Si mund të krijosh një strategji marketingu dhe një brand të suksesshëm - Business Magazine Albania

Si mund të krijosh një strategji marketingu dhe një brand të suksesshëm


 

Intervista e 2-të rreth marketingut me Juela Isaj, Drejtuese e DDB Albania & Montenegro

“Që të krijosh një brand duhet të përcaktosh shumë mirë qëllimin dhe benefitin që ti ofron. Nuk duhet ta shohësh brandin me sytë e një sipërmarrësi, duhet ta shohësh atë me sytë e një konsumatori:
-Pse duhet ta konsumoj unë produktin tënd?
-Pse duhet të vij tek ty?
-Çfarë përfitimi apo faciliteti më jep ndryshe nga konkurrentët?
Nëse përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të qarta për ty si konsumator dhe nëse do ta zgjidhje këtë produkt për benefitet që ai të ofron, atëherë do të ishte shumë i lehtë krijimi i një brandi të mirë, sepse bazohet në një përfitim të qartë.” – Juela Isaj

 

Cilat janë markat që ju inspirojnë në punën tuaj?

Më inspirojnë njerëzit që ndërtojnë marka, ata që ndryshojnë historinë gjatë bërjes së markave dhe pastaj markat në vetvete.

Dy njerëz kam parasysh. I pari, është Steve Jobs, i cili ndryshoi mënyrën e të komunikuarit në tërësi. Nga një celular që flitej në telefon, në gjithë ndryshimin që i bëri teknologjisë. Ne sot jemi tërësisht mobile. Solli risi në teknologjinë e telekomunikacionit, dhe ndryshoi ose (disrupt-i) të gjithë industrinë.

Elon Musk është personi tjetër, që me anë të Tesla-s shikon një mënyrë tjetër të lëvizjes, jo vetëm të makinave, por edhe të lëvizjes së njerëzve në hapësirë.

Këta janë njerëz qe sjellin ndryshimin dhe jo brande.

Së fundi, kam lexuar një artikull shumë interesant për një nga siguracionet ndërkombëtare. Sistemi i siguracionit kujdeset në rradhë të parë për shëndetin tënd, të mban të angazhuar me pikë për cdo aktivitet ose sfidë që ofron për një shëndet sa më të mirë, dhe nëse je i rregullt ti nuk ke nevoje ta paguash ate. Pra, futesh në një sistem monitorimi qe perkujdeset ne cdo moment te jesh I shendetshem.

Pra, une inspirohem nga njerez, dhe jo nga marka ne vetvete.

 

Si do ta krijonit një brand të fortë nga zeroja?

Në një nga udhëtimet e mia dikush më pyeti për çfarë jemi të famshëm ne shqiptarët. Ai ishte Suedez dhe CEO i një kompanie dhe ishte mjaft e thjeshtë për të që të thoshte se IKEA është nje brand që e përfaqëson.

Që të krijosh një brand duhet të përcaktosh shumë mirë qëllimin dhe benefitin, pra nuk duhet ta shohësh brandin me sytë e një sipërmarrësi, duhet ta shohësh atë me sytë e një konsumatori.

Pse duhet ta konsumoj unë produktin tend? Perse duhet të vij tek ty? Sa i qartë është përfitimi im? Cfarë faciliteti më jep? etj.

Nëse përgjigjet janë të qarta dhe ti si konsumator do ta konsumoje atë markë për benefitet që ajo do të të ofronte, atëherë do të ishte shumë e lehtë krijimi i brandit.

 

A mund të më tregoni për një strategji të markës që keni zhvilluar?

Kam pasur fatin që të jem aty ku kam ndërtuar strategji për markën që kam përfaqësuar si klient dhe sot në rolin e përfaqësuesit të DDB për të ndërtuar strategji bashkë me klientin për markën e tyre në treg. Është e rëndësishme të kuptohet që ndërtimi i një marke do punë shumëvjeçare, nuk bëhet nga një ditë në tjetrën. Do konsistencë të plotë dhe kthjellësi në biznes-plan. Ne në Shqipëri mund të ndërtojmë marka globale edhe shumë të mira. Kemi inteligjencë, njohim disa gjuhë të huaja dhe kemi aftësi shumë të mira për t’u adaptuar.

Por, ne funksionojmë pak ad-hoc dhe kjo e bën të vështirë suksesin e një marke. Nëse do të funksiononim me një plan të mirëfilltë strategjik, nëse do të dëgjonim konsulencën e dikujt, (pra, të mos mendojmë gjithë kohës që më mirë e bëjmë vetë dhe të gjitha i dimë vetë) do të ishte shumë më efikase që të ndërtonim një brand të mirë dhe një strategji të mirëfilltë.

Strategjia nuk ndërtohet vetëm në departamentit e marketingut, por nga i gjithë biznesi. Strategjia fillon që në bazë dhe nuk është nga lart-poshtë, por e kundërta dhe anasjelltas. Ndaj them që strategjitë e mira ndërtohen me një model biznesi të qartë dhe me një plan biznesi disa vjeçar, të ndërtuar saktë mbi studime dhe produkte.

Komunikimi është gjithmonë një hallkë e rëndësishme përbërëse, sepse pa të një produkt sado të mirë që ta kesh kur është brenda “në sirtar” nuk e njeh njeri.

Pra, krijimi i një produkti të saktë qe prek nevoja te konsumatorit per lehtesimin e sfidave te tij te perditshem përbën një strategji të qartë.

 

Si e shikoni realitetin shqiptar dhe cilat janë sfidat kryesore të kompanive që nuk krijojnë një strategji të mirë marketingu?

Sfida me e madhe e biznesit shqiptar eshte QENDRUESHMERIA dhe EMOCIONI. Konsistenca nuk mund të jetë emocionale dhe nuk mund të jetë ad-hoc. Në biznes emocioni duhet të jetë disi i ftohtë dhe qëndrueshmëria është ajo që e bën më të mirë marrëdhënien. Ajo që ndodh është se ne reagojmë në mënyrë ekstreme ndonjëherë më shumë se ç’duhet, edhe për gjëra minimale, dhe reagojmë më pak se ç’duhet për gjëra që janë thelbësore. Të tillë jemi dhe brenda familjes dhe në marrëdhëniet tona shoqërore dhe të biznesit.

Këtë marrëdhënie ne e kemi dhe me klientët, dhe ndaj nuk ka një konsistencë, dhe me mungesën e saj është më e vështirë të krijojmë marrëdhënie efektive, të mira dhe afatgjata me klientët, punonjësit dhe bashkëpuntorët. Ndërkohë, planifikimi i mirë i strategjisë kërkon maturi, qëndrueshmëri, eksperiencë, vizion dhe kohë te mjaftueshme për të studiuar të gjithë parametrat që influencojnë për të krijuar një strategji konkurruese dhe fituese.

Mjetet sociale, si përdoren përgjithësisht nga bizneset shqiptare?

Dixhitalizimi i brandit dhe e gjithë pjesa e orientimit dixhital është e re dhe si gjithë gjërat e reja është pak kaotike. Unë mendoj se e ardhmja do të jetë në ekranet e vogla dhe shumë pak në ato të mëdha. Ne e shikojmë që fëmijët tanë sot rriten pa prezencën e televizorit dhe nuk e kanë fare problem atë. Janë të orientuar diku tjetër, kështu që sigurisht është e nevojshme kthesa. Por, duhet të jetë e mirëmenduar dhe e mirëkontrolluar. Sot për sot, ne kemi një situatë kaotike të brandeve dhe mendoj se kjo është edhe në nivel global. Interneti ishte një dritare që u hap për të zbuluar gjithçka, kështu që ti e ke shumë më të madh dimensionin e asaj që mund të arrish brenda një sekondi.

Dikur ishin mediat që kanalizonin gjithçka që flitej, ndërsa sot, çdo person mund të thotë çfarë të dojë dhe mund të influencoj të tjerët.. Me ligjet e reja te GDPR-it dhe kalimin e viteve mendoj se do të ketë ndryshime të mëdha në orientim.

E ardhmja do të jetë UNE, konsumatori, zgjedh të të shikojë ty, per vlerën qe shton si brand për mua, kështu që do komandohen brandet nga konsumatori dhe jo e kundërta. Mendoj se, në Shqipëri do të vijë pak më vonë, por pushtetin sot e ka konsumatori, jo më brandi.

 /Artikulli u publikua më parë në faqen 41 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

 

Marketingun e rrjeteve sociale shumë kompani mundohen ta bëjnë vetë? Cili është komenti juaj?

Nuk ka receta fikse në të bërit vetë marketingun, brenda ose me eksperte të jashtëm. Kjo është çështje e modelit të biznesit. Nëse si biznes ke mundësi ta mbash ekspertizën, konsulencën brenda kompanisë (çka do të thotë që njerëzit të jenë të trajnuar, të kenë syrin e freskët të shohin si një i jashtëm) është shumë mirë.

Por, shumë kompani, nuk mund të mbajnë një departament marketingu 20-30 persona, pasi kërkon investim te vazhdueshem, si në njerëz ashtu edhe në trajnim.

Ndaj, një variant tjetër është delegimi i këtij shërbimi te kompani me ekspertizë në këtë fushë. E rëndësishme është që në momentin që vendos ta blesh këtë shërbim, duhet vërtetë të zgjedhësh nje partner dhe ta vleresosh ate pikerisht per ate qe e paguan.

Ne kemi fatin e mire, që klientët me të cilët bashkëpunojmë dhe jemi shumë vite me ta, ta kemi krijuar këtë marrëdhënie të mirë partneriteti.

 

Cilat janë sfidat kryesore të tregut të marketingut?

Sfida e të gjitha bizneseve, si edhe e jona është se marketingu shtohet shumë kollaj si kosto, ndërkohë që nuk është i tillë. Marketingu është një investim – afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër në shumë raste. Ne na ndodh me klientët që bëjmë kërkime dhe rezultatet i matim para fushatave dhe pas fushatave. Në këtë rast e ke reagimin për markën. Përsa i përket kthimit të investimit në shitje duhet ta shikojmë në dy prespektiva reagimin:

1) është reagimi ndaj produktit në pikën e pritjes,

2) në reagimin që ka në konsumin e produktit.

Megjithatë, sfida kryesore sot mbetet shpenzimi në marketing. Është më e lehtë të ndërpresësh buxhetin e marketingut sesa të pushosh njerëz nga puna. Dhe zvogëlimi i buxhetit, sjell rënie të menjëhershme të cilësisë. Kjo sjell zhvlerësim në investim të markës në periudhë aftmesme dhe aftagjatë.

Në fund, marka do shikohet ndryshe në sytë e klientit.

Lexoni: Strategjia dhe përmbajtja e mesazhit, faktorët kryesor për sukses në marketing

 

Ne kemi në audiencë shumë të rinj që e kanë pasion fushën e marketingut. Çfarë këshillash do u sugjeronit atyre që të zhvillohen dhe të mësojnë më shumë për marketingun?

Kjo është një fushë shumë e bukur, të mban gjithë kohës të ndjesh pasion për të renë dhe inovacionin. Të krijon një lloj dëshire për të bërë gjëra të ndryshme, dhe të reja. Duhet të jesh gjatë gjithë kohës në kërkim, në trajnim, në dëgjim. Nuk ka ndalim. Kështu që, nëse do të jesh më i miri, duhet jo vetëm të kërkosh informacion por edhe të dish ta përzgjedhësh atë. Të marrësh më të mirën dhe të mësosh nga ata që bëjnë më të mirën. E rëndësishme është që të mos mungojë dëshira. Nuk ka rëndësi sesi e gjen dëshirën, sesi inspirohesh, por është shumë e rëndësishme që ti të mësosh gjëra të reja dhe të inspirohesh nga kjo fushë.

Ne ndjekim një strategji lokale dhe ndërkombëtare si Group, punësojmë njerëz që kanë pasione, dhe ja ushqejmë ato. Është mënyra më e bukur për të qenë i inspiruar.

 

Si do të jetë marketingu pas 10 vitesh sipas jush?

Ne kemi pasur një ndryshim shumë të madh të marketingut këtë 10 vjeçarin e fundit, sepse brandet më të reja janë pothuajse 10 vjeçare, Apple është 10 vjeçar, Netflix po ashtu. Nuk e parashikoj dot teknologjinë për dhjetë vitet e ardhshme, sepse ecën me ritme shumë të shpejta, por mendoj se do shohim nje ndryshim te madh te botes Virtuale. Inteligjenca artificiale, dhe termat VR dhe AR, do te impaktojne pa dyshim ndertimin e komunikimit te sotem. Produksioni ka filluar te ndertohet ne ambiente virtuale, dhe ne duhet te jemi gati per kete.

Ai që do percaktoje ambientin është konsumatori, dhe brandet duhet t’i përshtaten vendimit të tij. Ashtu si ne sot shohim Google ose Facebook, të cilat si brande paguhen nga reklamuesit (bizneset). E ardhmja duket ndryshe. Konsumatorët do të paguajnë vetë për përmbajtjen që duan të shohin, dhe nëse ata duan ose jo të shohin një reklamë, do të jetë komplet zgjedhja e tyre.

Ndaj, puna jonë si marketere do të jetë akoma edhe më sfiduese.

Ne do të duhet të ofrojmë vërtetë vlerë me produktin, sepse njerëzit do vlerësojnë dhe do të qëndrojnë me markën sepse i besojnë vleres që ai i ofron. Sot, vlera duhet të jetë kaq e fortë, kaq e saktë dhe e drejtpërdrejtë që konsumatori të ketë interes të të ndjekë. Dhe, po flasim për sot, por e ardhmja pa dyshim do të jetë edhe më kërkuese, edhe më sfiduese.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 41 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

 

 

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0