Të qënit mes familjes dhe biznesit që po rritet
Është një betejë e zakonshme që e hasin pjesa më e madhe e sipërmarësve- si e balanconi kohën midis biznesit tuaj dhe jetës personale? Kur biznesi është duke u rritur është një periudhë emocionuese. Mbase po shkoni drejt godinave më të mëdha, ose po merrni në punë staf të ri. Mund të jetë tunduese që t’i përkushtoheni biznesit tuaj dhe të merrni pjesë në të gjitha aspektet e rritjes së tij, por çfarë bëni kur ndërkohë edhe familja juaj po zgjerohet?
Jas Brar, CEO i Entripy Custom Clothing, ka përjetuar pikërisht këtë dilemë. Fëmijët e tij u lindën në këto 5 vitet e fundit, gjatë një kohe kur Entripy po rritej më shumë se kurrë. “Ne kishim rritje dyshifrore çdo vit, duke i bërë gjërat që të ecnin shpejt në punë, dhe në të njëjtën kohë shtohej edhe familja ime,” ka thënë Brar.
Ja se si ia arriti Brar të menaxhonte kërkesën e rritur të një biznesi dhe një familje që po rritej.
Përdore familjen si “motorr”
Bashkëshortja e Brar dhe tre fëmijët, jo vetëm që e mbajnë atë me këmbë në tokë, thotë ai, por në fakt e nxisin të bëjë më shumë në punë. “Si sipërmarrës, ti je një i varur nga adrenalina. Kështuqë pasja e kësaj adrenaline në shtëpi në njëfarë mënyre të nxit të bësh më shumë.” Përshtatja me nevojat e tre fëmijëve të tij të vegjël i jep Brar momentin për të cilin ka nevojë për të qenë më shumë produktiv në punë dhe i jep shkëndijën kreative për të ndezur imagjinatën.
Gjej kohë duke eleminuar kohën e udhëtimit për në punë
Kur Brar po kërkonte për një shtëpi të re për familjen e tij që po rritej, vendndodhja ishte faktori më i madh në vendimin e blerjes. “Unë mundohem të eleminoj kohën e humbur në jetë, dhe të udhëtoj për në punë është një humbje kohe,” ka thënë ai. Brar ka blerë një shtëpi 5 minuta larg nga zyrat e Entripy për të siguruar se koha e shpenzuar për të shkuar e për t’u kthyer nga puna të ishte sa më e shkurtër që të ishte e mundur. Ndërsa është rritur biznesi, Brar, herë pas here ka parë mundësinë e transferimit të zyrave të Entripy në një vendndodhje të re, por në mënyrë të atillë që të ndjekë përgjegjësitë e tij në shtëpi, ai thotë “Entripy dhe shtëpia nuk mund të jenë kurrë shumë larg njëra-tjetrës.”
Mbajeni të fortë themelin tuaj
“Nuk do të kisha patur mundësinë të bëja atë që bëj pa mbështetjen e gruas sime,” ka thënë Brar. Ushqimi i marrëdhënieve me bashkëshorten e tij, Shelli, është prioritet i listës së gjërave për të bërë të Brar për një javë. “Ti nuk mund t’ia çosh të gjitha përpjekjet punës. Disa prej tyre duhet t’i çosh në shtëpi,” ka thënë ai. Për shkak se Brar jeton afër zyrës, ai shpeshherë shkon në shtëpi për të drekuar me bashkëshorten, dhe çifti del çdo javë në një takim personal, për të siguruar se ata kanë kohë cilësorë me njëri-tjetrin.
Çështjet e punës gjithmonë diskutohen në tryezë
Edhe pse shumë sipërmarrës përpiqen të ndajnë punën nga jeta familjare, Brar thotë se në shtëpinë e tij, biznesi është gjithmonë i pranishëm në tryezë. “Ti nuk del nga dera e punës dhe çdo gjë zhduket,” ka thënë ai. Brar i ndan detajet e sukseseve dhe mundimeve të Entripy me bashkëshorten, të cilën ai e quan “tifozen” më të madhe. Askush më mirë se ajo nuk i di të mirat dhe të këqijat e biznesit.
Puno kur të gjithë janë duke fjetur
Edhe pse Brar nuk e sjell punën me vete në shtëpi, ai shmang dërgimin e emaileve ose punën në laptopin e tij gjatë kohës me familjen, duke preferuar të punojë kur të gjithë janë në gjumë. “Ndjej më pak brerrje ndërgjegjie kur familja ime është duke fjetur, sepse kështu nuk humbas asgjë,” ka thënë Brar. “Unë mund të sakrifikoj pak gjumin, por nuk do të sakrifikoj kohën e mirë që i dedikoj asaj.”
Gjatë periudhave të zëna, Brar shkon në zyrë në 4:30 të mëngjesit dhe largohet në 7 të mëngjesit të ditës tjetër, fiks në kohën kur bëhet zgjimi në shtëpi. “Sigurohem se do të jem atje për fëmijët e mi kur zgjohen dhe kur shkojnë në shtrat,” thotë ai. “Nuk ka asgjë më të bukur kur ata të shikojnë ty sa herë që shkojnë për të fjetur dhe sa herë që ngrihen.” Brar thotë se ai gjithmonë i merr fëmijët në shkollë dhe programon që ta lërë punën rreth kohës kur ata dalin nga shkolla. “Është një mënyrë fantastike për të nisur ditën time, dhe nuk do të doja ta filloja kurrsesi ndryshe.”
Ki besim te të tjerët dhe delego
Shumë shpesh, sipas Brar, sipërmarrësit përpiqen të bëjnë çdo gjë vetë. Toleranca është e vetmja mënyrë me të cilën ai ka arritur të ekuilibrojë kërkesat e punës dhe jetës personale. “Nëse ndërton një kulturë të mirë dhe je një lider i mirë, do të jeni të aftë të rrisni biznesin pasi nuk ka nevojë që ju të mikromanaxhoni çdo vendim,” thotë ai. Kur punëson njerëz të rinj, Brar sigurohet se ata jo vetëm që janë të pavarur për të marrë frenat në dorë, por edhe të kenë stilin dhe besimet e tij, në mënyrë të tillë që t’u delegojë punët dhe këta të fundit t’i bëjnë po në mënyrën që do t’i bënte ai.
Ji i fortë mendërisht dhe fizikisht
Biznesi kur rritet kërkon fuqi mendore dhe fizike, diçka që Brar thotë se i mungonte para 5 vitesh. “Unë haja shumë keq për periudhën më të gjatë të jetës sime dhe trupi im mori një goditje. Truri im ndihej më i mjegullt, isha më shumë në humor të keq, dhe nuk isha energjik.” Një ndryshim në jetë dhe stil jetese e ndihmoi ta bënte punë dhe jetën e tij më të kënaqshme. “Unë kam energji të bëj gjëra me fëmijët e mi, dhe të njëjtën energji e sjell në punë.”
/Shkruar nga Lisa Evans dhe publikuar nga Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.