Pachter e bazoi vlerësimin e tij mbi informacionin që kompania kishte nxjerrë, duke përfshirë edhe faktin që ajo ka pasur më shumë se 100 milionë produkte për të dërguar dhe se bizneset e vogla dhe të mesme shitën më shumë se 1 miliardë dollarë mallra gjatë 24 orëve të para që nga dita e Hënë. Dyqani i Amazon përmban produkte të vetat si dhe mbi 2 milionë tregtarë të pavarur, të cilët i paguajnë komisione Amazon dhe tarifa për ruajtjen, shpërndarjen dhe shitjen në platformë.
Lexoni: Ditë të arta për Bezos, pasuria e tij arrin në 150 miliardë dollarë
Kategoritë me rritje më të shpejtë ishin produktet e kafshëve shtëpiake, mallrat sportive, produktet ushqimore dhe kozmetike, gjë që tregon se Prime Day nuk kufizohet vetëm në produktet elektronike.
Shitësit e pavarur të Amazon gjithashtu patën një ditë të mirë. Shitjet e tyre u rritën me 28% gjatë 30 orëve të para të Prime Day krahasuar me vitin e kaluar, e cila zgjati vetëm 30 orë, sipas Skubana, një kompani softuerike e-commerce që grumbulloi të dhëna nga qindra konsumatorë që shesin në Amazon.
*Prime Day është një ngjarje globale tregtare ku anëtarët Prime të Amazon mund të bëjnë qindra mijëra blerje. Futur në vitin 2015 për të festuar përvjetorin e 20-të të Amazon, Prime Day ishte një festë për shitjet me pakicë që kërkonte të arrinte të Premten e Zezë, si ngjarja e shitjeve të vitit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto