Sfidat e Donika Micit në prodhimin e këpucëve - Business Magazine Albania

Sfidat e Donika Micit në prodhimin e këpucëve


Po ta shikonit në një prej ambienteve të saj më të frekuentuara, do ta përkufizonit si zonja që ia ka arritur të eksportojë këpucë në Europë e përtej oqeanit Altantik, me mbi 1000 të punësuar në Shqipëri.

Sigurisht, keni të drejtë. Ajo është zonja Donika Mici.

Por, nëse uleni të bisedoni me të, do të kuptoni edhe se pas gjithë këtij suksesi fshihen sfida të mëdha e të vazhdueshme.

Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Ndërsa sipërmarrës të tjerë të fushës po diskutojnë ende të kalojnë si prodhues, ajo është para një sfide që prek të gjithë. Reformimit Teknologjik! Tregtia po kalon online dhe qendrat tregtare, ku gjenden këpucët e saj, po mbyllen pak nga pak. Në dy vite në SHBA janë mbyllur mbi 10 mijë shopping mall sipas Forbes. Për kompaninë ‘Donniana’ kjo nënkupton nevojën për të gjetur bashkëpunëtorë, tregtarë të tjerë, që në vend të dyqaneve fizike, tregtojnë online. Bashkëpunëtorë të rinj, e një mënyrë tërësisht e re e të bërit biznes.

“Ka ndryshuar sistemi i shitjes. Sistemi online kërkon një riorganizim të ri, ndaj do të zvogëlojmë kontratat me klientët historikë dhe do të merremi me klientë që operojnë online,” thotë ajo.

Ky është një sistem i komplikuar në këndvështrimin e prodhuesit pasi është thikë me dy presa. Mund të ketë shitje, por edhe jo.

Gruaja që ka ecur më shumë se çdo grua në biznesin prodhues, tregon se gjithsesi është shumë vonë në ndryshimet që duhet të bëjë.

Në një kohë kur shtresa e mesme po tkurret, edhe kompanitë si Donniana, që kanë në fokus këtë target grup u duhet të lëvizin. Zgjidhjet janë dy sipas znj.Mici. “Duhet të prodhojmë me çmime shumë më të ulëta, ose më të larta. Në të dy rastet ka nevojë për investime në teknologji, makineri, në mënyrë që të sigurohen prodhime më të lira, më të mira”.

“Për të transformuar teknologjinë duhen minimalisht 3-4 milionë euro. Pa investim, nuk ka frymëmarrje,” thotë ajo. Sektori me mbi 100 mijë të punësuar, përveç përpjekjeve, nuk ka pasur një mbështetje konkrete që ta nxisë drejt një zhvillimi të dukshëm.

Prodhuesit kanë ecur para me çkanë mundur dhe sot ndihen sërish larg zhvillimit teknologjik që po aplikon Turqia, Bangladeshi dhe Tunizia.

Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe të këpucëve janë pak në numër. Por, për nga xhiro e aktivitetit dhe numri i të punësuarve janë më të rëndësishmit. Edhe nëse i pyet për mundësinë e mbështetjes financiare privatisht, kupton se alternativë e vetme është një overdraft i pjesshëm, që nuk u mundëson parapagesa në sasitë për të cilat ia vlen të nisin dërgesat.

“Bankat nuk financojnë urdhërin e punës. Të japin një overdraft që nuk të ndihmon të rritesh. Kur marr urdhra pune, vetëm për lëndën e parë duhet të paguaj 50% të vlerës së urdhërit, banka më jep 25% të asaj që më duhet,” thotë ajo. Ciklet e prodhimit në këpucë janë 6 muaj, nga dita e porosisë për prodhim deri tek dalja e produktit në treg.

Por, çfarë po ndodh tjetër në fushën që diktohet tërësisht nga Alta Moda?! Nëse do të ishit në panairin e fundviditit në Itali, do të vërenit zbehjen e Europës dhe një shkëlqim të Azisë. Pavionët e kontinentit aziatik ishin më të mëdhenj e më të pasur me modele.

Por, për zonjën Mici kjo nuk është një risi. Ajo e ka parë tregun ndërkombëtar prej vitesh dhe asnjë gjë nuk ka ndodhur papritur. Miqve të saj italianë, me shumë qetësi do t’u kujtonte se Europa është plakur e nuk ka asgjë të keqë ndërsa prodhues të tjerë po zhvillohen. Planet e saj në sirtar janë disa dhe nga biseda me të nuk përjashtohet as mundësia e një bashkëpunimi në të ardhmen të kompanisë së saj me fabrika në Bangladesh apo Tunizi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

A e dini së nga 7 palë këpucë që bliheshin mesatarisht çdo dimër nga një grua, kemi zbritur në 4 dhe nga 4 në 1 palë këpucë, kanë zbritur blerjet e burrave?! Ulja e shpenzimeve për veshje nuk e tremb zonjën e Donnianës. Ashtu siç nuk e trembin protestat e herëpashershme të jelekëve të verdhë në Paris, ku mbyllja e dyqaneve sjell ulje të shitjeve.

Përtej gjithë këtyre dallgëve, anija e saj është e gatshme të mirëpresë në bord të rinjtë e talentuar e me pasion. “Pse duhet të rendin jashtë,” thotë ajo, ndërsa është e bindur se përmes kompanisë së saj punonjësi me vetëm këto dy tipare, do të mund të ndërtonte një karrierë të suksesshme, të shihte botën më shpejt e më mirë se sa si emigrant jashtë.

“Edhe në fabrika të tilla mund të rriten shumë shpejt. Marrëdhënia është e tëra me tregun e jashtëm,” thotë Mici. “Çdo i ri duhet të kërkojë,” sipas saj. Ajo u kërkon të rinjve të mos i shikojnë fabrikat e veshjeve dhe të këpucëve si thjeshtë fabrika. Kjo industri ka nevojë për energji, ide novatore e ritëm, ndaj punësimet në nivel ekspertize do të ishin me interes për të rinjtë e punëdhënësit njëkohësisht.

Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0