Shpallen fituesit e 'Superbrand' - Business Magazine Albania

Shpallen fituesit e ‘Superbrand’


Superbrands, një organizatë ndërkombëtare është krijuar me qëllimin për të informuar kompanitë se çfarë roli luajnë brendet në ndërmarrjen e tyre përkatëse si dhe është autoriteti ndërkombëtar për certifikimin e brendeve.

Prej vitit 1994 janë organizuar programe të saj në shumë vende të botës, të cilat identifikojnë dhe japin vlerësime publike për brendet më të fuqishme.

Ky është edicioni i parë që zhvillohet në Shqipëri ku janë përzgjedhur 27 kompani fituese për kategori të ndryshme. UET u përzgjodh si më i miri në kategorinë e universiteteve në Shqipëri.

“UET është djepi i studimit universitar shqiptar”, ky ishte përkufizimi i organizatës botërore me qendër në Londër.

Kompani të tjera fituese në këtë edicion të parë ishin dhe Agna Group, e cila u shpall fituese në kategorinë kompanisë më të mirë të ushqimit, ADEX u shpall fituese si kompania për rrjetin e shërbimeve korriere në Shqipëri.

Stela ose ndryshe Stephani&Co, kompania pionier për implementim dhe programet europiane që lidhen me ambientin.

Çelësi media Group u shpall fituese për sa iu përket shërbimeve të orientimit dhe udhëzimit. Kompania Dast ishte fituese në kategorinë e ndërtimit.

Deutsch Color kryesoi në industrinë e bojës.

Delta dhe Delta Group ishin fituese për sa i përket kategorisë së materialeve të ndërtimit dhe dekoreve shtëpiake.

Edil Al, një kompani lider për sa i përket ndërtimit të apartamenteve, qendrave të banimit etj. EHW, prodhuesi më i mirë në produktet ushqimore në vend.

Geraldina Sposa, u shpall fituese në kategorinë e sallonit më të mirë të dasmave.

Glina, lideri i ujit për shkak të shijes që ka.

Globe, kompania fituese e pajisjeve elektroshtëpiake si dhe produkteve HiTech.

Insifa, kompania lider në prodhimin e ëmbëlsirave.

Lori Caffe kompania më e mirë në cilësinë e kafes. Lufra, kompania më e mirë në prodhimin e produkteve të qumështit.

Pepsi, kompania më e mirë e pijeve freskuese.

Argjendari Pirro u zgjodh fituese në kategorinë e argjendarive dhe prodhuesit më të mirë të bizhuterive.

Qafshtama, kompania fituese e ujit në Shqipëri.

Sigal Unica Group Austria, kompania lider e sigurimeve. Speed Taxi, fituese në kategorinë e kompanive të taksive.

Telecom Albania triumfoi në kategorinë e telefonisë mobile në Shqipëri.

Kompania Teuta u cilësua më e mira në paketimin e produkteve dhe si kompani ushqimore pasi është e njohur për prodhimin e orizit.

Tirana International Hotel, fituese në kategorinë e hoteleve.

Top Shop u shpall fitues si një kompani e shitjes me pakicë përmes televizionit.

Kompania Tring, e cila ofron lidhje të shpejtë satelitore.

Univers Reklama, kompani lider në fushën e reklamave.

 

burimi: mapo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0