Si një baba ndërtoi një smartwatch nga e para për të monitoruar d... - Business Magazine Albania

Si një baba ndërtoi një smartwatch nga e para për të monitoruar diabetin e tipit 1 të djalit të tij?

Kujdesi për diabetin e tipit 1 ka përparuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Në të kaluarën, kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak kërkonte shpime të vazhdueshme në gisht gjatë ditës, ndërsa sot, sensorë të vegjël të vendosur nën lëkurë ofrojnë monitorim të vazhdueshëm. Njësoj, injeksionet e shpeshta të insulinës janë zëvendësuar nga pompat e insulinës që mbahen në trup.

Megjithatë, edhe me këtë teknologji të përmirësuar, menaxhimi i diabetit mbetet një sfidë, shpesh si një punë me orar të pjesshëm, sidomos për prindërit e fëmijëve me këtë diagnozë. Andreë Childs nga Bruklini, Nju Jork, e njeh nga afër këtë realitet. Djali i tij u diagnostikua me diabet tip 1 në moshën 5-vjeçare dhe tani, në moshën 9-vjeçare, prindërit përpiqen ta mbajnë të sigurt nga rreziqet e menjëhershme shëndetësore, pa i kufizuar jetën normale.

Lexo gjithashtu: Multitasking nuk funksionon! Dakord, po çfarë duhet të bëjmë për të mbyllur punët?

“Unë mendoj se bashkë me bashkëshorten time kemi bërë një punë të mirë për t’i dhënë atij një jetë normale, pavarësisht sfidave. Luani bejsboll, futboll, luan edhe violonçel prej tre vitesh,” thotë Childs. “Është një djalë i zgjuar, krijues dhe plot humor.”

Por një tjetër pengesë për “jetën normale” është sa i zhurmshëm dhe ndërhyrës mund të jetë një monitor i vazhdueshëm i glukozës (CGM). Këto pajisje paralajmërojnë me tinguj të fortë nëse niveli i sheqerit është shumë i ulët apo i lartë, diçka jetike për shëndetin, por që mund të ndërpresë çdo aktivitet.

Disa pajisje inteligjente, si Apple Watch, mund të lidhen me CGM-të për të shfaqur të dhënat në kohë reale. Por për djalin e tij, Childs nuk donte të vendoste një mini-smartfon në kyçin e dorës.

“Një nga sfidat tona më të mëdha tani është koha para ekranit. iPadi, Apple Watch janë tepër tërheqës për fëmijët,” shpjegon ai. “Dua që djali ynë të jetë i përqendruar në mësim, jo të shikojë orën çdo pesë minuta.”

Atëherë, duke qenë zhvillues softuerësh me profesion, ai vendosi të hidhte një hap më tej, të ndërtonte vetë nga e para një smartëatch të posaçëm për diabetin e djalit të tij.

Lexo gjithashtu: Mësimet që nuk i jep asnjë shkollë, 4 leksione nga sipërmarrëset që po ndryshojnë botën e biznesit

Ai dokumentoi gjithë procesin gjashtëmujor në një blog personal, duke e cilësuar si një eksperiencë mësimi intensive, por tejet frymëzuese.

Pajisja duhej të ishte:

-e thjeshtë, pa funksione të panevojshme,

-rezistente ndaj shiut, baltës dhe lojërave,

-e aftë të jepte sinjalizime përmes vibrimeve

-me një ekran që nuk dukej “mjekësor”, por i afërt dhe i këndshëm për një fëmijë.

“Fëmijët nuk duan të merren me këtë. Por janë momente që duhen ndjekur me kujdes, si kur sheqeri bie ose rritet shumë. Pse të mos i bëjmë këto momente më të durueshme, ndoshta edhe argëtuese?” – pyet ai.

Lexo gjithashtu: Si një nënë e trajtoi diagnozën e rrallë të vajzës si sfidë biznesi dhe e fitoi?

Childs nisi të eksperimentonte me pjesë të porositura nga platforma si Adafruit dhe Sparkfun, të njohura për projekte të tipit DIY. Pasi u njoh me modulet bazë, mësoi vetë modelim 3D për të dizajnuar pjesën e jashtme të orës dhe më pas krijoi një qark të personalizuar elektronik, shpesh me ndihmën e ChatGPT.

Për dikë pa përvojë në elektronikë, kjo duket e frikshme, por ai thotë se me mjetet që kemi sot, gjithçka është e realizueshme.

“Është e pabesueshme që sot, kushdo mund të krijojë një qark elektronik nga fillimi. Nuk është e lehtë, por është plotësisht e mundur,” – thotë ai.

Pasi projektoi qarkun dhe e dërgoi për prodhim, nisi faza e montimit, lodhëse, por edhe argëtuese. Pajisja finale kishte të gjitha funksionet që kërkonte, përfshirë edhe një mënyrë “fun” për ta bërë më tërheqëse, ekrani shfaq një karkalec shumëngjyrësh që “noton” në hapësirë dhe që lëviz sa herë të dhënat e glukozës përditësohen.

Pas publikimit të blogut të tij, Childs mori mesazhe nga prindër dhe profesionistë të teknologjisë nga mbarë bota. “Një inxhinier nga Kina më tha që ishte frymëzuar dhe po punon për një produkt të ngjashëm. Ishte e pabesueshme.”

Por suksesi më i madh?

“Që të dy kemi nga një orë dhe ende funksionojnë. Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj  çdo ditë, në shkollë, në lojë, kudo.”

Nice News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0