Gjatë vitit 2024, në Kosovë ishin 2,864 biznese me qarkullim mbi 1 milion euro. Në vendin e parë është Prishtina, me 1,037 biznese milionëshe. Pason komuna e Prizrenit me 225 biznese milionëshe. E treta vjen Ferizaj, si komuna me 218 biznese milionëshe.
Me 1,037 biznese që raportojnë qarkullim mbi 1 milion euro, Prishtina mbetet qendra kryesore ekonomike e Kosovës, duke lënë pas komunat e tjera me një diferencë masive. Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe të përpunuara nga Instituti GAP, gjithsej 2,864 biznese në Kosovë kanë tejkaluar këtë prag financiar në vitin 2024. Pas Prishtinës, Prizreni renditet i dyti me 225 biznese milionëshe, ndjekur nga Ferizaj me 218 të tilla. Ndër komunat e tjera që kanë një numër të konsiderueshëm të bizneseve me të ardhura mbi një milion euro janë: Graçanica me 153 biznese, Gjilani me 130 biznese, Fushë Kosova me 127 biznese, Peja me 116 biznese, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut me nga 80 biznese secila dhe Lipjani me 79 biznese.
Tregtia me shumicë dhe pakicë është sektori dominues në shumicën e komunave, ndjekur nga ndërtimtaria dhe shërbimet profesionale. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve operojnë në fushën e informimit dhe komunikimit, si dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse. Prishtina përbën mbi 36% të totalit të bizneseve milionëshe në Kosovë. Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë arritur një nivel rekord prej 856.3 milionë eurosh në vitin 2024.
Lexo edhe:Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3”
75.5% e investimeve janë derdhur në sektorin e pasurive të paluajtshme. 647.8 milionë euro (75.7% e IHD-ve) shkuan për blerjen dhe zhvillimin e pronave. Nga ana tjetër, sektori i prodhimit ka marrë vetëm 21.1 milionë euro, ose 2.5% të totalit të IHD-ve.
Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka publikuar së fundi artikull në lidhje me rrezikun që u kanoset disa bizneseve të Kosovës nga ngrirja e fondeve të agjencisë amerikane për ndihma të jashtme, USAID, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas mediumit, ShBA-ja ka qenë njëra nga përkrahëset më të mëdha të Kosovës që nga ndarja e shtetit të vogël ballkanik nga Serbia, duke i dhuruar ndihma me vlerë të 1,1 miliard dollarëve nga viti 2001, sipas shifrave të qeverisë amerikane. Organizata me seli në Prishtinë, GAP, tha se USAID-i tani për tani është duke menaxhuar 17 projekte me vlerë të më shumë se 156 milionë dollarëve, por është e paqartë se sa prej kësaj shume në të vërtetë është disbursuar. Kosova është njëra nga shtetet më të varfra në Evropë dhe mbetet në nevojë të skajshme për ndihma./ Fatos Shala
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.