimi institucional i gjerë këtë fillim vjeshte, prandaj këtu në vijim po provojmë të ofrojmë një analizë për të ofruar një përgjigje të përgjithshme, të shtyre nga preokupimet e pabazuara (qe injorojnë skenarët virtuozë) mbi efektet që mund të kemi mbi çmimet e energjisë në vijim të avancimit të procesit te unbundling-ut.

Parë në mënyre direkte mbi ato që janë shqetësimet mbi çmimet, së pari duhet të shpjegojmë se energjia si çdo mall (commodity) sigurohet në bursa. Si shërbim ofrohet nga kompani që mbështeten nga tarifat dhe në bazë kanë ndjekjen e fitimit. Ndërsa investimet kreditohen nga bankat bazuar në plane biznesi të qarta e me kosto të larta. Si dhe ndryshe nga shumë investime të tjera, studimet teknike janë të domosdoshme në radhë të parë për të analizuar vlefshmërinë (fizibilitetin) e investimit në interes të vetë palëve të përfshira.

Pra gjithçka bazohet dhe reflekton një logjike ekonomike. Kështu, deri me tani çmimin e energjisë ne nivelin qe kemi nuk na e ka “dhuruar” dikush, por është ai qe ka dale nga marrja ne konsiderate e te gjitha aspekteve te mësipërme. Dhe madje duke bere shpërdorimi te pafundme direkte dhe indirekte. Pra e kundërta sa këtu do te japë me shume fleksibilitet dhe te gjitha zërat (alias kostot) e me sipërme do te akostohen ne mënyrën me optimale te tyre.

Mirëpo, për shkak të natyrës së saj novatore, vështirësisë së kuptimit qofte edhe nga ana konceptuale, dhe sigurisht mungesës së eksperiencës për të ndërmarre këtë hap të pashmangshëm, edhe pas shumë vitesh nga fillimi i reformës, mbetet shumë skepticizëm mbi realizimin e saj, madje dozat në një fare mënyre janë edhe në rritje. E gjithë kjo, përfshin të paktën tre vjet vonesë, përveçse një rënie në shkelje me angazhimet e ndërmarra në nivelin e komunitetit rajonal të energjisë dhe me mbështetësit ndërkombëtarë të sektorit.

Për të qartësuar kuadrin, le të fillojmë me pikat që krijojnë më shumë pështjellim, që lidhen me skenarët potencial që rrjedhin nga hapja e tregut. Fakti i njohur nga të gjithë është se bursat risin transparencën, efikasitetin dhe konkurrencën. Prandaj, çmimi i energjisë në tregun më shumicë me çdo gjasë do të shënoje ulje. Ndërsa njëkohësisht duhet të kujtojmë varësinë nga importi, ku tradicionalisht blejmë mesatarisht 30% dhe ne vitet 2019 dhe 2017 kemi arritur ne kuotat rreth 50%. Pra, nëse ky skenar do të verifikohet, atëherë thjesht nuk kemi nevojë për investime të mëtejshme me subvencione, sepse mund te blejmë më lirë në treg.

Por edhe nëse marrim për baze variantin e kundërt, duke supozuar për një çast se çmimi i energjisë do të dalë më i lartë, kjo do të thotë që investimet do të aktivizohen pa mbështetje. E rëndësishme është të theksohet se investimet e bëra sot ngarkohen mbi faturën e energjisë, dhe me rritjen e investimeve në teknologjitë më të shtrenjta fotovoltaike kjo peshë sa vjen dhe do të shtohet edhe më shumë mbi “kurrizin” e konsumatorit. Pra me hapjen e tregut të energjisë dhe duke supozuar rritjen e çmimeve, subvencionet zvogëlohen dhe shumë sektorë të lidhur me investimet e reja aktivizohen në një zinxhirë vlere të shtuar dhe punësimi.

Siç nga ana tjetër, kjo njëkohësisht do të sillte tërheqjen e kompanive të ndryshme për të fituar “feta” të tregut shqiptare. Kompani që për shkallen e sotme të ndërlidhjes do të luftonin duke ofruar oferta sa më atraktive për të marr në anën e tyre konsumatorët që ne këtë pike do preferonin të kishin një çmim me te volitshëm se ai që do ofrohet nga kompani publike duke llogaritur të gjitha kostot për ofrimin e shërbimit.

Ndërkohe që çmimet e larta do të bënin që konsumatorët dhe bizneset, falë nivelit aktual të zhvillimit të përgjithshëm dhe mundësive ligjore të ofruar për prodhimin e shpërndarë te energjisë, efiçiencën dhe menaxhimin të ndryshojnë qasjen dhe të fillojnë të lëvizin drejt zgjidhjeve që shikojnë investime për prodhimin e tyre të energjisë dhe masat për përdorim efikas të saj. Nga ana tjetër, fondet e lira publike mund të riorientohen për të forcuar rrjetin e energjisë elektrike, duke u kthyer kështu në asete afatgjatë për të gjithë shoqërinë.

Pra, në finale, nëse e hapim tregun, së pari do të shohim çmimin reale të energjisë dhe aktivizim të investimeve. Në këtë rrugë Shqipëria është vetëm vendi i fundit që hynë rreth 30 pas rënies së ekonomisë së centralizuar, dhe fakti është se bursat, të paktën me trendin aktual dhe të pritshëm, priren të kenë një ulje të çmimit afatgjatë dhe luhatje të forta përgjatë ditës. Për këtë arsye, në të ardhmen, fitimet më të mëdha nuk do të gjenerohen nga investimet apo kontratat afatgjata të lidhura qoftë në formën e PPA-ve ose marrëveshjeve të drejtpërdrejta publik-privat, por nga menaxhimi apo më mirë ofrimi i shërbimeve energjetike.

Për të gjitha këto, hapja e tregut përveç se detyrim i pashmangshëm për t’u integruar në tregun evropian të energjisë duke zbatuar paketën e tretë të energjisë të BE-së, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të vënë në efecience burimet tona energjetike, qofshin ato publike apo private. Prandaj, rregullatori i energjisë duhet të aplikojë sa më shpejt të jetë e mundur modelin e tregut të përgatitur me mbështetjen e IFC-së përmes ndihmës të grupit të konsultimit të nivelit të lartë nën mentorimin e kompanisë së konsulencës të bursës norvegjeze, të aprovuar që në mesin e vitit 2016.

Bashkëbisedim i zhvilluar në radio ne kuadër te temës “Mundësitë që hapen për sipërmarrjen dhe të rinjtë nga avancimi i ristrukturimit të OSHEE-së“, ne emisionin “Mentori Suksesit”, të drejtuar nga Z. Afrim Osmani, pranë Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), më 10 Janar 2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0