5 qytetet e Evropës Perëndimore ku mund të udhëtosh me çmime... - Business Magazine Albania

5 qytetet e Evropës Perëndimore ku mund të udhëtosh me çmime të paimagjinueshme

Kur mendoni për Europën Perëndimore, zakonisht fjala “ekonomike” nuk është e para që ju vjen në mendje. Franca, Anglia, Zvicra apo Holanda janë ndër destinacionet më të shtrenjta në botë. Por në këtë mozaik të luksit, ekziston një përjashtim i rrallë që befason…Portugalia!

Në një kohë kur inflacioni dhe shpërnguljet e nomadëve digjitalë po ndryshojnë fytyrën e qyteteve, Portugalia mbetet një ndër zgjedhjet më të zgjuara dhe më të përballueshme në Europë. Nëse Lisbona ju duket tashmë një “bargain”, imagjinoni çfarë mund të zbuloni jashtë kryeqytetit. Ja pesë qytete të mrekullueshme, ende të pazbuluara nga shumica e turistëve, që ju ofrojnë përvoja të paharrueshme pa ju zbrazur portofolin:

Braga – “Roma” e Portugalisë

Një qytet antik që frymon histori në çdo cep. Braga, me katedralen më të vjetër të vendit (Sé de Braga, ndërtuar më 1070) dhe mrekullinë neoklasike të Bom Jesus do Monte, ofron një përzierje magjike mes monumenteve madhështore dhe rrugicave të ngushta plot jetë. Një vakt në restorant kushton mesatarisht vetëm 10 dollarë, ndërsa në “Tasquinha do Fujacal” mund të shijoni gatime tradicionale nga 12 dollarë.

Lexo gjithashtu: Zëri i Vjosës dëgjohet në botë, aktivistët shqiptarë nderohen me ‘Goldman’

Coimbra – “Mini Porto” me shpirt rinor

Në këtë qytet universitar plot gjallëri, ku ndodhet një nga universitetet më të vjetra në Europë (Themeluar në vitin 1290), çdo hap është një udhëtim në kohë. Biblioteka e famshme Joanina, rrugicat me kalldrëm dhe çmimet shumë të përballueshme, ku një supë peshku kushton vetëm 4.5 dollarë, e bëjnë Coimbran destinacionin perfekt për udhëtarët me buxhet të kufizuar.

Évora – Një udhëtim në kohën e romakëve

Në zemër të Alentejos, Évora mburret me një tempull romak të shekullit të parë dhe një katedrale mesjetare mahnitëse. Për vetëm 4 dollarë mund të ngjiteni mbi çatinë e katedrales për një pamje spektakolare mbi qytetin dhe fushat përreth. Mos lini pa provuar specialitetin lokal “porco à alentejana” dhe verërat vendase që kushtojnë rreth 7 dollarë gota.

 Aveiro – Venecia portugeze

Një qytet i çuditshëm dhe plot ngjyra, i përshkuar nga kanale ku lundrojnë anije tradicionale të pikturuara, të njohura si moliceiros. Një udhëtim me barkë në Grande Canal kushton një fraksion të çmimit të një gondole në Venecia. Mos harroni të provoni ëmbëlsirën tradicionale ovo mole dhe të shijoni një çaj në ballkonin me pamje nga kanali në Muzeun e Art Nouveau.

Olhão – Sekreti i Algaves që pak e dinë

Në jug të Portugalisë, në zemër të Algarve, fshihet Olhão, një qytet peshkatarësh me arkitekturë të veçantë kubike dhe atmosferë autentike. Pazarët plot peshk të freskët dhe restorantet e vogla pranë detit ofrojnë darka të bollshme me peshk të pjekur dhe patate të ëmbla për rreth 18 dollarë. Një oaz i qetë larg turmave turistike të Albufeiras.

Në një Europë Perëndimore ku çdo cent vlen, Portugalia del si një perlë e vërtetë për ata që kërkojnë kulturë, histori dhe gastronomi pa sakrifikuar xhepin. Nëse po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës, këto pesë qytete janë përgjigjja për një eksperiencë autentike dhe ekonomike në zemër të kontinentit të vjetër.

Travel off Path

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0