Shuhet në moshë të thyer sipërmarrësi italian Arturo Ferruzzi, bashkëshorti i themelueses së Coca-Cola-s në Shqipëri - Business Magazine Albania

Shuhet në moshë të thyer sipërmarrësi italian Arturo Ferruzzi, bashkëshorti i themelueses së Coca-Cola-s në Shqipëri

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare sipërmarësi italian Arturo Ferruzzi. Ai ishte njeriu i punës dhe djali i Serafino Ferruzzi, themeluesit të grupit më të madh agroindustrial italian. Gjithmonë larg qendrës së vëmendjes, Arturo Ferruzzi vazhdoi punën e të atit, duke u kujdesur për zhvillimin e botës bujqësore me përkushtim dhe pasion e duke kontribuar aktivisht në krijimin e një ‘perandorie’ të njohur në mbarë botën.

Ai solli përsosmërinë italiane në tregjet globale: dashuria e tij për fushat dhe për kultivimin e tokës e shtyu gjithmonë të qëndronte në vijën e parë, duke ndjekur çdo hap të zinxhirit të furnizimit. Pasi doli në pension në Siçili, ai ndoqi gruan e tij Maria Cristina Busi, presidente e Confindustria Catania, e Sibeg Coca-Cola, Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri dhe CEO e Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) – pranë saj për 41 vjet.

Gjithmonë i rezervuar, ai përfaqësonte një pikë referimi për familjen, një shtyllë, një siguri, duke i përcjellë atyre vlerat që përshkuan jetën e tij profesionale dhe personale. Figura dhe personazh i shquar me vlera të mëdha njerëzore: gjithmonë pozitiv, gjithmonë i ekuilibruar, do të mungojë eleganca dhe mirësia e tij. Ai lë një gjurmë të thellë në komunitet dhe një kujtesë të pashlyeshme tek ata që e njohën.

Fastnews.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0