Shqiptarja Mira Murati krah për krah me Bill Gates - Business Magazine Albania

Shqiptarja Mira Murati krah për krah me Bill Gates

Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë qenë faktorë në faza të ndryshme të historisë globale, duke mos munguar kështu as sot, në epokën e teknologjisë

Inxhinierja shqiptare Mira Murati është ndër titullaret kryesore në kompaninë OpenAI, kompani e cila ka kontribute të mëdha në zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke bërë kështu që shqiptarja Murati të klasifikohet në mendjet më të ndritura të epokës sonë.

Së fundmi, Murati ishte e pranishme në eventin e 10-vjetorit  të platformës Code.org, krah për krah me themeluesin e Microsoft dhe filantropin e shumënjohur Bill Gates.

Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini gjërat të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, është shprehur Murati gjatë këtij eventi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0