Ndërtesa e ardhshme më e lartë në botë mund të jetë një bateri 900 metra e gjatë - Business Magazine Albania

Ndërtesa e ardhshme më e lartë në botë mund të jetë një bateri 900 metra e gjatë

Ndërtesa e ardhshme më e lartë në botë mund të jetë një bateri 900 metra e gjatë

Ndërtesat e larta janë ndërtuar për të demonstruar fuqinë e perandorive, pushtetarëve, apo korporatave. Sot, ndërtesat e tilla mund të marrin një funksion të ri dhe të rëndësishëm: ruajtjen e energjisë rinovuese.

Një nga sfidat kryesore të një rrjeti energjetik që mbështetet në burime të rinovueshme është ndërprerja që mund të ndodhi me disa prej këtyre burimeve. P.sh., mund të ketë re kur është e nevojshme energjia diellore, ose era mund të ndalojë dhe turbinat nuk prodhojnë energji. Në disa raste, dielli dhe era prodhojnë më shumë energji se sa është e nevojshme në moment. Ruajtja e energjisë është thelbësore për të balancuar prodhimin dhe konsumimin. Nevojitet një kombinim teknologjish, nga bateritë e ndryshme në metoda të tjera të ruajtjes së energjisë, për të rritur kapacitetin e ruajtjes.

Në këtë kuadër, kanë dalë në plan bateritë në formë ndërtesash të larta. Në fund të majit, firma e njohur për ndërtimin e disa ndërtesave më të larta në botë, Skidmore, Owings & Merrill (SOM), njoftoi një partneritet me kompaninë e ruajtjes së energjisë Energy Vault për të zhvilluar zgjidhje të reja të ruajtjes së energjisë përmes gravitetit.

Ky projekt përfshin ndërtimin e një ‘qiellgërvishtësi’ që do të përdorë një motor të fuqizuar nga elektriciteti i rrjetit për të ngritur blloqe të mëdha kur kërkesa për energji është e ulët. Këto blloqe do të ruajnë energjinë si energji potenciale. Kur ka kërkesë për energji, blloqet do të ulen dhe energjia do të konvertohet në elektricitet. Ndërtesat e larta janë specialitet i SOM, që ka projektuar Qendrën e Tregut në New York, Willis Tower në Chicago, dhe Burj Khalifa në Dubai, që është më shumë se 828 metra e lartë.

Bill Baker, partner këshillues në SOM dhe inxhinier ndërtimi për Burj Khalifa, shprehet se kjo është një mundësi për të përdorur këtë ekspertizë në ruajtjen e energjisë dhe për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile. Nëse bota dëshiron të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, ruajtja e energjisë në shkallë rrjeti do të duhet të rritet, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Lexo edhe: Abu Dhabi nis përdorimin e AI në shkolla për një edukim më cilësor!

Bateritë litium-ion, të cilat përdoren shpesh për automjetet elektrike, nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin e ruajtjes së energjisë për periudha të gjata. Ndonjëherë energjia duhet të ruhet për periudha më të gjata.

Ruajtja e energjisë hidraulike me pompë, që përdoret gjerësisht, përfshin pompimin e ujit nga një rezervuar në një tjetër në terren të lartë gjatë orëve pa ngarkesë. Kur kërkesa rritet, uji lëshohet për të kaluar përmes një turbine që prodhon elektricitet, por kërkon terren kodrinor dhe shumë hapësirë.

Ndërtesa e lartë e propozuar nga SOM dhe Energy Vault mund të arrijë nga 300 deri në 1,000 metra në lartësi dhe do të ketë struktura të zbrazura që ngjajnë me kanale ngritjeje për blloqet. Ky dizajn do të lërë hapësirë për banorë dhe qiradhënie. Këto firma gjithashtu po shqyrtojnë integrimin e ruajtjes së energjisë hidraulike në ndërtesat e larta, duke përdorur ujë në vend të blloqeve.

Kjo strukturë do të mund të ruajë shumë megavat-orë të energjisë, e mjaftueshme për të fuqizuar disa ndërtesa. Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë nëse ekonomitë e një baterie në formë qiellgërvishtësi do të funksionojnë, për shkak të hapësirës së nevojshme për ruajtjen e energjisë dhe ndryshimeve strukturore për të mbështetur peshën shtesë.

Energy Vault dhe SOM janë të sigurt se zgjidhjet e tyre janë të realizueshme komercialisht. Energy Vault ka përfunduar një projekt në Kinë, i cili është i pari në botë në shkallë komerciale, për ruajtjen e energjisë me gravitet. Kjo ndihmon për të kompensuar ndotjen e karbonit nga ndërtimi i ndërtesave të larta. Nëse ndërtojmë ndërtesa të larta për ruajtjen e energjisë, do të ndihmojmë gjithashtu për të ulur emetimet globale të gazrave serë.

 

 

 

 

 

 

 

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0