Njerëzit që rrinë zgjuar deri vonë dhe kanë vështirësi të lënë krevatin e tyre në mëngjes, janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme.
Një studim me mbi 433,000 britanikë nga Universiteti i Surrey dhe Universiteti Northwestern, zbuloi se këta persona kanë 10% më shumë rrezik për të vdekur më herët.
Ora biologjike e këtyre personave nuk përshatet me mjedisin e jashtëm.
Hulumtuesit vunë re një seri të sjelljeve të pashëndetshme lidhur me njerëz që qëndrojnë zgjuar gjatë natës.
“Mund të ndikojë stresi psikologjik, ushqyerja në kohën e gabuar për trupin, mungesa e ushtrimeve fizike, mungesa e gjumit, ndoshta dhe përdorimi i drogës apo alkolit,” thotë Kristen Knutson bashkë-autor i studimit.
Njerëzit që flenë vonë gjithashtu kanë më shumë shanse për të qenë diabetik si dhe për të përjetuar çrregullime psikologjike dhe neurologjike.
Por shkencëtarët gjithashtu thonë se kompanitë duhet t’i lënë punonjësit e tyre të flenë gjumë dhe të fillojnë punën pak më vonë. Sepse disa janë “bufa nate të lindur” dhe ata e kanë shumë të vështirë të çohen nga krevati herët në mëngjes.
Një tjetër studim ka zbuluar se puna që nis herët mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Bufat e natës nuk duhet të urdhërohen për ta nisur punën në një orar me të cilin ata nuk bëjne dot kompromis.
Sipas autorëve të studimit, gjenetika dhe mjedisi luajnë rol në përcaktimin a jemi një person mëngjesi apo një person nate. “Bufat e natës”, këshillohet të mbajnë një regjim të caktuar për të patur një jetë më të shëndetshme.
Kemi parë sipërmarrës që e nisin ditën herët, zgjohen në orare ekstreme, por kjo për shkak të ngarkesës dhe përpjekjes për të siguruar një balancë jetë-punë. Ndaj bufat e natës, ata që punojnë me 8 orarëshe, lërini të flenë të qetë. Kur të zgjohen e sigurt që do të jenë më produktiv, kështu sugjeron dhe studimi.
Lexoni: Kjo është rutina e mëngjesit e një sipërmarrësi që zgjohet në orën 4:45
https://www.facebook.com/WEFvideo/videos/519681608499390/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.