Si dallon një markë nga të tjerat? - Business Magazine Albania

Si dallon një markë nga të tjerat?

Bota është përlot marka. Ka më shumë se 28 milion biznese të vogla në Shtetet e Bashkuara, dhe shumë biznese të mesme dhe të mëdha të cilat rrisin atë numër. Edhe nëse vetëm një pjesë e atyre bizneseve do të konkurronin me atë tënden, ka një numër të madh me të cilin duhet të përballeni në një kohë ku informatat janë të shumta dhe këmbimet digjitale të zakonshme.

Për t’a bërë çështjen edhe më të komplikuar, të gjitha ato marka po konkurrojnë me njëra tjetrën për dukshmërinë e tyre duke përdorur fushata reklamuese për të marrë vëmendjen e audiencës së tyre të shënjestruar. Nëse dëshironi që audienca juaj të vërë re markën tuaj në mes të kësaj konkurrence, duhet të dalloheni nga ata.

Si ta bëni këtë?

Origjinaliteti

Së pari, marka juaj duhet të jetë origjinale. Nëse tentoni të imitoni markën e konkurrentëve, njerëzit nuk do të kenë arsye për t’ju zgjedhur juve në vend të atyre. Nëse mesazhi juaj mbështetet në klishe dhe në biseda shitjesh, nuk do të tërheqë konsumatorët tuaj. Në vend të kësaj, gjeni një kënd që askush nuk e ka marrë deri më tani, dhe zhvilloni një imazh dhe një zë vetëm tuajin. Sigurisht që kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por është një hap i nevojshëm nëse nuk dëshironi të përziheni me konkurrencën.

Sinqeriteti

Pastaj, marka juaj duhet të demonstrojë një shkallë të sinqeritetit. Nëse u përgjigjeni të gjithë konsumatorëve tuaj në media sociale me të njëjtën përgjigje të kopjuar nga korporata, njerëzit do fillojnë  t’ju shohin si një makinë të pashpirt të cilës i intereson vetëm për përfitime. Në vend të kësaj, tregoni anën tuaj njerëzore. Investoni në ‘’personalitetin’’ e markës tuaj, dhe flisni me konsumatorët në mënyrë të njëjtë siç flisni me një shok. Mund të bëni gabime përgjatë rrugës, por konsumatorët tuaj do të jenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie shumë më të mira me ju gjatë këtij rrugëtimi.

Qëndrueshmëria

Është e lehtë të ngatërroheni në zhurmë nëse mesazhi juaj nuk është i qëndrueshëm. Nëse standardet e markës tuaj nuk janë të definuara në mënyrë të qartë, ose keni shumë njerëz të cilët ekzekutojnë ato standarde në shkallë të ndryshme të efikasitetit, ju mund të përfundoni duke armiqësuar audiencën tuaj. Qëllimi është t’i bëni ndjekësit dhe lexuesit të qëndrojnë sa më gjatë që është e mundur; por për të bërë këtë, ju duhet t’u jepni atyre një ndjenjë të afërsisë dhe parashikueshmërisë. Mënyra më e mirë për të siguruar ato cilësi është të bllokoni  standardet e markës tuaj herët, dhe të siguroheni që të gjithë anëtarët e ekipit të cilët po punojnë në fushatat tuaja janë të shkathët në ekzekutimin e tyre.

Dukshmëria

Sigurisht, nëse njerëzit nuk shohin markën tuaj, ata nuk do të jenë në gjendje t’i përgjigjen asaj. Edhe pse disa konsumatorë potencialë padyshim që do të rrjedhin përmes kërkimeve organike ose përmes rrugëve tjera lidhëse, mënyra e vetme për të ndërtuar reuptacionin tuaj është të bëni markën tuaj sa më të dukshme që është e mundur. Përdorni mundësi të ndryshme për të shpërndarë strategjinë tuaj; për shembull, ju mund të postoni përmbajtje për publikime të jashtme për të ndërtuar reputacionin tuaj, të lansoni një strategji të medias sociale ose  të investoni shumë në reklama dhe në materiale promovuese. Ju keni nevojë për disa media për të promovuar mesazhin tuaj, ndryshe, nuk do të ketë rëndësi se sa tërheqës është mesazhi. smartbrief

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0