Thjesht hidhni një sy Bill Gates, Richard Branson dhe Walt Disney. Para se të largohej nga Harvardi dhe të krijonte Microsoft, Gates ndërtoi një faqe interneti për monitorimin e trafikut të quajtur Traf-O-Data, e cila dështoi.
Në jetën e tij Branson ka luftuar me disleksinë. Ai braktisi shkollën kur ishte 16 vjeç, por pastaj krijoi Virgin. Edhe në Virgin, Branson është përballur me shumë probleme, duke u përpjekur të fillojë një kompani pijesh, një kompani martesore dhe një agjenci dixhitale për download-ime, të cilat kanë dështuar.
Walt Disney ishte gjithashtu i prirur të dështonte: braktisja e shkollës së mesme, u pushua nga puna në një revistë në moshën 22 vjeçare, sepse redaktori mendonte se i “mungonte imagjinata”. Pas kësaj, ai krijoi Studion Laugh-O-Gram, e cila falimentoi pas dy vjetësh.
Për të mësuar më shumë, BusinessMag në këtë artikull ju tregon sesi këta 10 miliarderë janë përballur me dështimin.
Bill Gates – themelues i Microsoft (91.6 miliardë $)
- Ai u përjashtua nga shkolla për shkak se merrej me pirateri kompjuterike
- Bashkë-themeloi një kompani për monitorimin e trafikut të internetit, Traf-O-Data, e cila dështoi
- U largua nga Harvard
- U akuzua për vjedhje nga një rival
- U gjuajt në fytyrë me një akullore nga një protestues
- U zotua se do të dhuronte gjysmën e pasurisë së tij gjatë gjithë jetës
Jeff Bezos – Amazon (105.1 miliardë $)
- E mori vesh se ishte i adoptuar kur ishte vetëm 10 vjeç
- Punoi në McDonald’s si zgarist
- Pati probleme me lëndën e fizikës në kolegj dhe e ndërroi atë me shkencat kompjuterike
- Refuzoi punën në Intel dhe Nell Labs për një startup të vogël, i cili dështoi brenda dy vjetësh
- Kaloi në industrinë e financave
- Dha dorëheqjen për të filluar Cadabra, të cilën më vonë e quajti Amazon
- Punoi në një garazh në Seattle, në të cilin ndërtoi pajisjet e para
- Lançoi një site të dështuar me të cilin u përpoq të konkurronte eBay
- Tani, ai është një nga personat më të pasur në histori.
Larry Ellison – Oracle (61.4 miliardë $)
- Përjetoi pneumoninë kur ishte vetëm 9 muajsh
- U adoptua nga halla e tij
- Shkoi në një kolegj publik, u largua që aty, u fut në Universitetin e Chicago, më pas iku edhe që aty
- Punoi punë të ndryshme për 8 vjet
- Filloi një biznes, i cili pati vështirësi që e detyroi të hipotekonte shtëpinë e tij
- Pushoi shumicën e personave që punonin në kompaninë e tij dhe i mori përsëri në vitet ‘90
- Tani ai zotëron 98% të ishulit Lanai në Hawai
Walt Disney – The Walt Disney Company (5 miliardë $)
- La shkollën në moshën 16 vjeçare për t’ju bashkuar ushtrisë, por u refuzua për arsye se ishte nën moshë. Në vend të kësaj u bashkua me Red Cross
- U pushua nga puna në moshën 22 vjeçare nga një gazetë, sepse kryeredaktori i tha se “i mungonte imagjinata”
- Krijoi studion Laugh-O-Gram, e cila falimentoi pas dy vjetësh
- Humbi të drejtën e karakterit të tij më të suksesshëm, “Oswald the Lucky Rabbit”
- Falimentoi plotësisht, por më pas erdhi me karakterin e tij të ri: Micky Mouse
Oprah Winfrey – OWN (2.8 miliardë $)
- U abuzua nga të afërmit kur ishte femjë
- Ngeli shtatzënë dhe e humbi fëmijën në moshën 14 vjeçare
- Çoi një shfaqje të quajtur AM Chicago nga më pak e shikuara në më të shikuarën në vetëm disa muaj
- U poshtërua dhe u ngacmua seksualisht gjatë punës së saj të parë në televizion
- Fitoi çmimin Emmy dhe u nomonua për një Academy Award
- Ajo është milarderja e parë afrikano-amerikane dhe ka dhuruar miliona dollarë për bamirësi, duke përfshirë dhe The Angel Network dhe The Oprah Winfrey Foundation
Michael Bloomberg – Bloomberg (52.3 miliardë dollarë)
- U largua nga partneri i tij nga departamenti i IT në kompaninë e tij pas 13 vjetësh si aksioner
- Pushohet në moshën 39 vjeçare
- Krijon një firmë në Wall Street, në të cilën mbron teknologjinë e ndërtuar mbi të dhëna më të arritshme
- Për të marrë klientin e tyre të parë, ai bëri premtimin, “Do ta realizoj punën për 6 muaj dhe nëse nuk të pëlqen atëherë nuk ke pse të më paguash për të”
Andrew Carnegie – Carnegie (310 miliardë dollarë)
- Për t’ju larguar varfërisë në Skoci ai u zhvendos në Amerikë me prindërit e tij në moshën 13 vjeçare
- Fitonte 1.20 dollarë në javë në një fabrikë tekstile
- Punoi si telegrafist dhe gjeti një punë në hekurudhë
- Edhe pse u konsiderua si një “rob pasurie”, ai dhuroi shuma të majme parash kundrejt kauzave filantropike, duke themeluar më shumë se 3000 librari
Jack Ma – Alibaba.com (41.5 miliardë dollare)
- Ka pedaluar rreth 70 milje me biçikletën e tij për t’u bërë një tur turistëve
- U refuzua hyrja në kolegj dy herë, pasi nuk kishte arritur nivelin e duhur te pikëve
- Aplikoi 10 herë në Harvard dhe u refuzua vazhdimisht
- Aplikoi në KFC me një grup prej 24 personash, 23 prej tyre u punësuan, Jack Ma ishte i vetmi që u refuzua
- Krijoi një website “të shëmtuar”, të quajtur “China Yelloë Pages,” me një buxhet prej 20’000 dollarësh
- Ju tha se shërbimi i tij i pagesave ishte një ide idiote
- Tani ai është një nga njerëzit më të pasur në Kinë
Elon Musk – Tesla (21.4 miliardë dollarë)
- U shty në shkallët e shkollës
- Pati një krizë ekzistenciale kur ishte 14 vjeç dhe lexoi “The Hitchhiker’s Guide to the Galxy” ku kërkoi për përgjigjet
- Braktisi programin e doktoraturës nga Universiteti Stanford
- Flinte në zyrë dhe bëntë dush në zyrat e YMCA, pasi kompania e tij, Zip2, ishte në fillesat e veta
- U pushua si CEO i Paypal ndërkohë që ishte me pushime
- Investoi 40 milionë dollarë në kompaninë e tij për ta shpëtuar atë që të mos falimentonte
- Sot ai drejton kompanitë SolarCity, SpaceX, Telsa Motors, me ëndrrën për të shpëtuar njerëzimin.
Richard Branson – Virgin (5 miliardë dollare)
- Pati probleme në shkollë, sepse vuante nga Disleksia
- U largua nga shkolla në moshën 16 vjeçare. Mësuesi i tij i tha se ai ose të përfundnte në burg ose do të bëhej një milioner
- Krijoi një revistë të quajtur Student, me të cilën pati probleme parash
- Dëshironte të krijonte një linjë ajrore, por që në testimet e para të avionit të vetëm, një tufë zogjsh fluturoi drejt e në motorrin e avionit
- Filloi një kompani pijesh, një kompani makinash dhe kompani për download-me online, të cilat dështuan
- Nga grupi i rokut në hapësirë, Grupi i tij Virgin tani kontrollon më shumë se 400 kompani
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto