Sipërmarrësit dhe kafeja, alkimia e "padukshme" mes tyre...

Sipërmarrësit dhe kafeja, alkimia e “padukshme” mes tyre…


Në botën e startupeve dhe të teknologjisë, kafeja duket të jetë bërë një standard. Disa kompani kanë një barist full-time në stafin e tyre ose kanë takime të rregullta plot me kafe. Që nga prezantimet e biznesit te takimet e para, gjithçka ndodh në kafene. Që nga zinxhirët e mëdhenj të kafeneve e deri të dyqanet artizanale të kafesë, nuk ka mungesë vendesh për takime, për të pirë dhe për të ëndërrur paksa për gjëra të reja. Po pse është kaq e fiksuar bota e teknologjisë pas kafesë? Pas shijes dhe aromës së këndshme, ka arsye të tjera se pse sipërmarrësit e konsumojnë kafenë, dhe madje shumë kafe.

1. Është shija e botës së “teknologjisë së ulët”
Në një botë të fiksuar me përparimin e shpejtë dhe të performimit të shumë detyrave në të njëjtën kohë të përgatisësh një tas të mirë me kafe nuk është më e njëjta gjë sikurse bazat për transformimin të ujit dhe kokrrave të kafesë në kafe të përgatitur. Pavarësisht se inovacioni dhe metodat e reja të përgatitjes risjellin eksperiencën e kafesë së përgatitur, e gjitha përfundon në të njëjtën alkimi që na kujton për traditën e një kënaqësie të thjeshtë e cila na serviret për pushim.

“Teknologjia është gjaku i botës moderne por kjo është edhe arsyeja kryesore për t’i ngadalësuar gjërat dhe për t’i bërë ato më të thjeshta,” ka thënë Alexander Albanese, themelues i It’s American Press. “Baret e qeta, përgatitësit manual të kafesë që realizojnë një lidhje midis eksperiencës së përpunimit të kafesë dhe idesë kulturore si ajo Sëedish Fika, të gjitha këto na japin një moment pushimi, meditimi, shijimi dhe të krijimit të një lidhjeje me veten pa prezencën e teknologjisë, që na lejon në fund të fundit të kemi sukses në këtë botë të teknologjisë.”

2. Është një shans për “të ngadalësuar hapin”
Edhe pse mund ta pini kafenë duke ecur, çdo gllënjkë është një pushim i vogël në ditën tënde dhe një moment për t’u kujdesur për veten. Ashtu si tradita suedeze e “Fika”, ne të gjithë mund ta shndërrojmë kafenë një mënyrë shumë të mirë jo vetëm për t’u rikarikuar, por për t’u relaksuar, t’i mendojmë gjërat dhe të marrim kohë për veten tonë. Mbase po konsumoni një filxhan kafe me një shok/shoqe gjatë pasditeve, ose e keni kafenë e mëngjesit me partnerin tuaj si rutinë të përditshme; kafeja është një mundësi unike për të reflektuar dhe për të krijuar pak qetësi në botën e zhurmshme. Është një rutinë mirëseardhje dhe një mënyrë e vogël për të përkëdhelur veten.

“Për mua pushimi i kafesë ka qenë gjithmonë katalizatori për ngjizjen e ideve kreative. Nëse kam ngecur në diçka, do shkoj të marr një kafe dhe do të harroj problemin që më shqetësonte. Është pikërisht në atë pushimin e qetë ku lumi i kreativitetit fillon të rrjedhë sërish. Nuk mund të punojmë pa pushim,” thotë Tony Dreyfuss, themelues i Metropolis Coffee Company. “Na duhen momente ndërmjet copëzave të punës për ta harruar atë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sipërmarrësit që kanë nevojë për kreativitetin më shumë se gjithë të tjerët. Kafeja është është një justifikim shumë i mirë, dhe një kafe më e mirë është një justifikim edhe më i mirë.”

3. Është një mënyrë për t’u lidhur dhe për të ndarë ide
Sa herë keni takuar një person të ri, klient potencial ose punonjës për një kafe? Mbase kështu lidheni me miqtë e vjetër gjatë udhëtimeve ose pqerqafoheni në një takim të parë të një të shtune pasdite. Përgatitja dhe pirja e kafesë është një ndërmjetës mes njerëzve dhe frymëzon idetë dhe bisedat. Idetë dhe rrjetëzimi janë qendra e jetës së çdo sipërmarrësi, kështuqë kafeja është e preferueshmja e natyrshme.

“Marrëdhëniet, si ato personale edhe ato profesionale, kanë të bëjnë me cilësinë më tepër se sa më sasinë. Është një zgjedhje midis bërjes së disa telefonatave të shpejta ose të takosh të njëtjin person për një kafe, zgjedhja ime është gjithmonë kjo e dyta. Mund të mësoni më shumë rreth një personi ose të gërrmoni më thellë në një ide kur jeni plotësisht të pranishëm në bisedë, pasja ballë-për-ballë është vendimtare,” ka thënë Crystal Tao, Drejtori i Marketingut i Foxtrot.

Është një mënyrë për të eksploruar botën dhe për të njohur njerëzit dhe idetë e reja. Kur udhëtoj, mundohem të gjej një dyqan lokale të kafeneve dhe të provoj specialitetin e tyre. Është shija e komunitetit, traditat e kulturës dhe teknologjitë më të fundit të përgatitjes. Jo vetëm që takoni njerëz të rinj, por përjetoni kultura dhe ide të reja.

4. Është unike sa një sipërmarrës
Ka shumë mënyra për ta shijuar kafenë. Mund ta pish të bardhë, me qumësht ose krem, të ngrohtë ose të ftohtë. Mund t’i shtosh aromatizues dhe ëmbëltues sipas dëshirës. Mund ta bësh të thjeshtë ose ‘të ndërlikuar’. Kafeja mund të imagjinohet pafund për ta bërë diçka të vjetër të re sërish, ashtu si sipërmarrësit “e mprehin” veten vazhdimisht dhe e “rishpikin” atë dhe biznesin e tyre.

5. Kafeina…
Kafja është e mrekullueshme! Shijon kaq e mirë, të ngroh në dita të ftohta dhe të zgjon nga gjumi kur ke nevojë për të. Kur ngeni ngecur në një vend, kafeina i bën “lëngjet kreativë” që të rrjedhin dhe ju jep energjinë për të marrë një propozim që e këni dorëzuar në orët e hershme. Kafeja ju bën që ta nisni ditën tuaj me energji dhe të bëni gjëra interesante gjatë ditës, dhe a nuk është i tillë edhe një sipërmarrës?

/Shkruar nga Adam Fridman, themelues i MeetAdvisors, Publikuar më parë nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0