Sara Karaj: Bizneset shqiptare kanë nevojë për influencer

Sara Karaj: Bizneset shqiptare kanë nevojë për influencer


Edhe pse është ende një studente, Sara Karaj ka ditur shumë mirë të krijojë një karrierë të suksesshme dhe një personalitet në vendin e saj. Ajo është vlogerja e parë shqiptare dhe gëzon shumë popullaritet.

Sara ka zgjedhur You Tube dhe Instagram për të ndarë pasionin e saj për makeup-in me të tjerët. Në tre vitet e para Sara punoi pa asnjë fitim duke sfiduar veten e saj dhe sot ka një staf që punon për të dhe gjeneron të ardhura të mjaftueshme përmes punës si vlogere.  E ftuar në emisionin Think Big, Sara na rrëfen historinë e saj të suksesit si dhe na flet për projektet me të cilat është angazhuar.

Puna e saj është e shtrirë edhe jashtë vendit, pasi Sara nuk lidh kontrata vetëm me kompani shqiptare, por edhe me të huaja. Madje ajo thekson se në fillimet e punës së saj, bashkëpunimet i kishte vetëm me kompani jashtë vendit dhe se ato shqiptare e kanë shfaqur vonë interesin.

Pas një pune të gjatë dhe përkushtimi maksimal, ajo ka arritur të lançojë dy platformat e saj Sara Karaj dhe Sara Karajs tips. Platforma të cilat janë të ndryshme, por që në qendër kanë të njëjtin person, Sarën. Sara zotëron një numër të lartë ndjekësish në të dyja platformat e saj. Sara Karajs tips pasqyron këshilla, të cilat vijnë nga Sara bazuar nga përvojat e saj lidhur me gjëra të cilat ajo i ka përjetuar dhe mësuar në gjithë këto vite. Sara Karaj është platforma ku ajo jep ndan me ndjekësit mënyrën se si bën makeup-in. Ideja e saj përt’u angazhuar me këtë punë ka ardhur në mënyrë krejt spontane.

Lexo: Altin Prenga: Të gjithë i kemi borxh vendit tonë

Por si të gjithë njerëzit që hasin vështirësi në rrugëtimin e tyre edhe për Sarën nuk kanë munguar këto vështirësi. Ajo shrehet se vështirësinë më të madhe në fillimet e saj e kishte me gjuhën, mënyrën se si do të krijonte kontentin. Por përtej kësaj ajo shpesh është ndjerë edhe e paragjykuar. “Më quanin si një njeri që e pëlqen shumë vetën e saj”, – thotë Sara. Një tjetër vështirësi ishte fakti që për shak se nuk jetonte në Shqipëri, Sara nuk e dinte që këtu instgrami ishte me i ndjekur sesa You Tube. Kjo ia ka vështirësuar paksa grumbullimin e ndjekësave.

Pasioni i saj i madh për makeup-in si dhe pyetjet e vazhdueshme të shoqeve të saj se si e bënte ajo makeup-in, kanë qenë ajo që e ka shtyrë Sarën të krijojë një kanal në You Tube. Fillimist videot e saj ishin pa zë, ndërsa tani kanë një tjetër format.

“Eksperienca ime më ka bërë ekpserte të produkteve”.

Ajo mendon se bizneset shqiptare kanë shumë nevojë për influencer dhe se një i tillë është bërë i domosdoshëm për kohën.

Lidhur me bashkëpunimet e saj, Sara na tregon se asnjëherë nuk punon me produkte për një periudhë të shkurtër, por vetëm me projekte. Ajo ç’ka është interesante në rrëfimin e saj është fakti që ajo asnjëherë nuk e reklamon një produkt pa e eksperimentuar atë.

Lexo: Albi Zhulali, ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm

Videoja më e shikuar e Sarës është ajo çfarë gabimesh bëjnë shqiptarët në makeup.

Stafi dhe ndjekësit të cilët nuk i kursejnë komentet pozitive, janë frymëzuesit e saj më të mëdhenj. Zgjerimi i stafit është synimi i saj. Mbështetjen më të madhe e ka marrë nga familja, të cilët kanë besuar në potencialin e saj dhe e kanë nxitur të mos heqë dorë kurrë nga pasionet.

“Çdokush në jetën e tij është influencer, pasi të gjithë ne kemi influencën tonë në shoqëri e në familje”.

Sipas Sarës:

  • që të fillosh të punosh duhet që fillimisht të mësosh
  • mund t’ja dalësh për çdo gjë që ti ke passion
  • nëse do të kesh sukses harroji fundjavat

Lexo: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

E pyetur se çfarë do të thotë për të Think Big, Sara shprehet:“Për mua Think Big është të mendosh jashtë kornizave, fillo e mendo se çfarë mund të ketë sukses me ty si person që ke shumë pasione. Këto mund të bëjnë të arrish suksesin që dëshiron”.  

Shiko emisionin këtu 

https://www.youtube.com/watch?v=NuAUeiBoZ5U

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0