Si të vendosni qëllime objektive në nisje të 2023 - Business Magazine Albania

Si të vendosni qëllime objektive në nisje të 2023

Pas një bilanci që të gjithë njerëzit bëjnë në mbyllje të viti që ikën, për vitin e ri që erdhi të gjithë kanë synime dhe objektiva të qarta që duan të arrijnë. Synimet mund të jetë familja, karriera, përmirësimi i vetes, shëndeti apo çdo gjë tjetër që për ju ka rëndësi. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtë vit të kaluar, ju keni fuqinë brenda jush për të arritur qëllimet tuaja. Ju inkurajojmë që të mbyllni kapitullin në vitin 2022 dhe të përdorni mësimet që keni marrë për të arritur qëllimet që synonin për 2023. Ja disa mënyra se si të jeni më të qartë për synimet tuaja dhe të fokusoheni në to.

Shkruani qëllime specifike.

Sa më i përqendruar të jetë qëllimi juaj, aq më shumë do të ndiheni të motivuar për ta realizuar atë. Nëse një qëllim është shumë i paqartë, mund të jetë e vështirë të dish kur mund të fillosh.

Qëllimet duhet të jenë të matshme.

Ndërsa shkruani qëllimin tuaj, duhet të siguroheni ka një mënyrë se si mund ta masni. Duhet të jeni në gjendje të ndani qëllimin në piketa specifike përgjatë rrugës për të ndjekur progresin tuaj.

Bëni qëllimet tuaja të realizueshme.

Siguroheni që qëllimet tuaja të përcaktojnë shumë qartë se çfarë do bëni konkretisht. Ky lloj qëllimi do t’ju nxisë të veproni. Kjo do t’ju ndihmojë gjatë gjithë vitit të qëndroni të motivuar.

Qëllimet e guximshme që kanë rrezik brenda janë më të mira sesa ata të sigurta.

Ju sfidojmë që ndërsa shkruani qëllimet tuaja për këtë vit tjetër, t’i bëni të tilla që edhe t’ju sfidojnë. Nëse vendosni qëllime që e dini se mund t’i arrini nuk po e detyroni veten të sfidoheni.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0