Si të mbroni identitetin tuaj? - Business Magazine Albania

Si të mbroni identitetin tuaj?



A e dini se përveç terrorizmit, vjedhja e identitetit është krimi dhe ankthi më i madh për një person? Të paktën në Amerikë ndodh kështu… Në momentin që ju humbisni identitetin tuaj, është e pamundur që t’a merrni atë mbrapsht sërisht. Do t’iu duheshin vite, durim dhe shumë thasë me para.

Hajdutët e identitetit jo vetëm që iu vjedhin paratë, por ata mund t’iu fusin dhe në borxhe të mëdha. Dhe e gjitha kjo ndodh nën hundën tuaj pa e kuptuar. Fatmirësisht, ka disa mënyra se si mund t’a mbroni identitetin tuaj. BusinessMag i ka renditur si më poshtë:

1. Të jeni të kujdesshëm me shpërndarjen e të dhënat personale kur aplikoni për punë jashtë shtetit

Shumë mundësi të reja pune ofrojnë pagesa të larta dhe bonuse të cilat iu kërkojnë detaje të llogarisë suaj bankare, kopje të pashaportës dhe dokumente të tjera personale. Asnjëherë mos i dorëzoni këto të dhëna të rëndësishme. Nëse po jua kërkojnë këto detaje qoftë edhe online, bëni paraprakisht disa kërkime. Asnjëherë mos jepni informacione personale nëpërmjet telefonit ose online.

2. Asnjëherë mos mbani dokumente të rëndësishme me vete ose në makinë

Kur dilni nga shtëpia, mos e mbani me vete pasaportën apo dokumente të tjera. Mund të mbani vetëm kartën e debitit/kreditit ose patentën, por nuk duhet të mbani në portofol ose në makinë dokumente personale.

3. “Shkatërrojini informacionet e rëndësishme përpara se t’i hidhni ato

“Letrat me vlerë”, pra to që mbajnë informacine të rëndësishme dhe të dhënat tuaja personale si kredencialet e identitetit tuaj, faturat, nënshkrime, kode të kartave bankare duhet menjëherë t’i grisni para se t’i flakni në mbeturina. Nëse keni shumë të tilla mund të bleni një makinë “grirëse”.

4. Siguroni kopje të dokumenteve të rëndësishme

Çertifikatën e lindjes, licencë, pasaportën, çertifikatën e martesës, diplomën e universitetit, etj. Të gjitha këto duhet t’i mbani të kyçura. Këto dokumente shërbejnë për të verifikuar identitetin tuja dhe kopjet origjinale nuk duhet t’i humbisni. Prandaj vendosini ato në një kuti të sigurtë kundërr zjarrit dhe ujit.

Ruajini të gjitha informacionet në mënyrë elektronike të koduara ose të mbrojtura me një fjalëkalim të fortë.

5. Përdorni fjalëkalime të fortë dhe siguroni kompjuterin tuaj

Kjo është mënyra më e lehtë se si hackerat mund të vjedhin të dhënat tuaja personale. Bëni kujdes nga linket e panjohura që klikoni pasi ato mund të instalojnë viruse në paisjet tuaja. Gjithmonë përdorini fjalëkalime të fortë dhe instaloni një firewall në mënyrë që fëmijët mos të hyjnë në faqe që nuk duhet.

Asnjëherë mos përdorni kompjuterë publik kur hapni të dhëna të rëndësishme. Gjithashtu siguroni telefonin tuaj nga viruset dhe malëare. Fjalëkalime të fortë janë ata të cilët përmbajnë karaktere të veçanta, numra së bashku me shkronja të vogla dhe të mëdha të alfabetit. Përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Update-oni anti-virusin e software-it tuaj herë pas here.

6. Limitoni postimet online

Asnjëherë mos portoni detaje në rrjetet sociale që tregojnë se ju do të jeni në një udhëtim. Është njësoj si t’i bëni një thirrjë hajdutëve të kalojnë për vizitë nga shtëpia juaj. e mira do të ishte të siguronit shtëpinë me një sistem alarmi.

7. Kur udhëtoni

Bëni dhe mbani kopje të ndryshme të pasaportës, intinerarit, etj. Një kopje mbajeni në shtëpi te një miku apo familjari juaj i besuar.

Shpresojmë që këto këshilla t’iu ndihmojnë për të mbrojtur identitetin tuaj.

/EasyWays

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0