Nga Aaron Pitman* (Presidenti dhe Themeluesi i API Domain Investments; Sipërmarrës, Investitor, Këshillues Biznesi, Coach)
Nëse ka ndonjë të vërtetë universale, është se të gjithë duam të pasurohemi shpejt. E vërteta ështe se nëse je duke kërkuar për punën e ëndrrave apo kërkon të startosh kompaninë tënde, shumë të rinj shpresojnë të gjejnë minierë ari sa më shpejt të jetë e mundur.
Si dikush që bëra milionin e parë (dollarë) para se të mbushja 30 vjeç, pyetja se si të bëhesh milioner në moshë të re na vjen të gjithëve nëpër mend. Për fat të keq, unë nuk njoh asnjë bar magjik ose buton për t’u shtypur për ta bërë realitet në moment.
Për fillestarët, unë ndiqja “10,000 orë për ‘t’u mjeshtëruar’ në një fushë” nga libri “Outliers” i autorit Malcolm Gladwell; kaloja netë pa etur në fakultet për plane biznesi me një grup njerëzish që tashmë e kishin arritur suksesin e tyre, madje tejkaluar. Së bashku me 13 shokë të tjerë klase, i kaloja pjesën më të madhe të viteve të mia “të festimeve” duke derdhur djersë, duke perfeksionuar aftësitë e mia dhe duke ngrënë makarona Ramen pafund (është një pjatë tipike japoneze).
Nëse keni motivimin e duhur, vendosmërinë dhe ambicien për të patur sukses e di që është e mundur të bëhesh i pasur në vitet e rinisë. Këto janë ato gjërat që me ndihmuan mua, të cilat jua sugjeroj edhe juve:
1. Rrëfehu dhe sulmo
Si një punonjës në moshë të njomë, shumica e njerëzve kanë për t’jua servirur këtë fakt si pengesën tuaj më të madhe dhe handikapin më presionues. Por që ta dini, rinia mund të jetë avantazhi më i madh i juaji.
Kaq shumë prej njerëzve me të cilët lidhesha dhe kisha kontakte ishin më të mëdhenj se unë (ndonjeherë shumë më të vjetër) se sa unë.
Shpeshherë, këta njerëz donin të mësonin edhe nga hapë- sirat kibernetike (internet dhe online), por nuk e dinin si funksiononte bota e “online”-it. Ata ishin gjatë të gjithë kohës duke kërkuar për dikë “të uritur” dhe “të motivuar”, më mirë ende, ata kërkonin dikë që ishte rritur mes teknologjisë dhe e kuptonte tregun.
Sërish, të shikohesh me syrin e një punonjësi ose sipërmarrësi të ri dhe “pa eksperiencë” është një risk i perceptuar që nuk mund ta mohosh dot. Ishte ky ai momenti kur unë nisa të formuloja strategjinë time “rrëfe dhe sulmo”. Kështu që u thoja partnerëve të mundshëm të biznesit të vërtetën e dukshme:“Jam i ri, por kjo nuk do të thotë se nuk e di se çfarë dua apo se nuk kam derdhur djersë dhe harxhuar kohë mjaftueshëm për t’u bërë ekkspert në fushën time.”
Artikulli u publiku më parë në faqen 58 të numrit 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu.
Sapo u rrëfeja atë që të dy palët e dinim mirë dhe u shpjegoja aftësitë e mia, ua godisja gjykimet e hamendësuara. Duke shkuar më tutje, do t’ua kaloja përgjgjësitë atyre duke u thënë se nëse nuk ndjeheshin rehat të punonin me mua dhe skuadrën time, mbase nuk ishim patnerë të duhur në biznes.
Mora në dorë kontrollin e situatës dhe gjeta partnerët e biznesit të cilët besuan vërtet te unë dhe aftësitë e mia për t’ia dalë mbanë, në vend të atyre investitorëve nevrikë që do ishin të gatshëm të hiqnin dorë me shenjat e para të telasheve.
2. Sensi i Socializimit që keni mund të përcaktojë suksesin tuaj
Si një punëkërkues i ri që jeni apo sipërmarrës, networking është thelbësor. ”Më thuaj me kë rri, të të them se kush je.” Po, kjo shprehja shabllon që e keni dëgjuar nga nënat apo gjyshet tuaja është po aq e vërtetë sa në jetë, edhe në botën e biznesit!
Sipas folësit motivues Jim Rohn, ne jemi një mesatare e 5 njerëzve me të cilët zgjedhim të rrimë. Nga natyra njerëzore tentojmë të matemi me njerëzit me ngjashmëri me veten tonë, dhe nëse këta njerëz janë të suksesshëm edhe shanset e tua për sukses rriten në proporcion.
Nëse këta 5 shokët më të afërt janë maksimalisht të motivuar dhe njerëz të suksseshëm, këto tipare të tyre do t’ju shtyjnë të punoni më shumë. Në fakt, një studim tregon se njerëzit të cilët ndanin objektivat e tyre me të tjrët kanë 33% më shumë mundësi për t’i arritur objektivat e tyre.
Sipas eksperiencës sime, të shpenzosh kohë me njerëz të suksesshëm më ka lejuar të takoj individë interesantë dhe të zgjeroj lidhjet e mia profesionale. Lidhjet që kërkoja ishin të sinqerta, duke më lejuar t’i ndihmoja ashtu si edhe duke i lejuar të ishin guidë për mua dhe të më mbështetnin.
Për shembull, njëherë kisha një të njohur nga NFL (National Football League), i cili më ndihmoi të njihja një ish-lojtar, që dinte mirë për personin që kishte influencë në industrinë tonë. Ne ndamë idetë tona të biznesit dhe u miqësuam shumë shpejt. Një mbrëmje, mora një telefonatë nga ky person i cili po më ftonte në një festë që e organizonte ai.
Kur shkuam në festë, pata mundësinë të njihesha me shumë njerëz të suksesshëm dhe me influencë. Në kolegj nuk është se shpenzoja shumë kohë duke u shoqëruar më njerëz sepse po praktikoja 10,000 orët e mia të parapërgatitjes për sukses sipas guidës së librit që jua përmenda më sipër, ndërsa tashmë po bisedoja më një yll shumë të njohur tenisi.
Një pjesë e mirë e njerëzve që më rrethojnë përbëjnë atë grup njerëzish që e kuptojnë se çfarë dua të bëj dhe mund të më ndihmojnë të arrij objektivat e mia. Të njohësh njerëzit e duhur është absolutisht shumë efektive që do t’ju bëjë të kuptoni se çfarë rruge suksesi do të ndiqni.
Fatkeqësisht, për askënd lekët nuk bien nga qielli ose rriten nëpër pemë. Megjithatë, lajmi i mirë është se asgjë nuk ju ndalon të bëheni të suksesshëm edhe në një moshë të re. Duhet vetëm të punoni shumë, të keni besim në aftësitë tuaja dhe ta rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe të suksesshëm.
Artikulli u publiku më parë në faqen 58 të numrit 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.