Shkolla “vret” krijuesit brenda nesh

Shkolla “vret” krijuesit brenda nesh


NASA ka kontaktuar Dr. George Land dhe Beth Jarman për të zhvillur një test shumë të specializuar për të matur në mënyrë efektive potencialin krijues të shkencëtarëve dhe inxhinierëve të raketave të NASA-s. Testi doli shumë i suksesshëm për qëllimet e NASA-s, por shkencëtarëve u lanë disa pyetje: nga vjen kreativiteti? A është i lindur apo i mësuar? Apo vjen nga përvoja jonë?

Më pas shkencëtarët e bënë këtë test me 1600 fëmijë nga mosha 4 deri në 5 vjeç. Ajo që zbuluan ishte tronditëse.

Ky është një test që provon aftësinë për të gjetur ide të reja dhe inovative për zgjidhjen e problemeve. Çfarë përqindje e këtyre fëmijëve mendoni se u klasifikuan në kategorinë: gjeniu i imagjinatës? Plot 98%!

Historia bëhet dhe më interesante

Por kjo nuk është historia e vërtetë. Shkencëtarët vendosën që testin ta aplikonin edhe te fëmijët në moshën 10 vjeç. Rezultati? Vetëm 30% e fëmijëve renditej në kategorinë e imagjinatës.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Kur u testuan fëmijët e moshës 15 vjeç, kjo shifër ra në 12%.

Po për ne të rriturit? Sa prej nesh janë kreativ edhe pas viteve të gjata të shkollës? Fatëkeqësisht, vetëm 2%.

Gavin Nascimento ka cilësuar shpesh se sistemi arsimor vjedh nga ne gjeniun krijues.

“Arsyetimi për këtë nuk është shumë i vështirë për t’u kapur; shkolla është një institucion që historikisht është krijuar për t’u shërbyer nevojave të klasës sunduese, jo njerëzve të zakonshëm.

“Në mënyrë që e ashtuquajtura elita të mbajë stilin e jetës luksoze të luksit të tejdukshëm – ku ata kontribuojnë më së paku, por që gëzojnë më së shumti – kuptojnë se fëmijëve u duhet bërë një lavazh truri për të pranuar (dhe shërbyer) sistemin e tyre të egër artificial, shfrytëzimin e pa fund dhe luftën e pandërprerë”, shkruan Nascimento.

Po tani çfarë? A mund ta rekuperojmë kreativitetin?

Land thotë se ne kemi aftësinë për të qenë 98% kreativë nëse zgjedhim të jemi të tillë. Nga ajo çfarë u zbulua nga studimet me fëmijë dhe mënyrës se si truri punon, ka dy lloje të të menduarit që veprojnë në trurin tonë. Të dy mendimet përdorin pjesë të ndryshme të trurit dhe është një paradigmë totalisht e ndryshme nga mënyra sesi krijhet një mendim në mendjen tonë.

Njëra quhet divergjent. Kjo është imagjinata e cila përdoret për të gjeneruar mundësi të reja. Tjetra quhet konvergjent, që vepron kur ju bëni një gjykim, merrni një vendim, testoni diçka, kritikoni, vlerësoni.

Pra, të menduarit divergjent punon si një akselerator dhe ai konvergjent frenon përpjekjet tona më të mira.

“Gabimi që i pengon fëmijët të jenë krijues, është fakti se ne i edukojmë ata të përdorin të dyja format e të menduarit,” thotë Land.

Kur dikush të kërkon të sjellësh ide të reja, ndëkohë që ti i tregon ato, nga mënyra sesi jemi edukuar në shkolla mënjëherë vepron i menduari kovergjent: “E kemi provuar këtë më parë”, “nuk është ndonjë gjeniale”, “nuk funksionon”, e kështu me rradhë.

Kjo është ajo që duhet të ndalojmë së bëri:

“Kur futemi në brendësi të trurit tonë, ne gjejmë neurone që luftojnë me njëri-tjetrin dhe zvogëlojnë fuqinë e trurit sepse ne vazhdimisht gjykojmë, kritikojmë dhe pengojmë,” thotë Land.

“Nëse veprojmë nën trysninë e frikës, ne përdorim një pjesë të vogël të trurit tonë, por kur përdorim të menduarit krijues mendja jonë ndriçohet.”

Cila është zgjidhja?

Ne duhet të gjejmë brenda vetes atë pesë vjeçarin kreativ. Kjo aftësi nuk zhduket asnjëherë prej nesh.

“Është diçka që ju e ushtroni çdo ditë, kur ëndërroni,” rikujton Land.

Përshtati Neada Muçaj

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0