SHBA njofton planin për të zbarkuar astronautë ndërkombëtar në hënë - Business Magazine Albania

SHBA njofton planin për të zbarkuar astronautë ndërkombëtar në hënë

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris njoftoi të mërkurën se një astronaut ndërkombëtar do të zbresë në sipërfaqen e Hënës si pjesë e programit Artemis të NASA-s.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin zotuar më parë të dërgonin astronautët ndërkombëtarë rreth hënës, ky njoftim e çon këtë një hap më tej duke lejuar një prej tyre të ecë në të vërtetë në sipërfaqen e hënës.

Gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar të Hapësirës në Shtëpine e Bardhë, Uashington, zëvendëspresidentja Harris tha se: “Sot, në njohjen e rolit thelbësor që luajnë aleatët dhe partnerët tanë në programin Artemis, jam krenare të njoftoj se, së bashku me astronautët amerikanë, ne synojmë të zbarkojmë një astronaut ndërkombëtar në sipërfaqen e hënës deri në fund të dekadës

Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Në misionin e planifikuar, Artemis do të ketë vend për katër astronautë, por jo çdo astronaut do të ecë në hënë. Vetëm dy prej tyre do të zbresin në sipërfaqen e hënës, ndërsa dy të tjerët do të rrotullohen rreth hënës vetëm në anijen kozmike Orion ose në një stacion të vogël hapësinor të quajtur Gateway.

Misioni Artemis është caktuar të jetë hera e parë që njerëzit do të rrotullohen rreth Hënës që nga fundi i programit Apollo. I planifikuar të nisë në nëntor 2024, ekuipazhi përfshin astronautin e Agjencisë Kanadeze të Hapësirës Jeremy Hansen.

“NASA mund të kishte zgjedhur ta bënte këtë e vetme, por ata qëllimisht zgjodhën të përfshinin Kanadanë dhe një listë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë. Ky shembull i jashtëzakonshëm i lidershipit të SHBA-së përdor ekspertizën tonë kolektive dhe jo vetëm që vlerësohet sinqerisht, por është urgjentisht i nevojshëm në botën e sotme”, tha Hansen.

Misioni i parë për t’u ulur në Hënë i Artemis nuk është planifikuar të nisë të paktën deri në fund të vitit 2025.

Megjithatë, është vënë në pikëpyetje pasi agjencia hapësinore po vëzhgon me vëmendje zhvillimin e një anjje SpaceX që do të shërbejë si tokëzues për Artemis, duke transportuar astronautët deri në sipërfaqen hënore.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0