Shkon në 12 numri i të prekurve nga Coronavirus në Shqipëri

Shkon në 12 numri i të prekurve nga Coronavirus në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjendjen aktuale në vend, lidhur me situatën e shpërthimit të virusit Corona.

“Të dyja rastet e reja janë të vetëizoluar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente janë testuar 157 njerëz të dyshuar për Covid-19 dhe deri tani vetëm 12 i kemi të identifikuar pozitiv. Nga këta, 9 persona kanë pasur kontakt me pacientin zero, 3 janë raste të reja, një në Tiranë, një në Lushnjë dhe një në Durrës”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 prej tyre jane në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme, njëri në Durres në terapi intensive por në gjendje të qëndrueshme, 7 të tjerë në vetëizolim, pa shenja klinike te infeksionit respirator. Ndërsa 24 persona, që kanë pasur kontakt me personat e prekur janë në vetëkarantinim, nuk kanë asnjë lloj shenje të virusit Corona”, u shpreh Mira Rakacolli.

Lexoni: Policia e Shtetit merr masa ndaj COVID-19, mbyll mbi 500 lokale, palestra dhe disko

Zv.ministrja u bëri thirrje qytetarëve “të bëjnë më të mirën e mundshme, të bëjnë kujdes, se vetëm në këtë mënyrë mund ta parandalojmë përhapjen”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0