Sipërmarrësi, i cili ndërtoi një perandori prej 180 milionë $ (148 Milionë £) për orat e dorës në më pak se pesë vjet, thuhet se ka blerë aksione në Klarna që sot vlejnë rreth 53 milionë korona (7 milionë £) me një firmë që ai zotëron e quajtur JFT Holdings. Investimi u zbulua nga Breakit në një dokument diskret.
Klarna ka ngritur më shumë se 290 milionë $ (238 Milionë £) dhe vlen rreth 2.25 miliardë $ (1.85 miliardë £), duke e bërë atë një nga disa kompanitë miliarda dollarëshe teknologjike në Suedi.
Kompania lejon konsumatorët të blejnë produkte online thjesht duke shkruar vetëm adresën e tyre të e-mail-it dhe kodin postar. Më pas në mënyrë efektive konsumatorët mund të porosisin dhe më vonë iu dërgohet një e-mail, ku iu kërkohet të plotësojnë të dhënat e tyrë për pagesën.
Prillin e kaluar, metoda kishte rezultuar me sukses në Suedi, duke bërë që Klarna të kishte rreth 30% të të gjitha blerjet online atje dhe të përpunonte transaksione me vlerë 9 miliardë $ (5.74 miliardë £) në nivel global në vitin 2014. Kompania ka qenë mjaft fitimprurëse që nga fillimi i saj.
Investitorë të tjerë në Klarna përfshijnë firmat me Kapital në Silicon Valley Sequoia dhe Goldman Sachs.
burimi: Business Insider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto