Shpallen veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj” - Business Magazine Albania

Shpallen veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”. Në një ceremoni ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe njerëz të letrave u shpallën 6 vepra fituese. Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, u shpreh se ky fond synon promovimin e letërsisë shqipe përtej kufijve dhe se përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet. “Më vjen mirë që ky fond, ndonëse modest është konsoliduar dhe këtë vit kemi pasur 12 aplikime, për përkthime në gjuhë të ndryshme, që nga italishtja e greqishtja, deri në rusisht.

Sigurisht nuk mund të mbështeteshin të gjithë, por vetëm 6. Edhe pse kriteret e përzgjedhjes janë shumë profesionale, që i referohen cilësisë së përkthimit, më vjen mirë që mes fituesve janë breza të ndryshëm autorësh, nga ata të afirmuarit te më të rinjtë”, shprehet Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL.

Kësaj thirrjeje iu përgjigjën 12 shtëpi botuese për përkthimin e veprave të autorëve tanë përkatësisht në gjuhët (italisht, serbisht, kroatisht, greqisht, spanjisht, maqedonisht, anglisht dhe rusisht). Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, dhe profesor Blendi Lamin vlerësoi për t’u mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit 6 autorët dhe veprat.

Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht. Fituesit për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”: Shtëpia Botuese / Autori / Vepra / Përkthyesi/ Gjuha e përkthyer 1. Lit Edizioni S.a.s di Pietro D’Amore, Ylljet Aliçka, “Histori njerëzish të zakonshëm”, Kriselda Rocchi, Italisht. Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një vepër e spikatur, në të cilën tregohen me art histori nga jeta e përditshme që sjellin në vëmendje karaktere të zakonshme dhe reflektojnë realitetin shqiptar. Stili i tij karakterizohet nga ironi e thellë dhe përshkrim realist i ngjarjeve dhe personazheve”. 2. Eurasia 1618 L.P., Maklena Nika, “Nitroglicerinë”, Eleana Zhako, Greqisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Poetja Maklena Nika është një zë i veçantë në poezinë shqipe moderne. Ajo ndërthur psikologjinë, psikanalizën, fizikën, kiminë dhe erotizmin, duke na dhënë një poezi të pazakontë”. 3. Libros de las malas companias, Namik Dokle, “Vallëzim me hënën”, Maria Esperanza Roces González, Spanjisht. Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një vepër e përkthyer mjeshtërisht duke respektuar saktësisht qasjen gjuhësore, por edhe atë socio-kulturore në përkthim. Cilësia e përkthimit, ruajtja e stilit të autorit, impakti i kësaj vepre dhe autorit për lexuesin, risitë në formën artistike si edhe pesha e botuesit për të promovuar veprën dhe e publikut të cilit i drejtohet, legjitimon plotësisht akordimin e fondit të përkthimit”. 4. Neolit, Arian Leka, “Në kërkim të këmishës së humbur”, Mendu Imeri, Kroatisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën kroate duke ruajtur sa më shumë botkuptimin origjinal dhe duke iu përshtatur gjuhës pritëse, i jep mundësinë lexuesit të kultivuar kroat që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe”. 5. PNV Publikacii Dooel Skopje, Manjola Nasi, “Një udhëtim e gjysmë”, Monika Mitreva, Maqedonisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një punë e spikatur e përkthyeses Monika Mitreva, e cila ka arritur ta përcjellë bukur botën poetike të poetes së mirënjohur Manjola Nasi. Edhe pse maqedonishtja është një gjuhë që ka sintaksë të ndryshme nga shqipja, është ruajtur gjuha burimore dhe përkthyesja rreket të shkojë drejt përsosmërisë, duke bërë të njohur në Maqedoninë e Veriut, një botë të pasur poetike si ajo e Manjola Nasit”. 6. Salento Books SRLS (Besa Muci), Artur Spanjolli, “Lule drite në ag”, Anna Elisabetta Baldacci, Italisht. Vepra u vlerësua me motivacionin: “E përkthyer me mjeshtëri dhe e një niveli shumë të mirë, me fjali të kuptueshme, të rrjedhshme, të përshtatura bukur dhe saktë sipas origjinalit, vepra “Lule drite në ag”, e autorit Artur Spanjolli do të botohet në italisht nga shtëpia bo

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0