Si arriti Derek Andersen të bëhej një sipërmarrës që ndikon në jetën e 10 milionë njerëzve çdo muaj? - Business Magazine Albania

Si arriti Derek Andersen të bëhej një sipërmarrës që ndikon në jetën e 10 milionë njerëzve çdo muaj?


Derek Andersen është një njeri pa fëmijëri, por me më shumë vizion se sa njerëzit mund të imagjinojnë. Ai u rrit duke u zhvendosur 10 herë gjatë dhjetë viteve, gjashtë prej të cilave ishin në të gjithë Europën. Nëpërmjet këtyre përvojave ai zhvilloi një natyrë të përulur, të dhembshur dhe vlera empatike që kanë ndikuar në jetën e tij personale dhe profesionale.

Sot, Derek Andersen është themeluesi i Startup Grind, një biznes global që u shërben 10 milionë njerëzve në muaj, duke prodhuar 5,000 evente dhe është përfaqësuar në 98 shtete. Në ditët e para, Startup Grind filloi si çdo startup tjetër në Silicon Valley – duke punuar nga një garazh, vetëm një pikë e vogël në radar dhe pa patur vëmendje.

Por sot, Startup Grind është fjala e çdo bisede rreth sipërmarrjes, duke lidhur themeluesit me burimet që kanë nevojë për të rritur vizionet e tyre dhe për të ndërtuar kompani të suksesshme.

Çfarë ka të veçantë Derek që mundësoi rritjen e Startup Grind në atë që është sot?

Eksperiencat që formuan ditët e para të Derek.

Derek studioi marketing dhe komunikim në BYU. Një nga eksperiencat më të mira gjatë viteve të tij të kolegjit ishte që mori pjesë në një udhëtim në Ishujt Cook / Zelandë e Re.

Njerëzit ndoshta qeshin apo rrokullisin sytë kur shohin një mision Mormon, por kjo eksperiencë më mësoi se koha më e mirë që kam pasur në jetën time ka qenë kur u shërbeja dhe ndihmoja njerëzit e tjerë.”

Kur pyeta Derekun rreth pjesëmarrjes në BYU dhe themelimit të një startup-i ndërsa të gjithë të tjerët po martoheshin, ai tha “asnjëherë fillimi nuk është i lehtë, por sa më herët aq më mirë.

Kur jemi të rinj, ndonjëherë mendojmë se kemi të gjithë kohën e botës, por para se ta kuptojmë, jeta fillon, kemi një familje dhe ëndrrat tona mbeten të pashfrytëzuara.

Por ky nuk është Derek.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Jeta pas diplomimit dhe formimi i Startup Grind.

Pas kolegjit, Derek filloi në Electronic Arts (EA) si praktikant dhe më pas u bë Menaxher Produkti. EA formoi vizionin e tij të jetës kur filloi të shihte dritën për potencialin e tij në botën reale. Ai tha: “Kam fituar besim duke performuar në një shkallë globale dhe e kuptova se mund të isha aq i mirë sa kushdo nëse punoja shumë.” Kjo u provua përmes punës së tij me Burnout Paradise, ku ai mori një rol udhëheqës në zhvillimin e lojës dhe ndihmoi në lidhjen online të komuniteteve të garave në mbarë botën.

Më pas Derek hodhi sytë në një horizont të ri: sipërmarrjen. Një variabël, i cili i dha atij shtysën esenciale të nevojshme për t’u larguar nga EA dhe të formulonte idetë e tij. Përveç kësaj, me suksese të vogla dhe aftësitë që fitoi në botën e korporatave, ishte koha ideale që ai të hynte në valën sipërmarrëse, por ai nuk e dinte që kjo valë do ta hidhte atë në thellësitë sipërmarrëse duke luftuar për jetën e tij.

Eksperienca është ajo që ne fitojmë kur nuk marrim atë që duam

Duket se ka një emërues të përbashkët midis themeluesve të suksesshëm. Kompania e parë që ata fillojnë nuk është një sukses i menjëhershëm. Duhet kohë për të kuptuar të gjitha pjesët e nevojshme për të ndërtuar një kompani të suksesshme.

Kjo është e vërtetë edhe për Derek.

Kompania e parë që ai nisi, dështoi. Ishte një ide e mirë për të që të linte punën e tij në EA, por ai nuk mund të kuptonte një model të qëndrueshëm të të ardhurave për ta mbajtur atë në vazhdimësi. U desh që të dështonte në 3 startup-e përpara se të niste kompaninë e suksesshme që tashmë është prezente në 98 vende të botës.

Ajo që ai mësoi nga dështimet e tij ishte thelbësore: ai njihte nevojat e sipërmarrësve kur ishte fjala për fillimin e një kompanie dhe ndjeu se ky ishte një treg ku kishte nevojë për të shërbyer. Si një sipërmarrës Derek kishte më shumë burime dhe më shumë se një manual “çfarë të bëjmë / nuk duhet të bëjmë” para se të niste 4 startup-et e tjera. Ose më mirë akoma, vetëm një grup i vogël mbështetës i njerëzve që kuptojnë “botën” e themeluesve.

Këto ide u bënë fara që krijuan themelet për Startup Grind dhe vetëm kështu, ditët e para të Startup Grind e panë Derek duke nisur nga një garazh që shërbente për nevojat e themeluesve në Silicon Valley.

Pasi një proces i përsëritshëm dhe i shkallëzuar u ndërtua në Bay Area, çështja për Startup Grind tani u bë … a ka nevojë për Startup Grind jashtë zonës së Bay Area? Për habinë e tij, nevojat dukej se ishin edhe më të mëdha jashtë, sepse zona të tjera të vendit dhe botës nuk kishin aq shumë fuqi në kulturën e startup-it.

Startup Grind shkëndija e shpresës

Pas 2 vitesh zhvillimi të Startup Grind, duke punuar nga garazhi dhe duke paguar faturat, Derek dhe ekipi i tij filluan të shohin dritën në fund të tunelit. Ai ishte i kënaqur me të gjitha reagimet pozitive që merrte nga të pranishmit dhe organizatorët.

Dy-tre vitet e para të një startup-i nuk janë të garantuara, por ajo që e mbajti ekipin e Startup Grind ishte vizioni i tyre i papërkulshëm, pasioni, kënaqësia dhe aftësia për të parë një botë që mund të krijonte diçka që ende nuk ekzistonte.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Startup Grind filloi të fitonte para pasi kishin filluar eventet në 20 qytete. Sfida tjetër e madhe ishte shpërndarja e Startup Grind në 50 qytete, pastaj në 75 e kështu me radhë. Derek kujton: “Në fillim nuk shihja më shumë se 50 qytete.

Kur e pyeta Derek se çfarë pa ai më shumë se të tjerët, ai përmendi: “Isha me një mik dhe pastaj u takuam me mikun e tij. Para shumë kohësh, ne kishim shkëmbyer informacione profesionale dhe djaloshi tha, “E njoh Startup Grind … kam lexuar blogun tuaj … e dashuroj atë që po bëni.”

Derek e kishte pyetur nëse i kishte treguar miku i tij më parë për këtë?

Ai i ishte përgjigjur “jo”.

Ishte pikërisht ky momenti që Derek e kuptoi se kishte diçka në duart e tij…

Përmbushja e udhëtimit

Shumë themelues dhe sipërmarrës fillojnë biznesin e tyre si rezultat i identifikimit të një problemi personal. Kur e pyeta Derekin rreth “pse-së” së tij personale për Startup Grind, ai tha: “I dua marrëdhëniet midis qyteteve dhe drejtuesve. Ne jemi miq të sinqertë që kujdesemi për njëri-tjetrin. Kultura jonë ka një ndjenjë familjare dhe ne po krijojmë liderë. Thjesht, ne jemi një familje e madhe startup-i dhe të gjithë investojmë tek njëri-tjetri. Kjo është ajo që më bën të apasionuar çdo ditë për këtë gjë.”

Startup Grind mishëron ëndrrën për shumë themelues të startup-eve duke bërë mirë dhe duke përfituar nga ajo. Të bërit të një ndryshimi dhe ndikimi në jetët e të tjerëve.

E ardhmja e Startup Grind.

Kur e pyeta Derek për të ardhmen e Startup Grind, ai vuri në dukje, “është një byrek i madh dhe ne kemi prerë vetëm petën e parë. Pra, pyetja është se në sa njerëz ne mund të ndikojmë? … si mund të ndikojmë në 400 milionë sipërmarrës?

Për ta përmbyllur, Derek shtoi, “Më kujtohet kur ishim në fillim, ne trokisnim në dyert e të gjithëve për të folur në eventet tona dhe tani kemi CEO të nivelit të lartë, të cilët aplikojnë përmes faqes sonë dhe duan të flasin me ne. Kjo ende më habit duke pasur parasysh se si filloi.”

Gjërat kanë ndryshuar për Startup Grind dhe para se ta kuptojnë, ndoshta Zuck dhe Musk do të flasin në eventet e tyre.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 8 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0