Kjo është rutina e mëngjesit e një sipërmarrësi që zgjohet në orën 4:45 - Business Magazine Albania

Kjo është rutina e mëngjesit e një sipërmarrësi që zgjohet në orën 4:45


Mëngjesi është i rëndësishëm.

Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët dhe e nisin ditën me një rutinë që përmban ushtrime, meditim, email-e dhe shumë gota me ujë.

Anthony Hsieh, CEO dhe kryetar i loanDepot që ofron kredi, e fillon ditën duke u zgjuara përpara agimit.

Atë shpesh e pyesin në rrjetet sociale për rutinën e tij prandaj ai vendosi ta ndaj me pjesën tjetër:

“4:45 zgjimi.”

“Lexoj, kthej email-e, lexoj lajmet. Planifikoj ditën deri në orën 6.”

“6 – 6:40 vrapi i mëngjesit.”

“6:40 zgjoj fëmijët dhe në orën 7:25 i nis për në shkollë. Në zyrë mbërrij në orën 8:15.”

“Edhe kur udhëtoj, dy orët e para të ditës janë për nxemje dhe për të organizuar punët që do të bëj gjatë ditës. Ndoshta jam si një makinë e vjetër që i duhet pak kohë për t’u ndezur. Me duhet një tru dhe trup Tesla, për të vepruar shpejt,” ka thënë ai.

Besojeni ose jo, zgjimi i Hsieh nuk është më i hershmi. CEO e PepsiCo Indra Nooyi, për shembull e nis ditën në orën 4:00 të mëngjesit dhe CEO i Apple Tim Cook e thyen rekordin me zgjimin e tij 15 minuta më herët, në 3:45 të mëngjesit.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0