Albi Zhulali, ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm

Albi Zhulali, ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm


Natyra kurioze e një fëmije të vogël, për të mësuar më shumë rreth teknologjisë, bëri që të kuptonte se e ardhmja e tij lidhej pikërist me teknologjinë. Në moshën 15 vjeçare ai filloi punën e parë një një kompani reale, ku edhe mësoi më shumë rreth programimit.

Dy vite më vonë, pikërisht në moshën 17 vjeçare, ai krijoi kompaninë e tij SoftMogul, me seli qëndrore në Tiranë dhe zyra në Romë dhe New York

Gjatë intervistës në emisionin Think  Big, Albi Zhulali, tregon se eventet Startup i kanë ardhur shumë në ndihmë, pasi i kanë hequr kompleksin e ndrojtjes në publik. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të jetë më i komunikueshëm me të tjerët dhe të prezantojë para klientit produktin e tij.

SoftMogul, kur lindi si ide nuk ishte e tillë. Që në fillim Albi ka synuar të kishte një produkt të tijin, që ta shiste e jo të kishte një klient dhe t’i përkushtohej atij. Madje ai shprehet se ka bërë shumë kërkime para se të vendoste për atë të cilës do t’i përkushtohej.  Nga kërkimet e tij, ai doli në përfundimin se industria e turizmit ishte e ardhmja e Shqpërisë. Kjo ishte shtysa e krijimit të stayinalbania.com, që sot quhet Soft Mogul, platformë e ngjajshme me Booking dhe Expedia. Përmes kësaj platforme ai u vjen në ndihmë turistëve, duke listuar të gjitha hotelet në Shqipëri, i orienton përmes shërbimeve që ofrojnë hotelet.

Por, Albi është ndjekur gjithmonë nga pyetja: “Po hotelet që po paguanin Booking, a do t’a përdornin platformën e tij?” Këtë përgjigje ai e ka marrë prej kohësh, pasi fakti që kompania e tij është zgjeruar edhe në dy shtete të fuqishme e tregon qartë këtë.

Lexo: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

“Kështu lindi SoftMogul-i. U nisa me një ide të vogël dhe përfundova me rezultate të larta”.
Kompania e tij tani është pjesë e “Plug&Play”. Për të rinjtë në kompaninë e tij, ai ofron intershipe, trajnime dhe punë. Primare për të është bashkëpunimi i stafit, pasi kjo ka benefitet e saj si për ata ashtu edhe për kompaninë. Kompania e tij është “one in all”. Si mentor të tijin ai ka Steve Jobs dhe Elon Musk, por feedback-u i klientëve të tij, e ka bërë të vazhdojë të japë maksimumin. “Që kur nisa të punoj me SoftMogul kam dashur që tregu fillestar të jetë Amerika”.

Kjo kompani i mësoi atij më shumë rreth biznesit. Ja disa nga këshillat që ai ka sipërmarrësit e rinj.

  • Të keni një plan biznesi, pasi kjo e bën kompaninë të qëndrueshme dhe afatgjatë
  • Kudo që t’u jepet mundësia duhet ta flisni idenë tuaj
  • Të jeni të hapur ndaj feedback-ut
  • Të njihni audiencën tuaj
  • Çdo sipërmarrës duhet të ketë tre lloje prezantimesh, para stafit, për klientin dhe për investitorët
  • Fokusohuni më shumë tek rritja sesa tek fitimet
  • Të jeni të hapur ndaj gjërave të reja

Ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm. Sipas tij, krijimi dhe shfrytëzimi janë të ndërlidhura, pasi krijimi i tyre shfrytëzohet nga klienti. Dhe në fund secili ka përfitimet e veta.

I pyetur se si e koncepton shprehjen Think Big ai thotë: “Që të mendosh big, duhet të mendosh small. E them këtë nga përvoja ime me SoftMogul-in, pasi e nisa me diçka small, vetëm për tregun shqiptar dhe përfundova në diçka globale. Asnjëherë mos e kufizoni veten, nëse keni dëshirë dhe vullnet mund t’ja dilni të arrini qëlimet tuaja”.

Ndiq këtu emisionin Think Big

https://www.youtube.com/watch?v=wj0lfuv3slc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0