Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë - Business Magazine Albania

Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”Kjo marrëveshje do t’i lejojë sipërmarrësit shqiptarë (biznese dhe OJF) të aplikojnë në thirrjet e BE-së për projektpropozime në kuadër të shtyllës “Konkurrueshmëria e SME-ve” të Programit të Tregut të Përbashkët në faqen e dedikuar të internetit Calls for proposals – European Commission (europa.eu). Nëse propozimet vlerësohen të suksesshme, bizneset shqiptare do të përfitojnë fondet e BE-së për të marrë pjesë, së bashku me bizneset e tjera të BE-së, në nismat e financuara nga BE.

Lexo: Dhoma Amerikane e Tregtisë na njeh me nismat më të reja të marra prej saj

“Fokusi i Marrëveshjes është pjesëmarrja e Shqipërisë në Shtyllën e Ndëmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme “SME Pillar” e cila synon :
• Forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së SME-ve
• Mbështetjen për SME-të, grupet, rrjetet dhe organizatat e tjera të biznesit, duke përfshirë Sektorin e turizmit.
• Rritjen dhe krijimim e NVM-ve;
• Lehtësimin e Akesit në tregje (përfshirë ndërkombëtarizimin);
• Rritjen e aftësive të sipërmarrjes;
• Përmirësimin e mjedisit të favorshëm të biznesit, transformim dixhital, mundësi të reja biznesi, duke përfshirë ekonominë sociale dhe modele inovative biznesi;
• Rritjen e Konkurrueshmërisë të ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerës industriale; për shembull: turizmi, tekstili, ndërtimi, afërsia dhe ekonomia sociale
• Modernizimin e industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, dixhitale dhe elastike”,

MEKI

Klikoni në Link

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0